Ditën e enjte vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi.
Reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar përgjatë zonave bregdetare dhe ultësirës perëndimore.
Në zonat malore priten reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek, shoqëruar me valëzim në det të forcës nga 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- në zona malore -1 deri 3°C
- në zona e ulëta 1 deri 12°C
- në zona bregdetare 2 deri 12°C