• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Premtime për grante nga AZHBR, ish-drejtoresha merrte nga 20 deri në 90 mijë euro rryshfet

13:48 : 28/12/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Viola Sterjo, ish-drejtoreshë e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, u arrestua ditën e sotme nga policia pasi akuzohet për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda.

39-vjeçarja u ka marrë shuma të konsiderueshme parash të paktën 4 personave, të cilëve u premtonte se do të ndërhynte për të fituar projekte ose grante nga AZHBR-ja, duke shfrytëzuar sipas saj njohjet që kishte në politikë.

Shumat që Sterjo ka përftuar, kryesisht në periudhën mars-nëntor 2020 janë të ndryshme dhe variojnë nga 20 deri në 90 mijë euro.

Fillimisht, në 12 dhjetor 2022 në prokurorinë e Korçës ka bërë kallëzim një qytetar nga Korça i cili kishte një pronë në Voskopojë dhe në të donte të ndërtonte një hotel. Ai përmes një të njohuri kishte takuar Viola Sterjon, punonjëse e AKSH-it në atë kohë, e cila i kishte premtuar se do të ndërhynte tek AZHBR për të përfituar një grant.

Fillimisht denoncuesi i ka dhënë Sterjos 57 mijë euro dhe 1.000.000 lekë.

Lexo edhe:

Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

Dosja/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme, por jemi viktimë

Sakaq, një qytetar nga Pogradeci gjithashtu ka bërë denoncim se i ka dhënë 39-vjeçares sh 9 mijë euro si fillim dhe më pas 28 mijë euro për të ndërhyrë tek AZHBR që të përfitonte një grant prej 1.2 milion euro për të ndërtuar një bujtinë.

Po ashtu në Korçë, një qytetar sipas Prokurorisë i ka dhënë Sterjos 160.000 euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milion euro nga AZHBR.

Pas disa muajsh denoncuesi i cili nuk e kishte përfituar grantin i ka kërkuar Sterjos t’ia kthente shumën e lekëve, por ajo i kishte thënë se granti nga 2.2 milionë euro do të shkonte në 4.5 milionë euro.

Një tjetër qytetari nga Korça i cili së bashku me dy ortakë do ndërtonte një resort në Voskopojë, Sterjo i ka marrë 90 mijë euro, duke e mashtruar se kishte bërë aplikim tek AZHBR për ndërtimin e resortit me vlerë 2 milion euro.

Nga shuma prej 90 mijë euro, Sterjo i ka kthyer denoncuesit 20 mijë euro, pasi ky i fundit ishte informuar se në emër të tij nuk ishte bërë asnjë aplikim për të përfituar financim. Me kontratë noteriale Sterjo i njihte detyrimin prej 90 mijë euro dhe nëse nuk ja kthente brenda 6 muajsh do ti linte si garanci banesën e vjehrrit të saj.

Etiketa: AZHBRbashkia tiranemashtrimViola Sterjo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

11:18 : 07/08/2025
AKTUALITET

Dosja/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme, por jemi viktimë

12:42 : 06/08/2025
AKTUALITET

I mori para një 26-vjeçareje duke e mashtruar, arrestohet i riu në Tiranë

12:46 : 05/08/2025
AKTUALITET

Në 5 muaj, bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët

08:07 : 05/08/2025
AKTUALITET

Dosja/ Ajola Xoxa mashtroi dhe ambasadën italiane! Emri i kuratorit italianit në fatura fiktive

16:26 : 30/07/2025
AKTUALITET

I mori 10.000 euro një personi nëpërmjet mashtrimit, arrestohet i riu

13:47 : 30/07/2025
Para

FOTO/ Dy “Range Rover-a” bllokohen në portin e Ankonës, ishin nisur për në Shqipëri

TË GJITHA

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

13:29 : 08/08/2025

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

13:23 : 08/08/2025

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com