• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bullgaria nis ndërtimin e gazsjellësit për në Serbi

18:30 : 01/02/2023
në BOTA

Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit që do ta lidhë me Serbinë, në përpjekje për të rritur sigurinë e furnizimeve në lindje të Ballkanit, pas pushtimit rus të Ukrainës. Bullgaria, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, ka përshpejtuar disa projekte që synojnë të heqin varësinë nga gazi rus.

Lidhja e re e gazit, ndërtimi i së cilës financohet pjesërisht me para të BE-së, pritet të përfundojë në muajin tetor. Gazsjellësi pritet të ketë kapacitet prej 1.8 miliard metër kub gaz në vit në secilin drejtim. Ky sistem i gazsjellësit do të transportojë gaz nga Azerbajxhani deri në perëndim të Evropës, por po ashtu do t’i japë qasje Serbisë në gaz të lëngshëm natyror, përmes porteve në Greqi.

“Gazsjellësi ofron mundësi të reja për rajonin përmes diversifikimit të vërtetë dhe sigurisë së furnizimeve”, tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në ceremoninë e nisjes së ndërtimit.

Homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, tha se gazsjellësi do të ndihmojë “në sigurimin e energjisë në të ardhmen… për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore”. Ndërtimi i gazsjellësit në pjesën serbe ka nisur në shkurt të vitit 2022, por lufta në Ukrainë ka shkaktuar vonesa në dërgesat për ndërtimin e gazsjellësit në anën bullgare.

Dy shtetet kishin nënshkruar marrëveshje më 2012 për ndërtimin e gazsjellësit prej 170 kilometrash. Bullgaria ishte pothuajse krejtësisht e varur nga gazi rus, duke transportuar rreth 3 miliardë metër kub në vit, deri kur Moska ndërpreu krejtësisht furnizimet në prill të vitit 2022, pasi Sofja refuzoi që të paguante me rubla ruse për gazin e Moskës, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Lexo edhe:

Të shtënat me armë zjarri jashtë parlamentit serb, Vuçiç: Akt terrorist, i motivuar politikisht

Akuza të ndërsjella Kosovë Serbi në KS të OKB-së

Që nga ajo kohë, Bullgaria ka pranuar gaz përmes dërgesave detare nga Azerbajxhani, përmes linjës nga Greqia. Serbia, në anën tjetër, vazhdon të mbajë lidhje miqësore me Rusinë. Beogradi vitin e kaluar nënshkroi një kontratë të re trevjeçare me Gazpromin rus, duke nxitur kritika nga Brukseli, në kohën kur BE-ja po tenton të ulë varësinë nga energjia ruse./REL

 

Etiketa: bullgarigazSerbiUkraine

Lajme të lidhura

RAJONI

Të shtënat me armë zjarri jashtë parlamentit serb, Vuçiç: Akt terrorist, i motivuar politikisht

15:42 : 22/10/2025
RAJONI

Akuza të ndërsjella Kosovë Serbi në KS të OKB-së

11:50 : 22/10/2025
RAJONI

Zjarr dhe të shtëna me armë jashtë parlamentit serb, një i plagosur

11:50 : 22/10/2025
BOTA

Kallas: Presioni ndaj Ukrainës “nuk është rruga e duhur”

13:16 : 21/10/2025
BOTA

Zelensky gati të marrë pjesë në samitin Trump–Putin: Nëse marr një ftesë, do të shkoj

21:47 : 20/10/2025
RAJONI

U dënua nga Haga për krime luftë në Kosovë, vdes ish-gjenerali i ushtrisë serbe

16:02 : 20/10/2025
Para

Studimi/ Gratë janë shofere më të mira sesa burrat

TË GJITHA

E rëndë në Cakran! Vetëvritet me armë gjahu një person

14:37 : 27/10/2025

Arrestimi i avokatit në Elbasan, kryeprokurori Çela në Kuvend: Ekstreme dhe e pajustifikueshme

14:35 : 27/10/2025

Tendera të përfituara nga persona me rekorde kriminale? Çela: Prokuroria nuk ka të dhëna!

14:29 : 27/10/2025

Referimet për veprat penale të pastrimit të parave, Çela i pakënaqur me punën e Drejtorisë së Tatimeve

14:24 : 27/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, dëshmia e Gjon Shkambit në Gjykatë: Nuk kisha dijeni për armën e nipit!

14:18 : 27/10/2025

Gjyqtarja Irena Gjoka e dënuar në Greqi? Çela: Po e verifikojmë! Deklarimi i rremë është vepër penale

14:17 : 27/10/2025

“U përdor administrata për zgjedhjet”/ Kryeprokurori Çela i përgjigjet deputetit të PD: Kanë nisur disa hetime

13:59 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com