Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka sjellë rastin e Italisë, ku drejtësia ka nisur një hetim për ish-kryeministrin Conte për keqmenaxhim të pandemisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se në Shqipëri, SPAK i bën fresk Edi Ramës. Sipas Vasilit, nëse SPAK do të punonte nje dite te vetme Edi Rama do te ishte me kohe ne burg per Pandeminë.
“Edi Rama me gjithë palaçot e tij në qeveri menaxhuan ne mënyre kriminale, propagandistike dhe antishkencore Pandeminë e Covid, qe mori jetën e mijëra njerëzve te lëne pa ndihme shëndetësore, pa ilace, pa mbështetje financiare, pa asnjë përkrahje dhe fshehën mijëra humbje jete”, shkruan Vasili.
Reagimi i Vasilit
“Ish Kryeministri italian Conte dhe ish Ministri i Shëndetësisë Speranza janë sot nen hetim per Pandemine!
Akuzohen per keqmenaxhimin e Pandemise dhe vdekjet e ndodhura.
Po te punonte nje dite te vetme SPAK-u ne Shqiperi bazuar ne ligj dhe tek interesat e popullit Edi Rama do te ishte me kohe ne burg per Pandemine.
Edi Rama me gjithe palacot e tij ne qeveri menaxhuan ne menyre kriminale, propagandistike dhe antishkencore Pandemine e Covid, qe mori jeten e mijra njerezve te lene pa ndihme shendetesore, pa ilace, pa mbeshtetje financiare, pa asnje perkrahje dhe fshehen mijra humbje jete.
Mijra mjeke dhe infermiere u lane vetem, te tradhetuar, te pambrojtur, te shfrytezuar e te keqperdorur nga Edi Rama dhe sharlatanet perqark tij.
SPAK-u po rendohet çdo dite e me keq me rreshtimin e tij ne krah te se keqes dhe kryeministrit si misherim i kesaj te keqeje.
Cfare mjerimi dhe zhgenjimi eshte kjo reforme ne drejtesi dhe sa te mjere ata qe me duar te pista duatrokasin akoma per te.”














