• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha apel për protesta: McConigal ishte vetëm njëri, ka dhe të tjerë

20:07 : 31/01/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu rikthye çështjes “Mc Conigal” këtë të Martë, gjatë fjalës së tij për mediat, para mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike.

Duke iu referuar dosjes amerikane, Berisha tha se Rama kontraktoi një vrasë me pagesë për ekzekutimin e PD dhe vrasjen e pluralizmit në Shqipëri.

Kreu i PD u shpreh se përdorja e ish-shefit të FBI-së në Nju Jork nga Rama, për të goditur opozitën, “tejkalon çdo lloj limiti”.

“Mafia e Tiranës në pushtet, theksoi Berisha, është një rrezik madhor jo vetëm për shqiptarët, por edhe për SHBA, siç fakton rasti MCConigal”.

Sipas tij, rasti “McConigal” është skandali i shekullit që dëmton në mënyrë parësore imazhin e shqiptarit në SHBA dhe ajo aferë shumë herë më e zezë sesa e tregojnë dokumentet që tanimë janë publike.

Lexo edhe:

Edi Rama bëhet trim me të varfrit në Veri, dhe bën qorrin përballë mafies së ndërtimit në Jug

Zjarrëfikësi rrëzon propagandën e Ramës: 3 paga shpërblim një mashtrim, s’na paguajnë as orët e gatishmërisë

“McGonigal u përdor gjithashtu edhe për afera korruptive të tjera, për licenca. Ai u shpërblye me qindra dhe miliona euro. Me 225 mijë dollarë thuhet në dokument, 500 mijë të tjera nga një bankë e Qipros, por edhe miliona të tjera, thuhet gjerësisht. Ai u angazhua nga Edi Rama për të ndihmuar miqtë e tij të ngushtë, Vangjush Dakon, Tom Doshin dhe të tjerë të shpallur ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit”, deklaroi Berisha.

Berisha: ‘McGonigal’ të tjerë ka edhe nëpër Europë

Ai u shpreh se “McConigal-ër, jo në atë nivel, ka dhe të tjerë në Europë dhe SHBA”.

“Fenomeni MCConigal nuk është i izoluar. Nuk është i izoluar as në qëllimin politik, nuk është përpjekur vetëm ai si lobist për shkatërrimin e opozitës, forcës politike më properëndimore dhe anti-rusë në Shqipëri. Për shkatërrimin e saj janë angazhuar haptazi me të gjithë amoralitetin me të gjitha abuzivitetin, me të gjithë aprincipialitetin edhe të tjerë dhe për të njëjtat motive, korruptive. Mafia në pushtet i Tiranës është pushteti më i rrezikshëm. S’njeh asnjë normë asnjë moral, asnjë standard.

Kjo mafie përdor korrupsionin monetar, politik, erotik dhe çdo formë tjetër korrupsioni, ky është laboratori ku eksperimentohen të gjitha format e korruptimit, ku shkon deri te ai që ishte në nivele që s’mund të imagjinohej. Rasti McConigal ndihmon shqiptarët për të kuptuar si mund të përdoret korrupsioni, jo vetëm për ti varfëruar ata, por dhe për të vrarë shpresën çdo ditë te ata. Imagjinoni çfarë efekti kanë pasur deklarata si ato të Rosninit, absolutisht të gjitha të paguara. Imagjinoni çfarë dramash janë luajtur në këtë vend, me shkatërrimin e drejtësisë dhe kthimin në pronë të partisë Socialiste. SKAP-i për të cilin mund të jenë bërë me dhjetëra qindra deklarata është sot institucioni më i diskretituar në Shqipëri. Askush se ka diskretituar veçse vetja e tij”, u shpreh Berisha.

Kërkesa e SPAK

“Do ju jap një shembull”, vijoi më tej Berisha, i cili foli për kërkesën për informacion që SPAK i dërgoi deputetit Gazment Bardhi pas kallëzimit të këtij të fundit në Prokurorinë e Posaçme.

