Zhaklina Gjolla është banorja e parë që ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP”. E preferuara e publikut vendosi pak ditë më parë që të linte shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Mbrëmjen e sotme, në prime-n e reality show-t, ka folur sonte për herë të parë për daljen e saj të papritur nga shtëpia e BB VIP 2 në 1 janar.
Gazetarja e njohur u shreh se vendosi që të dilte pasi në “shtëpi iu krijua një siuatë toksike”.
E pyetur se pse vendosi që të linte shtëpinë e BB VIP, Zhaklina u shpreh se fillimisht ishte sulmi i Oltës, që ishte ‘një lloj çoroditje’.
“Më pas akomodimi në rulotë, ndërkohë shikoja banorët e tjerë që krijonin marrëdhënie. Kurse unë e kisha më të kufiziuar, nuk e dija se si ishin krijuar marrëdhëniet. Kur dola nga aty u gëzova shumë që më kishin ruajtur krevatin që kisha zgjedhuir, por më duhej të orientohesha me gjërat e tjera. Ishte dushi me rroba banje, ndërrimi i rrobave me kamera. Për këto isha përgatitur për t’u çoroditur.
Olta bëri një sulm të papritur. Unë diskutoj me njërëzit dhe nuk e lë pa i shkuar deri në fund. Por Oltën nuk e njihja si karakter, veç ta ofendoja nga larg.
Thoshte ‘mmm vjen erë e keqe’, kjo është e tmerrshme, por unë nuk i kthehem dot ashtu. Futesh në këto mendime të errëta, dhe nuk doja në BB V të tregoja një Zhaklinën që nuk jam”, tha gazetarja.
Më pas ajo tha se banorët e tjerë kërkonin informacion se çfarë kishte ndodhur mes saj dhe Oltës dhe kjo nuk i pëlqeu.
“Nuk kisha hyrë ne BB Vip për këtë. Genti filloi të grindej me mua. Atij mund t’ja ktheheja. Kishte disa gjëra që mund të shkoja deri diku. Me hidhte kunja nga larg, por nuk di tu përgjigjem nga larg. Apo ti hedh sikur se kam me ty.
Mu duk se Luizi kishte afrimitet në fillim, por më pas më bllokoi, e pastaj vinte e më pyeste si je.
Duke qenë se kjo ndodhi me disa banorë që vinin e pyesnin ‘si je’, por më pas kërkonin informacion”, tha Zhaklina.