• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja/ Kush është biznesmeni që sillte kokainë në Shqipëri, kontakte me politikanë

19:24 : 14/02/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Një raport i inteligjencës ekuadoriane, i publikuar ditën e djeshme zbuloi lidhjet e supozuara të qeverisë së Presidentit Lasso me mafien shqiptare dhe trafikun e drogës.

Një ndër emrat më të lakuar në rrethin e Rubén Cherrës është ai i Dritan Gjikës. Ai është një shqiptar që shfaqet si një biznesmen dhe drejtor ekzekutiv në dokumentet e kompanisë, të cilat tregojnë marrëdhënien e gjatë të biznesit që ekziston mes Cherres dhe Gjikës. Por Gjika i shtrin marrëdhëniet në vendlindjen e tij me një kompani të hetuar për trafik droge.

Ai është një mik personal i Danilo Carrea, kunatit të Presidentit, i cili akuzohet se ka ndikuar në emërimin dhe ndryshimet e posteve në kompanitë publike më të fuqishme si ato të naftës dhe energjisë elektrike. La Posta zbuloi regjistrime audio të bisedave mes të dyve dhe me Hernán Luque Lecaro, i cili kryesonte bordin e Kompanisë Koordinuese të Kompanive Publike (EMCO), ndërkohë Cherres dhe Lecaro janë në arrati.

Nuk dihet gjithashtu nëse ka një hetim  ndaj Gjikës. Por Cherres dhe Gjika themeluan 13 kompani, shumica prej tyre ndërtimi dhe pasurish të paluajtshme, 8 prej të cilave u krijuan në një ditë të vetme. Këto firma janë vëzhguar nga Mbikëqyrja e Kompanive për mosrespektim të rregulloreve kundër pastrimit të parave. Asnjë nga kompanitë nuk ka paguar taksa. Dhe Cherres ka një pagesë maksimale prej 142 dollarësh për sigurime gjatë gjithë jetës së tij.

Kjo është SKEDA e Dritan Gjikës, partneri shqiptar i Ruben

Lexo edhe:

“Ky qytet është i imi ose vdes”/ Daily Mail: Pse bosët e drogës në Liverpool kanë tmerr të punojnë me shqiptarët

Presidenti i Kolumbisë hedh akuza mbi grupin e Dritan Gjikës: Tentuan që të më vrisnin

Ndryshe nga Cherres Gjika bën pagesa rekord taksash. Viti i tij më i madh i bumit ishte 2021 kur pagoi 15,342,62 dollarë dhe dërgoi 3,729,38 dollarë jashtë vendit. Por një vit më vonë, financat e tij ranë: ai deklaroi 0 dollarë fitim. Pavarësisht se nuk pagoi taksa në vitin 2022, ai dërgoi 1,805,10 dollarë jashtë vendit. Shqiptari është një biznesmen privat: ka nxjerrë jashtë vendit më shumë para se sa ka deklaruar. Në vitin 2020, ai pagoi 503 dollarë taksa dhe mori 1,367,80 dollarë. Në vitin 2018, ai deklaroi 0 dollarë dhe dërgoi 237,25 dollarë.

Shqiptari deklaron taksat në Ekuador që në vitin 2015, pra një vit pasi filloi marrëdhënia e tij e biznesit me Cherres. Gjika ka një kartë identiteti ekuadoriane që nga viti 2013, e regjistruar në Guayaquil, ku dhe banon. Por para se të interesohej për themelimin e kompanive të ndërtimit, Gjika u fokusua tek eksportuesit e bananeve.

Në vitin 2014 Gjika filloi aktivitetin e tij të biznesit. Një nga aktivitetet e tij të para në Ekuador ishte blerja e aksioneve në “Cresmark”, një eksportues i të gjitha llojeve të produkteve bujqësore, por i fokusuar tek bananet. Në atë firmë, aksioner ishte edhe shqiptari Erjon Spahiu, i cili ia shiti Gjikës aksionet e tij në kompani më 28 janar 2022.

Kjo është SKEDA e Dritan Gjikës, partneri shqiptar i Ruben

Një kompani tjetër e lidhur me bujqësinë ishte Cannmaná SAS BIC, e cila është e njohur për importimin dhe korrjen e kanabisit. Ndodhet në kantonin La Maná, në provincën e Cotopaxi. Gjika krijoi Cannmaná më 17 gusht 2021, në të njëjtin vit kur themeloi 8 kompani “në letër” në një ditë me Cherres. Por në Cannmaná shfaqen tre partnerë të tjerë ekuadorianë. Ata janë Fidel Gregorio A., Julio César L. dhe Bryan Alexis LP. Ky i fundit është 18 vjeç dhe është menaxheri aktual i Cannmaná dhe një kompanie tjetër të quajtur Carniproduccion. Nga ana tjetër, Fidel Gregorio A., është menaxher i kompanive Cannabis Gold-Green, Agroindustrias Alcívar, Constructora Mónaco dhe Latin Music Entertainment Latmusic. Julio César L. është partner në Cannmaná dhe Carniproduccion.

