• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre në pranga për shpërdorim detyre, mes tyre Sekretari i Përgjithshëm i Financave

22:58 : 11/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Arlind Gjokutaj

Arlind Gjokutaj

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me dy persona të tjerë, janë arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën.

Ndaj tyre është ekzekutuar nga policia masa e “arrestit me burg” dhënë nga Gjykata e Tiranës, me kërkesë të prokurorisë.

Hetimet lidhen me ato të dosjes në ngarkim të Ilir Thanës, i cili u kompensua për privatizimin e një magazine shtetërore dhe trualli, pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër.

Përveç Gjokutajt, në pranga u vu Fatmir Hoxha, Drejtor i Shërbimeve mbështetëse dhe çështjeve ligjore po në Ministrinë e Financave dhe Alban Ruli përmbarues gjyqësor privat.

Sipas hetimeve, këta tre persona kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e Ilir Thanës në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015.

Lexo edhe:

Prokuroria kërkon 2 vite burg për ish-Sekretarin e Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj

Kalon për gjykim çështja ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Financave

Hetimet

Nga hetimi ka rezultuar se Thana ka blerë në vitin 1992 për 103 mijë lekë një objekt + truall nga Drejtoria e Shërbimit Qeveritar dhe A.K e Privatizimit, por në vijim pas një procesi gjyqësor civil, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme. Gjykata ka vendosur që Thanës t’i kthehet pagesa e kryer, e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve në kohën e ekzekutimit të vendimit.

E gjithë skema e mashtrimit është zbuluar pas verifikimit të kallëzimit të kryer nga një bankë e nivelit të dytë ndaj Thanës, i cili ishte kreditor dhe nuk shlyente detyrimin. Nga hetimet ka rezultuar se Thana e ka shitur objektin në fjalë në vitin 2005 tek një shtetas tjetër, kur me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë të vitit 2000 ishte zhveshur nga pronësia.

Në shkurt të vitit 2015, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, ka ekzekutuar vendimin e formës së prerë për shpërblimin e Thanës, duke i paguar atij vlerën 284 mijë lekë, sipas indeksit të rritjes së çmimit.

Megjithatë, ai nuk është mjaftuar me kaq, por ka kërkuar të shpërblehet në cilësinë e ish-pronarit të magazinës dhe truallit, megjithëse nuk e ka pasur asnjëherë këtë status. Ai i është drejtuar në vijim një zyre përmbarimore, e cila e ka vlerësuar magazinën në vlerën rreth 70 milionë lekë, por pa arritur ta realizojë ekzekutimin. Edhe një tjetër përmbarues gjyqësor që ka kryer vlerësimin e objektit në masën 82 milionë lekë nuk ka mundur ta ekzekutojë, ndërsa përmbaruesi i tretë e ka vlerësuar atë 145.8 milionë lekë dhe ka filluar ekzekutimin e kësaj vlere në favor të Thanës, në cilësinë e ish-pronarit të pasurive.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuta ka mbajtur më parë funksione të larta në administratën shtetërore, si drejtor i Doganave apo i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Gjokuta akuzohet se ka nënshkruar urdhrin e xhirimit të vlerës së kërkuar nga përmbaruesi i tretë, ndonëse një zyrtare e ministrisë e kishte informuar përmes një memoje se vendimi i Apelit në favor të Thanës ishte ekzekutuar në vitin 2015 dhe se ai nuk mund të paguhej me 145.8 milionë lekë të tjera.

Pak ditë më vonë, kjo nëpunëse është dorëhequr nga detyra, ndërkohë që në tavolinën e Gjokutës ka mbërritur një memo e dytë, e nënshkruar nga drejtori i shërbimeve, Fatmir Hoxha, i cili ndryshe nga kolegia, kërkonte pagesën e vlerës 145.8 milionë lekë në favor të Thanës. Kanë qenë këto memo provat që kanë vënë nën akuzë Gjokutën dhe Hoxhën.

Në njoftimin e prokurorisë evidentohet se vlera e përcaktuar për t’iu dhënë Thanës në vitin 2022 si shpërblim për magazinën dhe truallin, duke e trajtuar atë si ish pronar ndërkohë që nuk e ka pasur asnjëherë një status të tillë, cenon buxhetin e shtetit në rreth 1.2 milionë euro.

Nga verifikimet e kryera nga organi i akuzës, ka rezultuar se Ministria e Financave ka kaluar në favor të Ilir Thanës vlerën 48 milionë lekë. Nga kjo vlerë, 25 milionë lekë janë kaluar në favor të shtetases Sh.P., që sipas burimeve të prokurorisë është familjare e Thanës.

“Organi procedues konstaton dhe çmon se ka dyshime se veprimet e përmbaruesit, të Ministrisë së Financave dhe persona të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e shumës që i është kaluar Thanës, prej nga është arritur të gjenden dhe sekuestrohen 22 milionë lekë.

Ilir Thana u arrestua në dhjetor të vitit të shkuar, i akuzuar për veprën penale të përvetësimit të pasurisë publike nëpërmjet paraqitjes së fakteve të rreme dhe pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës.

Etiketa: Arlind Gjokutaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokuroria kërkon 2 vite burg për ish-Sekretarin e Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj

16:40 : 08/10/2024
Arlind Gjokutaj
AKTUALITET

Kalon për gjykim çështja ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Financave

17:29 : 01/12/2023
AKTUALITET

Abuzimet te ‘Financat’, merret zyrtarisht i pandehur Arlind Gjokutaj

13:36 : 11/06/2023
AKTUALITET

Abuzimi 1.2 mln euro te Financat, lirohet Arlind Gjokutaj

12:10 : 31/05/2023
AKTUALITET

Arta Marku injoron Gjykatën e Lartë, “tolerante” me të akuzuarit për miliona euro

19:38 : 02/02/2023
AKTUALITET

Mashtrimi 1.2 mln €/ Arta Marku liron nga burgu Sekretarin e Financave, Arlind Gjokutaj

12:36 : 02/02/2023
Para

Denoncimi i "STOP": Ceno Klosi i Tatimeve lejoi ngacmimet seksuale në institucion

TË GJITHA

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

21:34 : 06/06/2025

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

21:30 : 06/06/2025

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025

Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena

21:17 : 06/06/2025

Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare

21:14 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com