• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

E dashura mbeti shtatzënë, futbollisti anglez e kërcënon: Do të të vras, më mirë…

19:00 : 09/01/2023
në SPORT

Fisayo Adarabioyo, futbollist anglez i cili ka luajtur për Macclesfield Toën, AFC Fylde, NAC Breda, etj., është shpallur fajtor nga Gjykata e Magjistraturës Warrington për kërcënimin e ish-partneres së tij.

Sipas deklaratave të riprodhuara nga gazeta “Manchester Evening News”, gruaja e dëmtuar ka zbuluar se nga viti 2019 “ne shiheshim herë pas here. Nuk ishte një lidhje, serioze sepse ka një diferencë moshe mes nesh. Ai është 27 vjeç, unë 39”.

Në dhjetor të vitit 2021, gruaja vendosi të ndahej nga futbollisti, por kur zbuloi se ishte shtatzënë u përpoq të bisedonte me të: “Doja të mbaja fëmijën dhe u përpoqa të takohesha me të për të biseduar për këtë. Bisedat ishin të pasuksesshme”.

Paditësja shpjegoi se “ajo ishte pothuajse 24-javëshe në atë kohë” dhe se “reagimi i Adarabioyo ishte tronditës dhe i tmerrshëm”.

Fisayo Adarabioyo e ka kërcënuar ish-partneren e tij shtatzënë: “Nëse i thua dikujt diçka, do të të vras!”– raporton “The Sun”.

Lexo edhe:

Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra

Gruaja nga Elbasani rrëfen tmerrin e dhunës: Ish-burri më ka kërcënuar, do që të më vrasë!

Gjykata mori dëshminë e gruas, e cila pretendonte se Adarabioyo u shfaq në shtëpinë e saj vonë natën, duke goditur derën dhe duke hedhur zhavorr në dritaret e saj, por ajo, e frikësuar, nuk e lejonte të hynte.

Fisayo Adarabioyo kërcënoi se do të vriste ish-bashkëshorten e tij shtatzënë Foto: Rex

Duke mos qenë në gjendje të arrinte qëllimin, futbollisti në atë kohë i Macclesfield Toën FC i dërgoi mesazhe kërcënuese si: “nëse i thua dikujt diçka, do të të vras” ose “vetëm vrit veten, të gjithë do të jenë më të lumtur” dhe e telefonoi 45 herë.

Gruaja kërkoi mbrojtje nga policia dhe lindi vajzën e saj disa javë më vonë: “Kam qenë shumë e stresuar gjatë shtatzënisë. Ndjej stresin shtesë që kam vuajtur për shkak të ish-it tim, më bëri të kem një lindje të parakohshme me ndërhyrje cezariane. Vajza ime kërkoi kujdes në njësinë e të sapolindurve për dy javë pasi lindi.

Fisayo Adarabioyo, i cili aktualisht nuk ka ekip pas përfundimit të kontratës me Ashton United, u dënua nga gjykata me pagimin e shpenzimeve gjyqësore dhe pagasën mujore të një kuotë për rritjen e fëmijës, si dhe do të jetë i detyruar që për një vit të mos i afrohet ish-partneres së tij. Gjithashtu do të kryejë 100 orë pune pa pagesë.

Etiketa: dhuneFisayo Adarabioyofutbollistshtatzene

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra

15:35 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gruaja nga Elbasani rrëfen tmerrin e dhunës: Ish-burri më ka kërcënuar, do që të më vrasë!

13:35 : 30/06/2025
AKTUALITET

Përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital

11:17 : 29/06/2025
BOTA

Skadimi i ultimatumit të studentëve, Serbia përfshihet nga dhuna dhe kaosi i protestave

09:28 : 29/06/2025
SPORT

Tragjedi në futbollin spanjoll, vdes mbrojtësi 23-vjeçar pas një aksidenti me makinë

19:53 : 27/06/2025
SPORT

E rëndë në Argjentinë, futbollisti 18-vjeçar ndërron jetë pas operacionit në gju

19:32 : 26/06/2025
Para

3 shenjat e horoskopit që rrezikojnë divorcin në 2023

TË GJITHA

Babai përdhunoi 12-vjeçaren në Patos, nëna: Vajza është abuzuar që 5-vjeç

10:38 : 01/07/2025

Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit, ja ku u kryen pagesat

10:35 : 01/07/2025

Mori mbidozë ilaçesh, Fjolla Morina përfundon me urgjencë në spital

10:28 : 01/07/2025

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai “monstër” në Patos

10:18 : 01/07/2025

Iu gjet në qelinë e burgut, telefoni i Laert Haxhiut sillet për t’u “zbërthyer” në laboratorin e SPAK-ut

10:08 : 01/07/2025

Katër shenja të horoskopit lënë pas fatin e keq! Korriku nis me shumë surpriza

10:03 : 01/07/2025

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

09:45 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com