“Deputeti Bardhi e paditi në SPAK aferën. Për të dëshmuar se ishte një mburojë e partisë, përgjigja ishte: Më sillni aktpadinë. Prokuroria e Krimeve të Rënda e mori të pandehur Lulzim Bashën për larje parash kur doli çështja Muzin. Nuk tha më sill akt-padinë, jo, aq sa kishte. Për SKAP-in e partisë pavarësisht se në të katër anët e botës ulërijë sirenat e krimit, nuk ndodh asgjë. Çfarë e pengonte sot SKAP-in të njoftonte se ka nisur hetimin. Dhe ti pyeste me radhë. A e dini se McConigal ka takuar gjyqtarë, prokurorë, këto nuk ekzistojnë për SKAP-in”, u shpreh Berisha.

Akuza ngriti dhe ndaj Lulzim Bashës.

“Rama e mbylli gojën, u zhduk pesë ditë, e mbylli gojën për 7 ditë dhe Lulzim Basha. Ai që në vend të thoshte ‘ja viktima e një komploti’, jo nuk çel gojën. Bëni një shënim dje katër reshta ku s’guxonte të përmendte Ramën, pa le McConigal”, tha Berisha.

“Rama duhet të largohet menjëherë nga pushteti”. Apeli për protesta

Berisha theksoi se Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga pushteti.

“S’do të ketë paqe dhe stabilitet me një njeri që jo vetëm shkelmon çdo ditë mbi liritë dhe dinjitetin e shqiptarëve, me një njeri që vjedh çdo ditë”, tha kryetari i PD.

Ai bëri apel për protesta të fuqishme.

“Të ngrihemi në protesta të fuqishme, asnjë shqiptar që ka jetuar në këtë vend që kur është shpallur pavarësia s’meriton një kryeministër si ky që s’ka asnjë parim, as flamur, as nder, as ideal përveç interesit të tij të ngushtë, karriges së tij”, u shpreh ai.

Etiketa: charles McConigalEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Edi Rama bëhet trim me të varfrit në Veri, dhe bën qorrin përballë mafies së ndërtimit në Jug

18:50 : 28/09/2025
AKTUALITET

Zjarrëfikësi rrëzon propagandën e Ramës: 3 paga shpërblim një mashtrim, s’na paguajnë as orët e gatishmërisë

14:11 : 28/09/2025
AKTUALITET

DASH “nxin” qeverinë Rama, Bardhi: Provoi denoncimet e opozitës për kriminalizimin e ekonomisë

13:48 : 28/09/2025
AKTUALITET

Kushtoi 3.7 mln euro/ Berisha nxjerr mashtrimin e Ramës për “Parkun Eden”: Kur gënjen, bën çdo gjë!

21:43 : 27/09/2025
AKTUALITET

Rama e lëvdoi se solli “Forbes Global” në Shqipëri, por “Capital Point” rezulton borxhlie në Tatime

18:49 : 27/09/2025
AKTUALITET

Ekonomia reale, ajo kriminale dhe rruga përpara

17:06 : 27/09/2025
Para

'T'i japim Ramës përgjigjen e merituar'/ Berisha: Ta largojmë këtë kalbësirë

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/09/2025

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams, tërhiqet nga gara për mandat të dytë

22:53 : 28/09/2025

Zgjedhjet në Moldavi, PAS ka një epërsi të qartë me 43% kundrejt 29% të opozitës pro-ruse

22:30 : 28/09/2025

FOTO/ Ushtria izraelite shkatërron një ndërtesë të lartë në Gaza

22:10 : 28/09/2025

Gjenerali serb Pavkoviç i dënuar për krime lufte në Kosovë lirohet nga burgu

21:50 : 28/09/2025

Gara për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Kandidati i opozitës do të shpallet së shpejti

21:28 : 28/09/2025

Korporata e vrasësve me pagesë. 5 ekzekutime në Shqipëri, si gjakmarrje për krimin në Britani

21:11 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com