Por një nga kompanitë që ka më shumë lëvizje është Agricomtrade. Në vitin 2018, Gjika ka blerë aksione në atë kompani, aktiviteti i së cilës është tregtia me shumicë e bananeve. Impex Fruit Five Hundred Six Sociedad Anónima, një kompani e krijuar në Kosta Rika, përfaqësuesit e së cilës janë goditur nga skandalet e Odebrecht, i shiti aksionet e saj shqiptarit.

Në Ekuador, Pablo HT, ish-menaxheri i Agricomtrade, ishte përfshirë në një proces për trafik droge, por më pas u pushua nga puna. Ai u arrestua në shkurt 2021 së bashku me 4 persona të tjerë në një kamion plot me kuti bananesh që transportonte drogë, në kantonin e Valencias, provincën Los Ríos. Në mbrojtje të tij, Pablo HT, 27 vjeç, tha se ishte në një dyqan duke pritur që motori i kamionit që po drejtonte të ftohej.

Kjo kompani pagoi 1,83 dollarë taksa në 2017, ndërsa në vitin 2022 paguan 5,489,66 dollarë. 2017 përkon me fillimin e Agricomtrade në eksportet e bananeve. Por midis viteve 2018 dhe 2022 nuk regjistron më asnjë aktivitet të këtij lloji.

Në vitin 2017, kjo kompani ua shiti frutat 8 importuesve ndërkombëtarë. Nga të gjitha këto kompani spikat Alba Exotic Fruit sh. pk , një importues shqiptar, i cili sillte banane ekuadoriane nga Agricomtrade në portet e Durrësit (në Shqipëri) dhe Valetës (në Maltë). Por ajo firmë shqiptare është akuzuar për trafik droge.

Një firmë shqiptare me lidhje në Ekuador

Më 19 gusht 2019, 4 kontejnerë nga Ekuadori mbërritën në portin e Pireut, në Greqi. Një operacion i përbashkët mes agjentëve të DEA-s dhe autoriteteve greke zbuloi 500 kilogramë kokainë të fshehura në kuti bananesh. Por për të zbuluar grupet kriminale në Shqipëri, DEA vendosi të kryente një dërgesë të kontrolluar në portin e Durrësit. Aty punëtorët e Alba Exotic Fruit prisnin ngarkesën, por kur e hapën gjetën vetëm pako me oriz. Kurthi kapi disa persona, por jo të gjithë.

Kjo bëri bujë në Shqipëri më 28 shtator 2019, sepse ishte një konfiskim ‘rekord’ droge. Pavarësisht këtij konstatimi, Alba Exotic Fruit ka vijuar punën e saj. Eduard Dauti, pronar i kompanisë, nuk u thirr për të dëshmuar dhe në një intervistë tha se nuk dinte asgjë për dërgesat e paligjshme. Dauti ka vila, bare, restorante, hotele, ambiente tregtare, parcela dhe toka në vendin e tij. Ndërsa partneri i tij, Gentian Malindi, u arrestua për drogë, në vitin 2013.

Tashmë Dauti është i arratisur dhe në kërkim ndërkombëtar, por ai vazhdon biznesin e bananeve. Më 13 korrik 2021, në ngarkesën e kësaj kompanie në portin e Durrësit u gjetën 11.6 kilogramë kokainë dhe më 12 tetor të atij viti në kontejnerët e kompanisë u gjetën 10 kilogramë të tjerë. Këto ishin vetëm 3 nga 6 rastet e drogës së sekuestruar nga ajo kompani midis 2019 dhe 2021, që sollën një total prej 181 kilogramësh. Të gjitha këto dërgesa erdhën nga Ekuadori.

Pas zbulimit në vitin 2019, shtypi shqiptar raportoi se Alba Exotic Fruit kishte bërë 151 udhëtime me të njëjtin itinerar nga Ekuadori, që nga viti 2017. Në një dokument të publikuar nga ish-deputetja shqiptare Jorida Tabaku tha: Është e lehtë për secilin prej nesh të llogarisë se sa kilogramë kokainë mund të jetë transportuar. Një nga kriteret e vendosura nga Bundestagu lidhet me trafikun e drogës dhe shndërrimin e Shqipërisë në një bazë të drogave të forta dhe një nyje të trafikut ndërkombëtar.

