• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/ Futën 6.4 ton kokainë në Belgjikë, 12 vjet burg anëtarit të kompanisë “Bello”

16:20 : 27/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Drejtësia në Belgjikë i ka dhënë goditjen finale një grupi me 23 anëtarë të cilët ndodheshin pas hekurave pasi akuzoheshin se midis nëntorit 2020 dhe majit 2021 kishin zbarkuar në portin e Antwerp-it 6.4 ton kokainë.

Pasi iu konfiskuan 30 milionë euro pasuri dhe u dërguan pas hekurave të gjithë anëtarët, Gjykata e Antwerp-it këtë të premte i dënoi me burgime që shkojnë deri në 13 vite për persona të caktuar, 23 të pandehurit dhe me gjoba deri në 200,000 euro.

Një prej të dënuarve është edhe anëtari shqiptar i bandë, Bledar Seferi, i cili do të vuajë 12 vite burg.

Sakaq dënimet për anëtarët e tjerë kryesorë të grupit kriminal ishin: Omar G. (13 vjet burg), Mounir El B. (11 vjet burg) Ilias El B. (12 vjet burg), Mohammed (10 vjet burg).

Hetimi për grupin rreth ish-kikboksierit Merksem, Omar ‘Patje Haemers’ G. filloi në mars të vitit 2021, pak ditë pasi u bë e ditur se hetuesit kishin goditur aplikacionin e përdorur nga rrjetet e krimit të organizuar “Sky ECC”.

Lexo edhe:

9 prona me vlerë 17.8 mln €/ Belgët “çmenden” nga pasuria në Dubai e ish-Miss Shqipëria, partnerja e Dizdarit

Arresti i shtëpisë bën 30-vjeçarin shqiptar të kthejë ballkonin në “dyqan” kokaine

“Sky” ishte kanali i preferuar i komunikimit për mafien e drogës dhe në saj të materialeve të gjetura aty u zbulua se më 15 mars, një shofer kamioni i Merksem mori një kontenier në sektorin e frutave, në të cilin dogana sapo kishte gjetur më parë 818 kilogramë kokainë. Pas arrestimit të shoferit të kamionit, detektivët kanë shkuar në kërkim të klientit të tij.

Bledar Seferi

Transporti i përgjuar i kokainës i çoi hetuesit te një numër i të njohurve nga bota e drogës, të cilët tashmë ndodheshin në Dubai.

Bëhej fjalë pikërisht për ish-kikboksierin Omar ‘Patje Haemers’ G. dhe vëllezërit Mounir ‘Gino’ dhe Ilias El B. Sipas Prokurorisë Publike, ata ishin në krye të një organizate grumbullimi që kishte kompanitë e veta të transportit. Grupi mbajti kontakte me klientët, duke përfshirë grupet e krimit holandez dhe shqiptar dhe me furnitorë nga Amerika e Jugut. Ilias El B. udhëzoi stafin e tij të bënte foto para, gjatë dhe pas largimit të kontejnerit nga porti sepse pala tjetër (kolumbianët, red.) e kërkonin atë.

Omar G. dhe Gino kanë transportuar sasi të mëdha kokaine në portin e Antwerpen për llogari të shqiptarëve. Grupi u përfshi në gjashtëmbëdhjetë tërheqje të suksesshme në gjashtë muaj, duke arritur 6.4 ton. Një numër transportesh dështuan dhe u sekuestruan 1.7 ton kokainë .

Në krye ishte krimineli i drogës Omar ‘Patje Haemers’ G. Ai jetonte në Merksem, por tani qëndron në Dubai. Gjykata e dënoi me dënimin më të rëndë: trembëdhjetë vjet burg, 200 mijë euro gjobë dhe konfiskim prej 5.5 milionë euro. Ai u ndihmua nga vëllezërit Mounir dhe Ilias E.B. nga Deurne, të cilët gjithashtu nuk janë gjetur në Belgjikë për një kohë. Ata morën respektivisht njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë vjet burg, gjobë prej 200 mijë eurosh dhe konfiskim prej 6 milionë e 6.2 milionë eurosh.

Një nga të dyshuarit është shqiptari Bledar Seferi (përfaqësues i Kompanisë ‘Bello’”, një sindikatë shqiptare që konsiderohet si një nga më të fuqishmet dhe më të pasurat në Evropë. Në vitin 2020, policia italiane i dha një goditje të fortë Kompanisë “Bello”, ndërsa në Shqipëri pasuria e Seferit dhe e familjes u sekuestrua si pjesë e një procedure antikorrupsion.

Në Belgjikë ai u dënua me dhjetë vjet burg në nëntor 2019 si drejtues i një organizate kriminale të përfshirë në ngritjen e plantacioneve të kanabisit dhe kontrabandën e kokainës, ndërsa ishte dënuar më parë edhe për kontrabandë droge në Itali.

Bledari përveç dënimit mori nga drejtësia belge edhe një gjobë prej 200 mijë euro gjobë dhe ju konfiskuan pasuri me vlerë 2.8 milionë euro.

Etiketa: akuza per trafik drogeBledar seferikompania bello

Lajme të lidhura

Denis Matoshi alias Eldi Dizdari dhe Suada Sherifi
AKTUALITET

9 prona me vlerë 17.8 mln €/ Belgët “çmenden” nga pasuria në Dubai e ish-Miss Shqipëria, partnerja e Dizdarit

15:36 : 30/01/2025
AKTUALITET

Arresti i shtëpisë bën 30-vjeçarin shqiptar të kthejë ballkonin në “dyqan” kokaine

10:40 : 10/08/2023
AKTUALITET

Trafik droge mbi 100 mijë euro/“Spaçatori” e denoncoi pas kërcënimeve, pranga “bosit” shqiptar në Breshia

09:14 : 03/05/2023
AKTUALITET

Pistoletë dhe 3 kg kokainë fshehur në fenerë, kapet “tregtari” shqiptar i makinave

10:59 : 25/04/2023
AKTUALITET

Sedilja e përshtatur për të fshehur kokainë, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali

15:34 : 24/04/2023
AKTUALITET

Pranga furrxhiut shqiptar në Itali, e fshihte drogën në thasët me miell

18:37 : 18/04/2023
Para

Detaje nga krimi i dyfishtë në Gramsh, arrestohet autori, ja telefonata pas krimit

TË GJITHA

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë e ish-burrit me letra false

13:46 : 28/06/2025

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

13:35 : 28/06/2025

Aksident në Vlorë, plagoset një motoçiklist

13:07 : 28/06/2025

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:03 : 28/06/2025

Shkrumbohen nga zjarri 4 rulota në Tiranë

12:52 : 28/06/2025

Blegtoria në krizë, bie numri i deleve dhe dhive, Ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë

12:47 : 28/06/2025

Zjarr pranë ish sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

12:32 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com