“120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë ishin të xhaxhait që kam të sëmurë me kancer dhe të nuses së tij, të cilët jetojnë në Amerikë!”.
Kështu është shprehur para hetuesve ish-këshilltarja e Arben Ahmetajt, Alda Klosi, e cila ka shkuar vetë të denoncojë grabitjen e parave nga banesa e saj te rruga e “Kosovarëve” prej pastrueses Rozeta Dobi dhe djalit të saj Havier Dobi.
Alda Klosi pretendon se shuma e majme e parave që i është grabitur nuk është e saj, por i ruante në banesë pasi ia kishte besuar xhaxhai dhe nusja e tij, të cilët jetojnë në Amerikë.
Sipas zyrtares së Kryeministrisë, kjo shumë parash i është lënë nbë mirëbesim nga të afërmit dhe do ta përdorte për t’u kompletuar shtëpinë e tyre, por edhe për nevojashëndetësore pasi xhaxhanë e ka të sëmurë me kancer dhe njëherësh djali i tij është me probleme.
Klosi ka rrëfyer me tej se lekët janë të mbledhura ndër vite nga ana e xhaxhit dhe bashkëshorte pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë. Ndër të tjera ajo ka shtuar se ka pasur në banesë bizhuteri të ndryshme, një çantë me ngjyrë të bardhë, si dhe një portofol me ngjyrë bezhë të markës “Valentino”.
DËSHMIA:
I është marrë deklarim të dëmtuarës Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka deklaruar se, gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe deklaron se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmije) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(pesëqindëshe) dhe 200(dyqindëshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmijë) dollarë të cilat kanë qenë prerje 100(njëqindëshe) Deklaron se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë.
Deklaron se ka patur një unazë floriri me medalionin e “Shën Mërisë”, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me emoi, një varëse floriri me kryq dhe me shën meri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gure diamandi. Një çantë me ngjyre blu dhe të bardhë e markes Valentino, një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino.