• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kalon për gjykim dosjen e inceneratorit të Elbasanit, refuzohet kërkesa e Kokës dhe Bllakos

12:27 : 21/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e inceneratorit e Elbasanit.

Për ketë çështje të pandehur u morën 10 persona mes të cilëve ish ministri Lefter Koka dhe ish deputeti i partisë socialiste Alqi Bllako. Ata do përballen me akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Mësohet se Gjykata ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe Alqi Bllakos, për gjykim të shkurtuar. Në seancën e kaluar ish-ministri Lefter Koka përmes avokatit të tij ka kërkuar pushimin e akuzave penale, ndërkohë që të njëjtën kërkesë bëri edhe Alqi Bllako.

Përveç dy ish zyrtarëve të lartë për këtë ccështje të pandehur janë marrë edhe Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, dhe Etleva Kondi, si dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Në seancën parapreke të zhvilluar më 14 shkurt të pandehurit u njohën me akuzat, ku shprehën edhe pretendimet e tyre lidhur me akuzat e ngritura nga SPAK. Përpara gjyqtares Rudina Palloi, Ish ministri i mjedisit Lefter Koka, pasi paraqiti gjeneralitetet përpara gjykatës u ka shprehur togave të zeza të GJKKO-së, se akuzat e ngritura ndaj tij janë të paprovuara, ndërsa ka pretenduar se procesi është i montuar me qëllim që ai të goditet politikisht. Ndërsa përfaqësuesi i tij loigjor Fatmir Braka, i ka kërkuar gjykatës të pushohen akuzat e ngritura ndaj klientetit të tij.

Lexo edhe:

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 59-vjeçari në Elbasan

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO vendos më 8 gusht për Ilir Metën

I dyti që ka bërë mbrojtjen ishte ish deputeti Aliq Bllako. Ky i fundit, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë rol në dhënien e koncesionit. Sipas tij procedurat për dhënien me koncesion të incenratorit të Elbasanit është ryer nga anëtarët e komisionit, e sipas tij edhe këta të fundit kanë zbatuar ligjin për dhënien e tij, duke mos kryer asnjë shkelje.

Gjithashtu përvecc Etleva Kondit, për këtë ccështje të gjitjë të pandehurit e tjerë kërluan gjykim të shkurtuar. Nga ana tjetër pala mbrojtëse kërkoi pushimin e akuzave për të dyshuarit. Sipas hetimeve te Spak, Lefter Koka ka perfituar rreth 3 milione euro nga favorizimi i kompanise “Albtech Energy”.

Njoftimi i plotë:

“Në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë paraprake, gjykata pasi dëgjoi palët dhe kërkimet e tyre, i shqyrtoi dhe i vlerësoi ato në raport me parashikimet e ligjit procedural dhe material penal, nën kufijtë e lëndës që shqyrton gjyqtari i seancës paraprake sipas parashikimeve të neneve 332-332/ë të K.Pr.Penale, si dhe pasi vlerësoi gjendjen e akteve, në referim të parashikimeve të nenit 332/dh pika 1 të K.Pr.Penale, duke mbajtur në vëmendje në këtë vlerësimin edhe qëndrimet e mbajtura nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimet nr. 169, datë 14.06.2022, nr. 215, datë 26.07.2022, nr.763, datë 05.07.2022 dhe nr.183, datë 24.06.2022 mbi rolin dhe kompetencat e gjyqtarit të seancës paraprake, Gjykata, bazuar në nenet 332, 332/a, 332/b, 332/c, 332/dh, pika 1), shkronja a), 332/ë, 332/gj 13, pika 3 të Kodit të Procedurës Penale,

VENDOSI:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, regjistruar me nr. 142/21, datë regjistrimi 09.12.2022 me objekt “Dërgimin në gjyq të procedimit penal me nr. 277 të vitit 2020;

2. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 277 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj të pandehurve :

2.1 Lefter Koka, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 dhe neni 260 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.

2.2 Alqi Bllako, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;

2.3 Pëllumb Abeshi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;

2.4 Bardhul Çabiri, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;

2.5 Serafin Papa, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;

2.6 Etleva Kondi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;

2.7 Jonida Zeqo, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal;

2.8 Mirel Mërtiri, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.

2.9 Stela Gugallja, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.

2.10 Klodian Zoto, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.

2.11 Shoqëria tregtare “Albtek Energy” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.

2.12 Shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga, 287, gërmat a) dhe b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi 2 i Kodit Penal.

3. Së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin e çështjes në gjyq, dërgohen edhe kërkesat e të pandehurve (i) Lefter Koka, (ii) Alqi Bllako, (iii) Pëllumb Abeshi, (iv) Bardhul Çabiri, (v) Serafin Papa, (vi) Jonida Zeqo, (vii) Mirel Mërtiri, (viii) Stela Gugallja, (ix) Klodian Zoto, (x) shoqëria tregtare “Albtek Energy” sh.p.k dhe (xi) shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, për gjykim të shkurtuar, paraqitur në seancë paraprake nga të pandehurit dhe/ose mbrojtësit e tyre me akt të posaçëm përfaqësimi.

4. Bazuar në parashikimet e nenit 332/ë të K.Pr.Penale urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit i cili do të përmbajë (i) aktet e paraqitura në Prokuroria e Posaçme, gjithsej 101 (njëqind e një) fashikuj së bashku me provat materiale,; (ii) aktet e gjykimit në seancë paraprake. Aktet shkresore të paraqitura bashkëlidhur memove me shkrim nga mbrojtësit e të pandehurve gjatë seancës paraprake qëndrojnë në dosjen e seancës paraprake.

5. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short.

6. Në referim të nenit 332/gj, pika 1 të K.Pr.P kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.”

Etiketa: Alqi Bllakodeputetet pselbasanGJKKOgjykiminceneratoret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 59-vjeçari në Elbasan

11:04 : 07/08/2025
AKTUALITET

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO vendos më 8 gusht për Ilir Metën

14:40 : 06/08/2025
AKTUALITET

Situata me zjarret në vend : 25 vatra në 24 orë

11:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Gëzon Gonxhe/ Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro

21:07 : 02/08/2025
AKTUALITET

Ushtronin prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen 2 punonjëset e s*ksit nga Kazakistani

12:19 : 01/08/2025
AKTUALITET

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

12:11 : 01/08/2025
Para

Arti në zi! Ndërron jetë aktorja e madhe e skenës shqiptare, Mimika Luca

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com