• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lubonja: Vëllai i pronarit të ekspozitës së Ramës në Firence, ndërton kulla në Tiranë

17:59 : 27/02/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Analisti i njohur Fatos Lubonja, teksa analizonte situatën politike në vend në studion e News24 denoncoi kryeministrin Edi Rama se ka shfaqur pikturat e tij në një ekspozitë në Firence, e cila është në pronësi të vëllait të një prej biznesmenëve të ndërtimit që përfitojnë lejet për të ngritur kulla në Tiranë.

Teksa u pyet në lidhje me ekspozitën e Ramës në Hong Kong, mbi të cilën janë ngritur një sërë akuzaash nga opozita, Lubonja u ndal te arkitekti italin Marko Casamonti, të cilit shefi i qeverisë përveç kullave i besoi edhe ndërtimin e stadiumit “Air Albania”.

Sipas analistit, Rama ka ekspozuar disa nga pikturat e tij në galerinë që vëllai i arkitektit fiorentin Roberto Casamonti zotëron, e quajtur “Tornabuoni Arte”.

“Që Rama bashkë me punën si kryeministër shitet si piktor në botë, e thotë hapur, por për fat të keq artin e ka bërë kur u bë kryeministër dhe ato i bën jashtë vendit, nuk hap ekspozita këtu dhe të ftojë njerëzit t’i shohin. Normalisht të gjithë artistët ekspozojnë në vendin e tyre. Kjo është një shoë, ai kënaq egon e tij personale të pushtetit duke abuzuar me pushtetin. Kjo është një nga ekspozitat. E keni parë Casamontin që ndërton kulla këtu, vëllai i tij në Firence ka një galeri arti ku ekspozon Rama. Ka apo jo konflikt interesi këtu? Vëllai i atij që ka ekspozitën ku del Rama ndërton kulla në Tiranë. Ky ka pafund abuzime të tilla”, u shpreh Lubonja.

Sa i përket çështjes “McGonigal” dhe mocionit me debat në lidhje me të, Lubonja tha se në këtë skandal duhet që brenda PS-së “të tronditeshin disa koshienca”.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Referuar korruptimit të ish-agjentit të FBI-së, Lubonja nënvizoi se minimalisht duhet të kishte një komision hetimor parlamentar, ndërsa e cilësoi shqetësues faktin që kreu i ekzekutivit blen njerëz për të shkatërruar opozitën dhe mendimin ndryshe.

“Mua më shqetëson se ne jetojmë dhe e dimë se si është e vërteta, edhe pse nuk i kemi provat konkrete. Edi Rama ka lobuar në FBI për të luftuar opozitën, dhe që blen njerëz brenda e jashtë vendit në vend që të bëjë punë të mira. Punët e mbrapshta të tij e kanë çuar vendin në këtë gjendje. Në këtë skandal ata të gjithë e dinë, edhe ata vetë. Ky është një skandal me përmasa të tilla që disa koshienca në PS duhet të tronditeshin. Të korruptosh deri te FBI është shumë. Këta tani thonë që nuk janë të vërteta. Nënkuptimi është që kjo është një shpifje dhe do gjejnë një të vërtetë për opozitën”, deklaroi ai.

“Unë gjykoj se duhet të kishte një komision hetimor parlamentar përveç të tjerave. Jemi midis asaj që pretendojmë sikur jemi në demokraci dhe një realiteti ku këta bëjnë si të duan në një tirani të mazhorancës që nuk lejon as debat e asgjë. Do prodhojë zhurmë debati por nuk pres të sqarojë publikun. Ato do vijnë nga Amerika. Këta mohojnë edhe provat nga Amerika”, shtoi më tej analisti.

Etiketa: analisti Fatos LubonjacasamontiEdi Ramakulla ne tirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para
Elisa Spiropali në Kuvend

Opozita kërkoi përjashtimin e Spiropalit, kolegët socialistë i vijnë në ndihmë

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom