• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

7 implikimet e rënda kushtetuese të VKM për konfiskimet qeveritare dhe heshtja e patolerueshme e Gjykatës së re Kushtetuese

19:32 : 22/02/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Eduard Halimi, ish-ministër i Drejtësisë

VKM kontraverse dhe sui generis për konfiskimet qeveritare në Shqipëri, duke se ka shqetësuar shumë Rrjetin e Gazetarëve Investigativë (ëëë.reporter.al) dhe vetë Zërin e Amerikës (ëëë.voa.al), të cilët publikojnë cdo ditë konstatimet e tyre, por jo ndërtuesit, shoqata e të cilëve çuditërisht (ose jo) hoqi dorë nga padia në Dhjetor 2022, ndërsa padia kushtetuese e opozitës pret ende të shqyrtohet.

Shqetësimi i mediave ndërkombëtare per konfiskimet qeveritare, gjobitjet e shkatërrimet me tritol të pronave jo nëpermjet një proçesi ligjor gjyqësor, por nëpermjet një proçesi arbitrar ekzekutiv bazuar në zinxhirët e fadromave qeveritare nuk lidhet me ndërtuesit, por thelbësisht me mbrojtjen e interesit të të qeverisurve, qytetarëve dhe padyshim të shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit në Shqipëri.

Këtij shqetësimi i bashkohem plotësisht sot si profesionist i ligjit, duke përcjellë për lexuesit 7 implikime të rënda kushtetuese të kësaj VKM-je.

SHKEL RËNDË NENIN 7 TË KUSHTETUTËS – PARIMI i NDARJES DHE BALANCIMIT TË PUSHTETEVE
VKM merr kompetenca që i takojnë eskluzivisht drejtësisë. Argumenti qeveritar se meqënëse drejtësia (prokuroria) nuk funksionon, atëhere këtë pushtet do ta ushtrojmë vetë, është shkelje e rëndë dhe flagrante e Kushtetutës, si një nga parimet bazë të shtetit të së drejtës, ku e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit ligjor.

Lexo edhe:

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

SHKEL RËNDË PARIMIN E SIGURISË JURIDIKE TË SANKSIONUAR NË PREAMBULËN E KUSHTETUTËS
Qytetarët, personat fizikë e juridikë, të cilët kanë fituar të drejta nëpërmjet kontratave noteriale (bona fede) nuk mund të humbasin këto të drejta nëpërmjet akteve qeveritare. Qeveria nuk mund të përkeqësojë në mënyrë të paarsyeshme gjendjen ligjore të personave, të mohojë të drejtat e fituara ose të shpërfillë interesat legjitime të qytetarëve të saj.

SHKEL RËNDË NENIN 18 TË KUSHTETUTËS – BARAZINË PARA LIGJIT DHE ËSHTË DISKRIMINUES
Vendimi është selektiv, bazohet në aksione të fadromave, diku për bregdetin, diku në qendër. Dikujt i vendoset tritol, dikujt gjobë, dikujt i vendoset konfiskim dhe gjobë, gjobë dhe tritol, tritol dhe ndjekje penale, etj etj. Aksionet nuk mund të jenë kurrë standard kushtetues, pasi ato detyrimisht sjellin një trajtim diferencues. Standartet e dyfishta, trajtimi i diferencuar shkelin rëndë nenin 18 të Kushtetutës dhe janë diskriminues.

SHKEL RËNDË NENIN 41 TË KUSHTETUTËS DUKE VENDOSUR SHPRONËSIME ME VENDIME QEVERIE, JO PROPORCIONALE
Shpronësimi, si një mjet juridik i jashtëzakonshëm, mund të vendoset vetëm me ligj dhe vetëm për një interes publik, përkundrejt një shpërblimi të drejtë. Shpronësimi me vendim qeverie dhe konfiskimi, pa shpërblim, është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe parimit te proporcionalitetit.

SHKEL RËNDË NENIN 42 TE KUSHTETUTËS DUKE CËNUAR PRONAT PA NJË PROCES TË RREGULLT LIGJOR
Konfiskim qeveritar, duke hequr të drejtën e pronësisë apo të drejta reale (sic janë kontratat e porosisë, kleringut, hipotekat ligjore), pa një proces ligjor (proces gjyqësor), ku duhet të thirresh, të dëgjohesh nga një gjykatë e pavarur dhe panashme, e caktuar me ligj, përbën padyshim shkelje të rëndë e flagrante të nenit 42 të Kushtetutës dhe nenit 1 të Protokollit shtesë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

SHKEL RËNDË NENIN 81 TË KUSHTETUTËS – KOHERENCËS SË SISTEMIT LIGJOR DHE SHTETIN E SË DREJTËS
VKM bie ndesh me Kodin Civil, kur detyron palët të lidhin një kontratë parablerje apo akt noterial (kontratë dhurimi), jashtë vullnetit të tyre. VKM bie ndesh me Kodin Penal, kur parashikon dënim të ndryshëm për shkeljen e pretenduar ligjore, duke shkelur rëndë parimin e ligjshmërisë, duke konfonduar qytetarët mbi konceptin se kush veprime janë të dënueshme penalisht dhe kush jo.

SHKEL RËNDË NENIN 118 TË KUSHTETUTËS, HIERARKINË E NXJERRJES SË AKTEVE
Vendimi kontrovers qeveritar për konfiskimet nuk ka dalë në zbatim të ndonjë ligji, sic kërkohet nga neni 118, por ashtu sic dhe deklaron qeveria, (shih reagimin për VoA), tani po harton ligjin për të mbeshtetur VKM dhe aktet e tjera nënligjore, duke cënuar rëndë parimin e shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së normave. VKM bie ndesh me Ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” që qëndron më lart në hierarkinë e normave se akti nënligjor, sic sanksionohet nga neni 116 i Kushtetutës. Akti cënon rëndë kufijtë e rezervës ligjore të ekzekutivit për të nxjerrë akte sipas nenit 118. Kjo rezervë nuk është kurrë absolute.

E për të gjitha sa me sipër dhe jo vetëm, (të paktën 16 vendime te GJEDNJ, 3 vendime të GJED dhe 6 vendime të GJK) VKM kontraverse qeveritare për konfiskime ka implikime të rënda kushtetutese dhe duhet shpallur sa më shpejt të jetë mundur si e papajtueshme me Kushtetutën,(si një leksion për qeverinë sot dhe asaj nesër) ndërkohë që Gjykata jonë Kushtetutuese e re edhe pse ka me shumë se 4 muaj që ka marrë në dorë cështjen ende nuk ka një datë për shqyrtimin e saj, duke lënë të drejtat kushtetuese të qytetarëve në mëshirë të zinxhirëve të fadromave apo tymit të tritolit e duke sjellë të tjera pasoja gati të pariparueshme e implikime të tjera ligjore, procese në dyert e drejtësisë shqiptare dhe ato ndërkombëtare.

Dhe kjo heshtje e Gjykatës së re Kushtetuese është tërësisht e patolerueshme.

Etiketa: Eduard HalimiGjykata Kushtetuesekonfiskimetqeveriavkm

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

Bën “ligjin” në Spanjë, Myrto Uzuni kandidat për çmimin prestigjoz

TË GJITHA

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026
Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte debatuar ne lidhje me ligjin e importit te mbetjeve./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama smiles during a parliamentary session where is discussed about the solid waste import law.

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom