Fansat e tij pritën deri në fund, por duket se hesapet e Dani Alves me drejtësinë spanjolle nuk do të mbyllen aq shpejt sa ishte menduar.
Të paktën kështu ka vendosur gjykata [pasi ka dëgjuar rekomandimin e prokurorit të Barcelonës për ta dërguar në burg mbrojtësin legjendar të Brazilit dhe katalanasve.
Vendimi oi drejtësisë për Alves vjen pasi një grua u ankua se ai e kishte sulmuar seksualisht në një klub të qytetit. Herët në mëngjes ai u dërgua nga policia në gjykatën e Barcelonës, teksa prokurorët kërkuan me ngulm që ai të mbahet në burg.
Sakaq, në ankesën e saj gruaja pretendon se futbollisti brazilian e ka prekur nën të brendshme, pa pëlqimin e saj, në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë, ku e ka takuar në një festë.
E shoqëruar nga miqtë e saj, gruaja ka denoncuar se çfarë kishte ndodhur me punonjësit e sigurisë së klubit të natës, të cilët kanë aktivizuar protokollin përkatës për këto raste dhe kanë njoftuar policinë katalanase.
Dy ditë pas sulmit të dyshuar seksual, gruaja ka denoncuar futbollistin për ngjarjet, ndërsa prokuroria ka vendosur ndalimin e tij.