Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Rodosit, në Greqi, ku një e mitur është rrëmbyer dhe më pas përdhunuar nga një adoleshent, i cili është ndihmuar edhe nga babai i tij.
Akti i rëndë ndaj vajzës 13-vjeçare është bërë nga djali 17-vjeçar me nxitjen e babait të tij.
Siç raporton dimokratiki.gr, vajza e mitur ka dëshmuar në Drejtorinë e Sigurisë Rodos, në prani të ekspertit psikolog se të shtunën e kaluar, teksa po shkonte në shtëpinë e gjyshes, ajo e kishte parë 17-vjeçarin kur iu afrua dhe e ka futur me forcë në makinën që drejtohej nga një i moshuar, pra babai i tij.
Dy burrat dyshohet se e kanë çuar vajzën në një shtëpi të panjohur. Aty, sipas dëshmisë së 13-vjeçares ata e kanë detyruar atë, duke ushtruar dhunë dhe kërcënime, të kryejë marrëdhënie seksuale me të miturën kundër vullnetit të saj.
Pretendimet e të miturës dyshohet se janë vërtetuar nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Policia identifikoi autorët (17-vjeçari në fjalë dhe babain e tij 41-vjeçar), i arrestoi dhe të dy u njohën nga vajza 13-vjeçare.