Youssoufa Moukoko në çdo renditje cilësohet në 5 talentet më të mëdha të futbollit botëror.
Sulmuesi me prejardhje nga Kameruni, por tashmë pjesë e kombëtares gjermane, zyrtarisht ende nuk ka mbushur 19 vjeç dhe mund të radhisë që tani tre kampionate në Bundesliga me gjigantët e Borussia Dortmund, ku veçanërisht në këtë sezon, 6 gola në 14 ndeshje, po tregon se mund të jetë protagonist i këtij sporti në dy dekadat e ardhshme.
Por sulmuesi i ri po përfshihet së fundmi në një stuhi që përfshin shpesh herë futbollistët me origjinë afrikane, ajo e moshës reale.
Pikërisht në Kamerun, disa javë më parë, bëri bujë konstatimi se pothuajse të gjithë futbollistë të rinj të përfaqësues U-17 sipas analizave më të theluar atë aparatit kockor të pulsit tregonin në fakt një moshë më të madhe, të paktën dy ose tre vite.
Ky fakt risolli në vëmendjen e mediave një histori e disa muajve më parë, kur doli një certifikatë lindje të sulmuesit gjerman ku shënohej datëlindja në vitin 2000, duke shndërruar kështu 18-vjeçarin në një 23-vjeçar. Ky nuk është misteri i vetëm i sulmuesit të talentuar, i cili në fakt zbulohet se është i birësuar në familjen Moukoko, dhe për këtë ai ka marrë edhe disa shantazhe nga Kameruni, qe e kërcënojnë me zbardhen e identitetit të tij të vërtetë.
Shumë lojtarë afrikanë e kanë kthyer në traditë uljen e moshës, në mënyrë për të spikatur në turnetë e shumtë për moshat e reja, me shpresën që falë fizikut të tyre më të zhvilluar të tërheqin vëmendjen e klubeve profesioniste europiane.