• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“S’ndalen humbjet e energjisë në rrjet”/ Dështimi i OSHEE u kushtoi shqiptarëve 70 mln euro në 2022

Shqipëria pati një deficit në energjinë elektrike prej vetëm 11% të konsumit gjatë vitit të kaluar. Ironikisht, humbjet ishin gati dy herë më të larta dhe vijojnë të mos reduktohen tashmë prej katër vjetësh.

19:01 : 02/03/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Konsumi i energjisë elektrike në Shqipëri u ul me 6% gjatë vitit të kaluar si pasojë e rënies së konsumit nga industria, ndërkohë që familjet duket se injoruan këshillat e qeverisë duke konsumuar një sasi pothuajse të njëjtë me vitin 2021. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se Shqipërisë iu desh të importojë rreth 921 milionë kilovat/orë, ose vetëm 11% e konsumit total, por këto 11% kushtuan qindramilionë euro për shkak të çmimeve të çmendura në tregun rajonal, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Ndërsa Shqipërisë iu desh të mbulojë me importe 11% të konsumit, asaj iu desh të mbulojë humbje në rrjet, ku përfshihen vjedhjet dhe humbjet teknike, në masën 20% ose gati 1.7 milionë kWh. Me pak fjalë, ndërsa taksapaguesi u detyrua të shpenzojë shuma të majme për të paguar energji me çmim deri në 500 euro për MWh, këto para shkuan për të mbuluar humbjet në rrjet të OSHEE. Sipas të dhënave të publikuara, 478 milionë KWH ishin humbje jo-teknike të krijuara më së shumti nga vjedhjet në rrjetin e shpërndarjes, ndërsa 980 milionë të tjera ishin humbje teknike. “Humbje jo-teknike” është eufemizma zyrtare për vjedhjet nga ndërhyrjet e paautorizuara në rrjet.

Humbjet janë anomalisht të larta. Në kushte normale, vetëm 8% e energjisë së hedhur në rrjet do të ishte humbje e pashmangshme ndërsa shifra aktuale është 20%. Nëse humbjet do të ishin në nivele normale, vendi do të kishte siguruar të gjithë energjinë e nevojshme me burime të brendshme pa pasur nevojë që të shpenzonte qindramilionë euro për energji importi.

Humbjet, përveç faktit që janë anomalisht të larta, kanë tashmë katër vjet që nuk ulen pothuajse fare.

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri ishte 7 miliardë kWh gjatë vitit 2022, me një rënie prej 22% në krahasim me vitin 2021. Rreth 44% e energjisë u prodhua nga hidrocentralet nën pronësi private apo të huaj ndërsa pjesa tjetër nga hidrocentralet e Drinit, të cilat janë nën pronësi të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Rënia e prodhimit në sektorin publik ishte 28% ndërsa në sektorin privat ishte vetëm 13%. Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri luhatet në varësi të rreshjeve dhe të eficiencës së menaxhimit të kaskadës së Drinit. Rreshjet gjatë vitit të kaluar kanë qenë më të ulëta se sa më 2021 por shkalla më e lartë e rënies së prodhimit në hidrocentralet publike duket se lidhet me menaxhimin e keq të Kaskadës së Drinit në muajt e parë të vitit. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, lartësia e ujit në Hidrocentralin e Fierzës ishte ndjeshëm më e ulët se sa mesatarja shumëvjeçare gjatë periudhës janar-mars dhe pas muajit korrik. Si rregull, sa më i lartë të jetë niveli mesatar i Fierzës, aq më shumë energji prodhohet për të njëjtën sasi uji të derdhur.

Lexo edhe:

Rritja e çmimit të energjisë në Kosovë, aktivistët sulmojnë me tortë kryetarin e ZRRE/ VIDEO

Ku shkuan frytet e reformës në sektorin e energjisë?

Humbjet në rrjetin e shpërndarjes kanë qenë mburrje për qeverinë aktuale në vitet e shkuara, por puna për reduktimin e tyre në nivele normale ka ngecur tashmë prej shumë vitesh. Në vitin 2018, humbjet ishin 23.4% ndërsa në vitin 2022 ranë në 21%, një rënie minimale kjo.

Vjedhjet në masën 478 milionë KWh, të cilat me çmimet aktuale të importit kushtojnë mbi 70 milionë euro, shkaktohen thjesht nga paaftësia e OSHEE për të gjetur lidhjet e paligjshme ndërsa humbjet teknike supozohet se shkaktohen nga vjetrimi i pajisjeve apo mosmirëmbajtja e tyre e rregull, probleme këto që dukshëm nuk janë pa zgjidhje./ Reporter.al

Etiketa: #OSHEE#boldnewsArdian Celacmimi i energjisehumbjet ne rrjetKaskada e Drinit

Lajme të lidhura

RAJONI

Rritja e çmimit të energjisë në Kosovë, aktivistët sulmojnë me tortë kryetarin e ZRRE/ VIDEO

14:48 : 27/03/2025
AKTUALITET

Ku shkuan frytet e reformës në sektorin e energjisë?

13:11 : 09/01/2025
AKTUALITET

Hetohet Dako, por lista e Durrësit mban firmën e Ramës (DOKUMENTI)

20:02 : 02/12/2024
AKTUALITET

A do të jetë Ardian Çela bedeli i radhës i Edi Ramës?!

14:50 : 31/10/2024
AKTUALITET

Ardian Çela del nga SPAK: Nuk u thirra për atë që mendoni ju

13:03 : 31/10/2024
AKTUALITET

A zbatoi ai urdhrat e krimit për Çyrbjan? Ish-kreu i OSHEE Ardian Çela paraqitet në SPAK

09:20 : 31/10/2024
Para

Emigracioni dhe politikat e gabuara arsimore po zbrazin universitetet e rretheve

TË GJITHA

Konflikti Izrael-Iran, Berisha: Regjimi i Ajetullahëve po shkon drejt fundit të merituar

09:45 : 15/06/2025

Shkodër/ Policia zbulon parcelat me kanabis, nuk arreston kultivuesit por procedon rojet e pyjeve

09:36 : 15/06/2025

Aksident në Korçë/ Përplasen dy makina, një person përfundon në spital

09:23 : 15/06/2025

Radhë kilometrike, trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës

09:20 : 15/06/2025

Braktisja e Veriut/ Shkodra me tkurrjen më të lartë të popullsisë

09:09 : 15/06/2025

Lufta në lindjen e Mesme/ Kundërpërgjigjet Izraeli, sulmon Ministrinë e Mbrojtjes në Iran

09:00 : 15/06/2025

VIDEO/ Botërori i klubeve nuk nis ashtu siç duhet për Messin, Inter Miami rrezikoi humbjen

08:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com