Interesi për të mësuar më shumë për veten, të shkuarën dhe të ardhmen, është mjaft i madh dhe të shumtë janë ata të cilët priren që të besojnë, ose janë kuriozë për të lexuar parashikimet astrologjike. Shumica e njohurive për astrologjinë egjiptiane vjen nga një disk prej guri prej 12 inçësh dhe i krijuar rreth 50 B.C (Koha e Kleopatrës). Ky disku u zbulua në Tempullin e Hathorit në Egjiptin Qëndror. Tani ndodhet në Luvër ku vizitorët mund të shohin se 12 muajt janë ndarë në 12 perëndi dhe perëndesha, shkruan Xing. Nga mbishkrimet në Tempullin e Hathorit, këto hyjni mendohet të ndikojnë në personalitetet e njerëzve, ashtu si shenjat e sotme të zodiakut. Kështu që gjeni më poshtë perëndinë tuaj dhe lexoni çfarë thotë për ju.
Thoth (29 gusht-27 shtator) Thoth ishte perëndia e hënës dhe drejton mësimin dhe imagjinatën. Veçoritë pozitive: Kreativ, analitik, keni memorie të shkëlqyer, jeni i zoti, sistematik dhe bujar. Veçoritë negative: Materialist, vetëkritik, pessimist. Puna e ëndrrave: Gazetar, muzikant, agjent, profesor.
Horus (28 shtator-27 tetor) Horus ishte perëndia e diellit që mbronte dhe drejtonte faraonët.
Veçoritë pozitive: Besnik, i mbroni shumë njerëzit e dashur, keni vetëbesim, jeni optimist. Veçoritë negative: Kokëfortë, jeni të pavëmendshëm, pa takt. Puna e ëndrrave: Sportist ose politikan
Wadjet (28 tetor-26 nëntor) Wadjet është konsideruar perëndesha e diturisë dhe që ka dekoruar kurorat e faraonëve. Veçoritë pozitive: Jeni të arsyeshëm, të duruar, punëtor, ambicioz, të disiplinuar dhe të vëmendshëm. Veçoritë negative: Cinik, arrogant, dorështrënguar. Puna e ëndrrave: Inxhinier ose arkitekt .
Sekhmet (27 nëntor-26 dhjetor) Sekhmet ishte perëndesha eluftës, e zjarrit dhe e shërimit. Veçoritë pozitive: Inteligjent, elokuent, intuitiv, atletik, kureshtar, energjik. Veçoritë negative: Të paduruar, grindavec, impulsive, nuk pranoni humbjen Puna e ëndrrave: Pedagog ose spiker
Sphinx (27 dhjetor–25 janar) Sphinx ishte perëndia më enigmatike me fuqi mistike. Veçoritë pozitive: Mendjemprehtë, të disiplinuar, merrni iniciativën të parët dhe keni vetëbesim. Veçoritë negative: Ndonjëherë fusni hundët kudo Puna e ëndrrave: Sipërmarrës
Shu (26 janar-24 shkurt) Shu ishte perëndia e dritës dhe ajrit. Veçoritë pozitive: Romantik, kreativ, tërhiqni vëmendjen, zemërmirë, të qeshur dhe me parime Veçoritë negative: I turpshëm, i pavendosur, posesiv, dorëshpuar. Puna e ëndrrave: Psikolog, punonjës social ose artist
Isis (5 shkurt-26 mars) Isis është perëndesha e natyrës dhe magjisë. Veçoritë pozitive: Praktik, të arsyeshëm, idealist, shumë punëtor, tolerant, keni sens humori dhe stil. Veçoritë negative: Të fshehtë, keni tendencën të jeni qen i punës, ndonjëherë i kapni gjërat pak me vonesë. Puna e ëndrrave: Dizajner grafik ose shkencëtar.
Osiris (27 mars-25 prill) Osiris ishte perëndia e Nilit. Veçoritë pozitive: Të shkathët, kurioz, ideosinkretik, aftësi të shkëlyera për të folur në publik, keni vetëbesim. Veçoritë negative: Nuk mund të mbani një lidhje për shumë gjatë, nervoz. Puna e ëndrrave: Producent, shkrimtar, Ekzekutiv i marrëdhënieve publike.
Amun (26 prill-25 maj) Amun është perëndia e fuqisë së mendimeve. Veçoritë pozitive: Lider të lindur, realist, të zellshë, negociues, të suksesshëm. Veçoritë negative: Kokëfortë, jo tolerant. Puna e ëndrrave: Bankier ose agjent burse
Hathor (26 maj-24 qershor) Hathor është perëndesha e tokës dhe qiellit, e lidhur ngushtë me muzikën, dashurinë dhe kërcimin. Veçoritë pozitive: Artistë, entuziast, sharmant, kreativ, aventurier, të pastër. Veçoritë negative: Nervoz dhe xheloz Puna e ëndrrave: Doktor, punonjës social, artist, aktor ose shkrimtar.
Phoenix (25 qershor-24 korrik) Phoenix (25 qershor-24 korrik) Pheonix është symbol i jetës dhe rilindjes. Veçoritë pozitive: Elastik, kreativ, i zellshëm, e adhuroni natyrën. Veçoritë negative: Kokëfortë dhe egoist. Puna e ëndrrave: Inxhinier ose sipërmarrës.
Anubis (25 korrik-28 gusht) Anubis është perëndia e gjykimit. Veçoritë pozitive: Siguroheni mirë para se të veproni, jeni kreativ dhe idealist. Veçoritë negative: Të pavëmendshëm. Puna e ëndrrave: Stilist ose drejtor marketingu.