Moti i keq me reshje intensive shiu dhe erë të fortë ka filluar të shkaktojë problematikat e para.
Trageti Af Claudia, i cili pritej të nisej drejt Ankonës për shkak të kohës së keqe ka këputur litarët dhe është përplasur me bankinën.
Ka qenë edhe vetë Kapiteneria që e konfirmon këputjen e litarëve nga era e fortë.
Ndërkohë po punohet me përparësi për stabilizimin e situatës.