• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shteti rriti në 85 mijë lekë çmimin e patentës se ia kërkuan Autoshkollat, e pranon dhe Gonxhe

16:33 : 21/02/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe që pas publikimit të kronikës televizive ku ai me zë dhe figurë pohonte një rritje të palajmëruar më parë të çmimit për kursin e pajisjes me leje drejtimi nga 45 në 85 mijë lekë dhe reagimit kundër të opinionit publik përkundrejt vendimit, ka nisur të endet në studiot televizive për të justifikuar dhe mbrojtur “paktin” e tij si përfaqësues i shtetit me Shoqatën e Autoshkollave.

Teksa në 24 orët e para me deklarata të paqarta tentoi të mohonte rritjen e çmimit, duket se kreu i DPSHTRR ka ndryshuar strategji dhe për herë të parë në studion e emisionit “Shqipëria Live” pranoi në mesditë se çmimi i patentës do të dyfishohet.

Në mënyrë krej qesharake Gonxhe u shpreh se rritja e çmimit do t’i shërbejë ndërgjegjësimit të qytetarëve, të cilët sipas tij nuk duhet të ankohen për këtë vendim.

Gonxhe pranoi gjithashtu dështimin e Drejtorisë së tij për të penguar fenomenin që njihet rëndomë si “blerja e patentës” përmes sekserëve dhe problemet me mësimdhënien në Autoshkolla, pasi sipas kreut të DPSHTRR tashmë qytetarët do të kryejnë të plotë kursin e patentës.

“Ne po rrisim çmimin sepse ne këtë mënyrë mund të bëhet kursi i plotë në teori dhe praktikë, duam t’i ndërgjegjësojmë qytetarët”, ishte argumenti i dobët që kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor përdori.

Lexo edhe:

Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

Për të mos u mjaftuar me kaq, Blendi Gonxhe u shfaq sërish në ekran dy orë më pas dhe këtë herë në studion e News24, për të përforcuar mbrojtjen e tij, ishte ulur në krah të ekspertit të sigurisë rrugore Artur Sulçe dhe sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave, Tonin Gjinaj.

Ishte pikërisht Gjinaj, përfaqësuesi i Autoshkollave (njësi private biznesi) që mbrojti hapur Gonxhen (përfaqësues i një departamenti shtetëror që duhet të mbrojë interesat e qytetarëve) për marrëveshjen mes tyre dhe DPSHTRR, duke thënë se rritja e çmimit të kursit të patentës në 850 mijë lekë të vjetra ishte kërkuar prej kohësh nga ana e tyre.

“Duke qenë vazhdimisht në vështirësi të madhe ekonomë, kishte kohë që ne kërkonin të përshtateshim në këtë treg dhe të mos kishim turizëm patente. Se nuk mund ta bëjmë patentën me 200 mijë lekë të vjetra, kur Maqedonia e bën me 700 euro. S’ka pse të hidhet baltë as mbi DPSHTRR as mbi zotin Gonxhe, sepse jemi ne që kemi kërkuar të rritet çmime. Deri tani ka pasur informalitetet. Ka 6-7 muaj që ne kemi bërë konferencën e parë të autoshkollës, është ngrit grupi i punës… Jemi në vështirësi ekstreme, nuk gjejmë dot një instruktor praktike”, tha Gjinaj, duke lënë të nënkuptuar se propozimi i Autoshkollave është pranuar pa asnjë kundërshtim nga Drejtoria e Transportit Rrugor.

Konfirmimin e Gjinajt, nuk tentoi ta mohonte Gonxhe, i cili sërish e mbrojti vendimin e tij duke thënë se janë rritur kostot administrative dhe se marrëveshja me Autoshkollat nuk është bërë në fshehtësi, pasi synimi është rimëkëmbja e tregut.

“25 janë seanca të plota, 9 janë manovra të veçanta. Programi është i njëjtë. Të gjitha krahasimet e çmimeve dhe tarifave bëhen mbi baza ligjore. Situata nuk është kështu. Në rast se regjistrat janë të mbushur me firma, ne nuk kemi si e kapim kursin e pakryer. Në 2021 bëhen ndryshme në Kodin Rrugor.  I kemi dhënë një faqe të re lejeve të drejtimit. Nuk ka rritje sepse është rritur çmimi, por kërkohet sepse kërkohet të bëhet programi dhe kjo kërkon kosto. Çmimi që ka bërë bujë këto, nga ato 85, gati 20% paguhen dhe sot, pjesa tjetër i mbeten kursit”, u shpreh Gonxhe.

I pyetur se kush do të jetë institucioni që do të kontrollojë punën, Gonxhe tha: “Jemi vetëprogamuar. Kemi menduar që ti shtojmë vetës tonë një aleat të rëndësishëm që është qytetarë.  Do të ketë kontrolle po qytetari merr rolin e parë. Qytetari nuk shkonte në mësim sepse nuk paguante. Tani nuk është budalla që të paguajë dhe të shkojë në mësim”.

Kreu i DPSHTRR tha gjithashtu se çmimi i ri do të ketë hyrë në fuqi para zgjedhjeve të 14 majit, por ende nuk ka një datë fikse, ndërsa sekretari i Shoqatës së Autoshkollave kërkoi nga qytetarët që të mos dynden në këtë periudhë për të bërë patentën me çmimin aktual, pasi nuk do ketë pakacitet në autoshkolla.

“Mos të dynden njerëzit sepse nuk do të kenë kapacitet autoshkollat. Ne kërkojmë të jemi të barabartë”, tha Gjinaj.

LEXO EDHE:

Qytetarët në hall për çmimin e patentës, Gonxhe: Mos u ankoni, po ju ndërgjegjësojmë

Etiketa: blendi gonxhedrejtoria e patentavepatentarritet cmimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve

12:26 : 06/06/2025
AKTUALITET

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025
AKTUALITET

Skandali/ “Cirk” elektoral me makina, Bashkia e Tiranës financon fushatën e Blendi Gonxhes

11:45 : 05/05/2025
BOTA

SHBA kërkon vezë/ Mungesa ka rritur çmimet, ofrohen disa vende

22:53 : 28/03/2025
AKTUALITET

Numri i lartë i aksidenteve, eksperti: Të pezullohet patenta, gjobat nuk bëjnë efekt

16:55 : 28/03/2025
AKTUALITET

Gripi i shpendëve, rritet deri dyfish çmimi i vezëve! Bie fuqia blerëse nga frika e konsumatorit

07:59 : 26/03/2025
Para

Sarandë/ 17 vjeçari kanos përmbaruesin dhe avokaten, shpallet në kërkim

TË GJITHA

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com