Humbja me Vllazninë 1-2 ka ‘tërbuar’ trajnerin e Partizanit.
Giovanni Colella ka folur për Oversport pas ndeshjes, duke thënë se ende nuk janë një skuadër e fortë që “vret” kampionatin.
“Vllaznia bëri një ndeshje shumë të mirë, e kishte përgatitur shumë mirë. Ne arritëm që në pjesën e dytë të shënonim, por më pas bëmë dy gabime, që për fat të keq ndodhin në futboll. Ndoshta është edhe përgjegjësia ime, që bëra një zëvendësim të gabuar. Gabohet, merren vendime dhe më pas edhe përgjegjësitë. Maguete luajti në një rol jo natyral dhe unë e vura në vështirësi. Kemi humbur, pasi kemi gabuar. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, sigurisht që është një këmbanë alarmi. Nuk jemi akoma një skuadër e fortë. Nuk jemi skuadra që “vret” kampionatin“, tha mes të tjerash Colella.