Biznesmeni Orest Sota ka depozituar ankimimin për masën e sigurisë pranë Apelit të Krimeve të Rënda. Pak ditë më parë, gjykata caktoi masën ‘arrest me burg’ për Sotën.
Biznesmeni 25-vjeçar u ndalua nga policia në oborrin e kompanisë Kurum, ku në makinën e tij ju gjetën 863 mijë euro dhe dy pasaporta të ish-ministrit Saimir Tahiri. Ankimimi u depozitua ditën e sotme nga avokati i Sotës, Fatmir Braka. Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke kryer hetim pasuror ndaj Sotës