Kjo është SKEDA e Dritan Gjikës, partneri shqiptar i Ruben

Ky ka qenë dokumenti që politikania shqiptare Jorida Tabaku ka publikuar për dërgesat që kanë mbërritur nga Ekuadori në Shqipëri, nëpërmjet kompanive Agricomtrade dhe Alba Exotic Fruit.

Në tetor 2021, Prokuroria Shqiptare procedoi me sekuestrimin e kompanisë. Alba Exotic Fruit ka selinë në Kombinat të Tiranës dhe operon në treg që nga viti 2011. Të dhënat doganore tregojnë se kjo kompani ka bërë biznes me 8 kompani të tjera ekuadoriane. Avokati i Alba Exotic Fruit i ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Shqipëri, në lidhje me një dënim të mundshëm për pronarët e firmës shqiptare. Mbrojtësi fajësoi kompaninë e transportit.

Nuk është hera e parë që kompani dhe biznesmenë shqiptarë përfshihen në trafikun e drogës për eksportimin e kutive të bananeve të ‘kontaminuara’ me drogë nga Ekuadori. Në vitin 2019, një hetim i përbashkët zbuloi se një shqiptar – i “dedikuar” në importin e bananeve nga Ekuadori dhe Kolumbia – i cili vazhdoi biznesin e tij deri në vitin 2018, pavarësisht se kishte një gjyq dhe një urdhër arresti në Ekuador që nga viti 2015. Arber Çekaj, i akuzuari për trafik droge, u përball me gjyqin për hyrjen në ngarkesën më të madhe të drogës të gjetur deri tani në Shqipëri.

As Dritan Gjika nuk ka qenë i vetmi i lidhur me një kompani eksportuese bananesh. Cherres ishte gjithashtu i interesuar për Agricolasas, një kompani e krijuar në shtator 2021, në Guayaquil. Në tetor, domethënë një muaj më vonë, Cherres bleu aksionet e Hilario Rojas, i cili ka qenë menaxher i disa kompanive me partneritet ekuadoro-shqiptar. Cherres dhe djali i tij janë të vetmit ortakë në atë kompani. Ashtu si bizneset e tjera të saj, është një kompani pa lëvizje ekonomike dhe nuk paguan taksa.

Të hënën, më 13 shkurt, La Posta publikoi një raport prej 145 faqesh. Hetimi nisi më 13 maj 2021. Por 9 muaj më vonë, Prokuroria kërkoi arkivin e hetimit, më 12 janar 2022. Gjithçka nis me monitorimin e operacioneve të kompanisë Osakafish, nga Manta, dedikuar përpunimit të produkteve të peshkut dhe që sipas këtij raporti kishte lidhje me mafian shqiptare. Cherres është fotografuar duke u larguar nga ajo kompani. Një tjetër takim ishte zhvilluar më 18 maj 2021, në ndërtesën Sky, në Guayaquil, midis Cherres dhe njerëzve të identifikuar si HD Albanés dhe HD Agronomist, pseudonime që agjentët ua kishin vënë njerëzve që vëzhgonin. Në atë dokument ka edhe transkriptet e përgjimeve ku Cherres flet me Danilo Carreran.

Në ato përgjime del sërish Dritan Gjika, i cili mendohet se është drejtuesi i asaj organizate kriminale.

Marrë dhe përkthyer nga planv.com.ec

Etiketa: biznesmandritan gjikatrafik droge

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ky qytet është i imi ose vdes”/ Daily Mail: Pse bosët e drogës në Liverpool kanë tmerr të punojnë me shqiptarët

12:58 : 03/06/2025
AKTUALITET

Presidenti i Kolumbisë hedh akuza mbi grupin e Dritan Gjikës: Tentuan që të më vrisnin

08:55 : 29/05/2025
AKTUALITET

U arrestua në Dubai, Spanja dhe Ekuadori përplasen për ekstradimin e boss-it shqiptar të kokainës

20:51 : 28/05/2025
AKTUALITET

Arrestohet në Abu Dhabi Dritan Gjika, kreu i mafies shqiptare në Ekuador

20:33 : 26/05/2025
AKTUALITET

Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, GJKKO jep dënimin për vëllezërit Pali

16:03 : 23/05/2025
AKTUALITET

La Repubblica: Lumenj droge nga Shqipëria në Puglia

13:03 : 22/05/2025
Para

Bilanc i zi, mbi 41 mijë viktima nga tërmetet apokaliptike në Turqi e Siri

TË GJITHA

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025

Vlerat unike të petaleve të trëndafilit

22:23 : 07/06/2025

Penalltia e humbur e Manajt, ja kur ishte hera e fundit që kuqezinjtë gabonin një 11-metërsh

22:19 : 07/06/2025

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com