• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: McGonigal dhe ministra orgjira në Tiranë. Protesta me interes në SHBA e BE

12:35 : 10/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi këtë të Premte se ish-shef i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork Charles McGonigall, ka kryer orgjira në Tiranë bashkë me ministra të qeverisë Rama.

Në një deklaratë për mediat një ditë para protestës kombëtare, Berisha theksoi se “McGonigal dhe ministra kanë bërë orgjira në night clube dhe lokale gjysmë errësirë të Tiranës”.

“Janë të fotografuara. Po, fatmirësisht janë me foto. A publikohen fotot apo jo, por kjo që them është e sigurt. Ka një hetim ndërkombëtar, këto janë deklaratat, por hetimi është hetim, kërkon rregullat e veta”, shtoi ai.

Duke u ndaluar te kërkesa e PD-së për komision hetimor për lidhjet mes McGonigal dhe Ramës, kryedemokrati tha se “komisioni do të hetojë çdo akt, të gjitha takimet e McGonigal me Ramën, Belinda Ballukun, Erion Veliajn, çdo takim të tij”.

Berisha u shpreh se McGonigal u anazgua nga qeveria edhe në sajimin e atentatit ndaj Dom Doshit gjasme nga Ilir Meta.

Lexo edhe:

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

Batutat e Ramës me Macron për Trumpin, reagon Shtëpia e Bardhë

“Tani dimension tjetër i aferës McGonigal, ky mashtrues ordiner, ky mashtrues amoral që u tha shqiptarëve se, sa e kam pritur një herë në zyrë dhe më dërgoi një sms dhe ishte një shoqërues me të, ky së pari e ka angazhuar këtë për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Ka angazhuar ministrat e tij dhe së bashku me Tom Doshin, ose Vangjush Dakon, por Toma ka qenë në Vjenë, ai kundër dëshirës së saj, ka urdhëruar dhe ka nisur Etilda Gjonin, ministre të Drejtësisë. E sigurte, në një aktivitet kryekëput në shkelje të vendit dhe ligjeve të SHBA.  Etilda Gjoni nuk është as hetuese, as prokurore, as gjykatëse. Ajo nuk kishte asnjë motiv që të nisej, sepse Toma paguante 5 milionë euro për hetim, McGonigalit, për të hetuar gjoja atentatin që gjoja i kishin organizuar. Pra hetimi në Vjenë, nuk u organizua nga Toma, por u organizua nga qeveria për Tomën, me qëllimin që njeriun që kishte zgjedhur për president, ta akuzonte për vrasës. E keni parasysh se çfarë i thoshte Durim Bami, Tomës, që më ka thirrur Ilir Meta dhe më ka bërë këto e këto”, tha Berisha.

“Pra edhe në këtë aspekt, Edi Rama ka kryer një krim të shëmtuar. Nuk ka dashur të shkojë ministrja, të jemi të hapur këtu. Përkundrazi i ka bërë të qartë që kjo nuk është detyra e ministrit. Të dërgojmë prokurorë, por Edi Rama ka dërguar ministren. A ka marrë pjesë në pyetje ministrja, a ka marrë pjesë në proces, kjo është histori e turpshme, ky është shteti i bandave, i banditëve, shtoi ai.

Berisha kërkoi dorëheqjen e Ramës.

“Me një njeri i cili me veprimet e tij, ka kërcënuar rëndë sigurinë e SHBA-së. Me një njeri i cili me veprimet e tij, është përpjekur të përmbysë pluralizmin politik në Shqipëri, pra një krim monstruoz antikushtetues, por edhe një seri krimesh të kësaj afere. Edi Rama ka një alternativë, të japë dorëheqjen menjëherë dhe të parevokueshme”, tha.

Sipas kreut të PD-së, protesta e nesërme po pritet me interes të madh në SHBA dhe BE.

“Protesta e ditës së nesërme, thirrja e saj ka një impakt të jashtëzakonshëm tek qytetarët shqiptarë dhe pritet me një interes të madh në mbarë botë. Mund tu them se kjo është protesta, në të gjithë memorien time që ka zgjuar interesin më të gjallë, jo vetëm në Shqipëri, ku në të gjitha qytetet, fshatrat, rrugicat, rrugët, kafenetë, klubet, restorantet nuk flitet për gjë tjetër veç se për këtë protestë, por interes të madh në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe vendet e Europës”, tha ai.

Berisha i bëri apel policisë që të “ketë kujdes” ditën e nesërme. “Në protestën e nesërme, paralajmëroj policinë të mbajë qëndrimin më korrekt. Çdo protestues i lënduar, do të konsiderohet i persekutuar politik dhe persekutori i tij do të përgjigjet edhe pas 30 vitesh. Paralajmëroj policinë, punonjësit e SHISH, të kenë shumë kujdes, madje të mos futen fare ne turmë”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD u shpreh po ashtu se McGonigal është përdorur nga Rama për të ndikuar në procesin e vetingut.

“McGonigal me kërkesë të Ramës, ka bërë gjah për prokurorë të caktuar që t’i nxjerrin nga sistemi. Prokurorë që janë marrë me çështjen e Saimir Tahirit janë nxjerrë nga sistemi sepse ky u hiqej si njeriu që dinte gjithçka dhe që duhej marrë fjala e tij parasysh. Deri këtu ka arritur degradimi i vettingut nga Edi Rama”, theksoi.

Sipas Berishës, Edi Rama e largoi ish-kreun e SHISH Helidon Bendo, pasi “ai ra në gjurmë të McGonigal dhe natyrisht bëri detyrën e vet”. 

Etiketa: charles Mc GonigalEdi RamaProtesta e 11 ShkurtitSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Batutat e Ramës me Macron për Trumpin, reagon Shtëpia e Bardhë

18:43 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama angazhon të gjithë ministrat, deputetët dhe drejtuesit për fushatë në Tiranë, caktohen zonat

18:31 : 03/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste

18:00 : 03/10/2025
AKTUALITET

Berisha ngre dyshime: FBI e priste Ramën në aeroport? Vizat dhe takimet, të gjitha të anuluara

13:42 : 03/10/2025
Para

Berisha: Rama dërgoi ministren në Vjenë, hetimi u organizua nga qeveria për Tomën

TË GJITHA

Arsimi në fshat/ Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit

09:08 : 04/10/2025

Kishte 3 urdhër-mbrojtje nga i biri, kush është 65-vjeçari që u gjet i vrarë në Tale të Lezhës (FOTO)

08:55 : 04/10/2025

Kujdes nga pajisjet POS pirate! Ju grabisin nga kartat që mbani në xhep a çantë

08:41 : 04/10/2025

Mbi 30 fluturime devijohen, mbyllet sërish aeroporti i Mynihut për shkak të dronëve

08:22 : 04/10/2025

Këmbimi valutor 4 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:12 : 04/10/2025
Foto ilustruese

Kthjellime dhe vranësira, moti për sot, si parashikohen temperaturat

08:04 : 04/10/2025

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 tetor 2025

22:58 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com