• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Refuzova kryeqytetin për Teutën”, rrëfehet Daci: Te Partizani kam një peng të madh!

17:57 : 20/02/2023
në SPORT

Futbolli shqiptar prej vitesh vuan në prodhimin e një sulmuesi pykë. Në vitet e fundit kjo fatmirësisht ka ndryshuar.

Emra si Skuka e Muçi kanë bërë kalime të bujshme në kampionate të huaja ndërsa së fundmi kanë dalë në skenë lojtarë si Dijar Nikqi, Flamur Ruçi, Luis Kaçorri dhe Klejdi Daci.

Ky i fundit është i vetmi që pavarësisht moshës, ka një eksperiencë më të gjatë në elitën e futbollit shqiptar.

Sulmuesi 23-vjeçar prodhim i akademisë së Partizanit, tani pjesë e Teutës, rrëfehet në një intervistë për Newsport.al pas fitores me Kukësin, ekip i cili nuk i besoi në pjesën e parë të sezonit.

Nga pengu i karrierës në titullin e Partizanit, te refuzimi i Dinamos në merkaton e janarit e deri në objektivat personale këtë sezon, sulmuesi shprehet në intervistën e mëposhtme.

Lexo edhe:

Elbasani zhgënjen në shtëpi, ndalet në barazim me Teutën, të dy ekipet ende pa humbje

FOTO/ Partizani publikon çmimet e biletave për derbin me Tiranën

14 pikë pas rifillimit të kampionatit, çfarë ka ndryshuar te Teuta?
-Ekipi duket që është më kompakt duke parë dhe afrimet që janë bërë në janar. Gjithashtu dhe tranjeri Martini po vë në dukje punën e tij me ekipin.

Ndaj Kukësit, një fitore revanshi për Dacin?
-Duke parë dhe pozitat që jemi, ndaj Kukësit morëm një 3 pikësh shumë të rëndësishëm. Nuk mund të them që ishte një fitore revanshi për mua, por një fitore e rëndësishme për ekipin.

E nisët sezonin me 2 gola në 2 ndeshje, më pas dëmtimet të penalizuan. Pse Kukësi nuk i besoi një kuksiani si Daci?
-Sezonin e nisa mjaft mirë por dëmtimet ndikuan për keq. Nuk mund të them qe kam pasur mbeshtjeten dhe besimin e duhur tek Kukesi. Gjithashtu jane ndërruar 3 tranjerë me stafe të ndryshme, dikush më besoi, dikush jo. Për moshën që kam, minutazhi jo i rregullt nuk është i dobishëm për mua si lojtar. Këto janë arsyet se pse zgjodha të largohem.

U përfol për një kalim te Dinamo por në fund zgjodhët Teutën.
-Zgjodha Teuten për shkak se e njoh ambientin dhe ekipin më mire. Gjithashtu kisha besimin qe është ekipi i duhur për mua në këto momente. Ndihem komod dhe i fokusuar për të dhënë maksimumin drejtë objektivave që kemi.

Me largimin e Hebajt, Teuta s’ka një bomber tipik. A është Daci zgjedhja e duhur?
-Me Hebajn kemi luajtur bashkë gjysmën e sezonit të kaluar, ku kemi bërë një punë të mirë të dy. Koha do e tregoje nëse është zgjedhja e duhur. Unë di vetëm që do të bëj maksimumin për sa kohë jam pjesë e Teutës.

Të shtunën ju pret Tirana në Air Albania, si e shihni përballjen me kryesuesit?
-Me Tiranën do të jetë një ndeshje e ndërlikuar pasi janë një ekip kompakt dhe me lojtarë cilësore. Ne do hyjmë për të marrë maksimumin në atë ndeshje dhe të tregojme forcën që kemi si ekip.

Jeni prodhim i akademisë së Partizanit me të cilët keni dalë edhe kampion. E mendoni një rikthim në kryeqytet?
-Në kohën që kam qenë pjesë e Partizanit kur dolëm kampion ka qenë një eksperiencë tepër e bukur por nuk pata fat që të kontribuoja për shkak dëmtimesh. E kam disi peng atë sezon. Rikthimi do ishte diçka e bukur por mendoj që çdo gjë ndodh vetë në momentin dhe kohën e duhur.

 Cili është objektivi juaj këtë sezon?
-Objektivi im personal është të kaloj numrin e golave të shënuar sezonet e mëparshme në Superiore. Si ekip do punojmë për të arritur sa më lart në tabelë dhe të luftojmë për të fituar Kupën.

/Newsport.al

Etiketa: klejdi daciPartizaniteuta

Lajme të lidhura

SPORT

Elbasani zhgënjen në shtëpi, ndalet në barazim me Teutën, të dy ekipet ende pa humbje

21:14 : 27/09/2025
SPORT

FOTO/ Partizani publikon çmimet e biletave për derbin me Tiranën

20:09 : 25/09/2025
SPORT

Teuta triumfon në “Niko Dovana”, durrsakët i shkaktojnë Dinamos humbjen e dytë radhazi

17:18 : 17/09/2025
SPORT

Elbasani mposht Dinamon dhe merr kreun e renditjes, Vora “i prish festën” Teutës

21:13 : 14/09/2025
SPORT

Derbi i parë i sezonit, caktohet data e sfidës Partizani-Tirana

16:38 : 05/09/2025
SPORT

Partizani firmos me sulmuesin e Shpresave, Rrok Toma

20:54 : 02/09/2025
Para

Tentoi të kalonte me 8 kg drogë në Greqi, arrestohet

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/09/2025

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams, tërhiqet nga gara për mandat të dytë

22:53 : 28/09/2025

Zgjedhjet në Moldavi, PAS ka një epërsi të qartë me 43% kundrejt 29% të opozitës pro-ruse

22:30 : 28/09/2025

FOTO/ Ushtria izraelite shkatërron një ndërtesë të lartë në Gaza

22:10 : 28/09/2025

Gjenerali serb Pavkoviç i dënuar për krime lufte në Kosovë lirohet nga burgu

21:50 : 28/09/2025

Gara për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Kandidati i opozitës do të shpallet së shpejti

21:28 : 28/09/2025

Korporata e vrasësve me pagesë. 5 ekzekutime në Shqipëri, si gjakmarrje për krimin në Britani

21:11 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com