• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lubonja: Rama mund të shpallet “non grata” nga SHBA

18:31 : 25/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Fatos Lubonja, është shprehur se ish-zyrtari i arrestuar i FBI-së, McGonigal ka marrë 225 mijë dollarë nga zyrtarët shqiptarë, vetëm për të hetuar kundër opozitës.

Komentet Lubonja i bëri teksa ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neëw24, ku ka komentuar akuzat ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjen e tij më kryeministrin Rama dhe Shqipërinë.

Lubonja kërkoi nga drejtësia shqiptare që Rama të hetohet dhe shtoi se nëse SHBA e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit në Ballkan duhet të shpallte “non grata” kryeministrin e Shqipërisë.

Pjesë nga biseda në studio:

Fatos Lubonja: Ai ka dy akuza por të dyja janë të ndryshme, i lidh personazhi por njëra është e ngritur nga Prokuroria e New York që është jo me oligarkun rus dhe pagesat e marra për ta hequr nga lista e të sanksionuarve të SHBA dhe e dyta është akuza nga Washingtoni që lidhet me Shqipërinë, takimet me kryeministrin, 225 mijë dollarët e marra nga punonjësi i shërbimit të inteligjencës për të lobuar për naftën dhe hetimin kundër opozitës në atë hetimin e famshëm.

Lexo edhe:

Gëzon Gonxhe/ Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro

Nenet e Kodit të ri Penal u kopjuan nga Turqia, një model autokrat për lirinë e fjalës

Një kryeministër mund të ketë lidhej me institucionet e një vendi aleat, problemi këtu është që raportet e Ramës me këtë person nuk janë institucionale dhe të regjistruara nga të dyja anët. Ish zyrtari i FBI nuk e ka njoftuar Byronë se ka ardhur këtu ka marrë para apo kë ka takuar. Në lidhje me Ramën, kemi të bëjmë me diçka e Prokuroria duhet të hetojë sepse kemi të bëjmë me një lidhje me biznesmenin shqiptar që pagoi 225 mijë dollarë njeriut të FBI për interesa direkte e indirekte të Ramës.

Interesi i parë që zyrtari të ndikojë tek FBI për të hapur një hetim ndaj PD dhe lobimit rus, dhe kjo është vënë në lëvizje jo nga një lidhje korruptive. Ky është interesi direkt i Ramës në këtë çështje.

Ai ka interes se është i lidhur direkt me naftën, kompensimi do vijë nga Shqipëria se Rama do i japë licenca me të cilat do nxjerri shumë më shumë se 225 mijë dollarë.

Edhe Neza ka marrë licenca e përfitime.

Kur Rama me favore e para korrupton një funksionar kaq të rëndësishëm, kur ne presim që FBI të pastrojë korrupsioni këtu, kur ky korrupton FBI imagjino çfarë i bën BKH e të tjerëve.

Ajo që është thelbi i historisë dhe që është dramatike, është që kemi një kryeministër që punën e tij kryesore që mendon natë e ditë nuk është si ti shërbejë shqiptarëve, por si të sigurojë pushtetit më korrupsion intelektualë, ambasadorë, zyrtarë të tillë.

  • A mund të kemi një shpallje të Ramës non grata nga amerikanët nëse vërtetohet përfshirja e tij?

Lubonja: Nëse amerikanët duan të jenë koherentë dhe të luftojnë korrupsionin në Ballkan sepse prek interesat e tyre, është rasti që ta aplikojnë edhe ndaj Ramës. Jo vetëm ka bërë korrupsion ndaj shqiptarëve që ka krijuar një sistem të tillë, por ka bërë korrupsion në zemrën e shtetit amerikan, në FBI. Në këtë aspekt kjo është një çështje sensitive për ta nëse duan të jenë koherent me atë që kanë deklaruar për luftën ndaj korrupsionit. Jam dyshues sepse SHBA janë pragmatiste dhe për interesa gjeostrategjike kanë mbyllur edhe të dy sytë.

Amerika ka interesa ndaj Shqipërisë se psh Rama mori muxhahedinët, mori 4 mijë afganë, ka marrë politika pro amerikane, shihni luftën në Ukrainë.

  • Opozita duhet të shfrytëzojë skandalet?

Lubonja: Pa dyshim që po. Po përpiqen ta shfrytëzojnë sipas mendimit tim edhe duke i ngatërruar disa gjëra.

  • Akuzat që mund të rëndonin mbi kryeministrin Rama?

Lubonja: Minimalisht është akuza e shpërdorimit të pushtetit për të luftuar opozitën dhe korrupsioni sepse ka favorizuar personat që kanë paguar 225 mijë eurot për të pasur më tej favore.

Etiketa: Edi Ramafatos lubonja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gëzon Gonxhe/ Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro

21:07 : 02/08/2025
AKTUALITET

Nenet e Kodit të ri Penal u kopjuan nga Turqia, një model autokrat për lirinë e fjalës

20:37 : 02/08/2025
AKTUALITET

Thyen xhamat e Bashkisë, i riu kundër lirimit të hapësirave publike në Korçë

19:17 : 02/08/2025
AKTUALITET

Drafti i ri i Kodit Penal/ Vokshi: Manovër e Ramës për të kufizuar lirinë e fjalës

18:24 : 02/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025
AKTUALITET

Ironia e Dervishit: Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht

20:52 : 01/08/2025
Para

Kapet ‘truri’ shqiptar i bandës së drogës në qytetin gjerman

TË GJITHA

Horoskopi, 3 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 02/08/2025

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas këmbësorin

22:57 : 02/08/2025

Analisti: Politikat serbe diktojnë qëndrimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

22:46 : 02/08/2025

Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

22:41 : 02/08/2025

Detaje nga sherri me thika në Vlorë/ Dy të plagosur dhe dy të arrestuar – Video

22:31 : 02/08/2025

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë

22:07 : 02/08/2025

‘Jetoj pa ujë dhe mes minjve’/ Italiani Davide Pecorelli rrëfen ditët e tij në burgun 313 në Tiranë

21:54 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com