• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Ish-eurodeputeti dhe burri i Eva Kailit marrin valixhen me para nga ministri i Katarit

10:43 : 27/12/2022
në AKTUALITET, BOTA, LAJMI I FUNDIT

Skandali korruptiv “Katar-Gate” ka marrë edhe më tepër kuptim ditën e sotme pas publikimit nga La Repubblica të disa fotove që tregojnë “kokën” e skemës së përfitimit të miliona eurove përmes OJF-ve nga shtetit i Gjirit Persik, ish-eurodeputetin italian Antonio Panzeri duke marrë valixhet me para.

Fotot janë shkrepur në një takim mes Panzerit dhe bashkëshortit të euro deputetes greke Eva Kaili, Francesco Giorgi me ministrin e punës të Katarit Ali Ben Samih al Marri në tetor, në hotelin Steigenberger në Bruksel.

Ato tregojnë Giorgi dhe Panzeri, dy nga lojtarët kryesorë në skandalin e shumëpërfolur të Katar-Gate , me çanta dhe valixhe me para duke dalë nga hoteli luksoz në Belgjikë.

Sipas publikimit, prokurori në Bruksel i kushton rëndësi të veçantë këtij takimi, i cili është një shembull se si është “tregtuar” ryshfet , ku pjesë e dosjes janë fotografitë dhe videot nga sistemi i sigurisë së hotelit.

“Është data 10 tetor. Kanë mbetur edhe pesë javë deri në fillimin e Botërorit. Skena zhvillohet në një nga hotelet më luksoze të kryeqytetit belg. Steigenberger Wiltcher’s, dikur pjesë e zinxhirit Conrad, ishte zgjedhja e vendosur e Silvio Berlusconit kur ai vizitoi qytetin si kryeministër për të marrë pjesë në samitet evropiane. Ndodhet në një nga zonat më elegante të Brukselit dhe mund të kuptohet lehtësisht pse e zgjodhën përfaqësuesit e emiratit të pasur”, thekson në artikull për të shpjeguar “klimën” e takimit.

Lexo edhe:

Tabaku për raportin e Parlamentit Europian: Shqipëria është në udhëkryq

PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Krimi i organizuar dhe korrupsioni në nivele të larta shqetësim serioz!

Më tej në shkrimin e La Republiça thuhet: “Ora është rreth 5.30 pasdite. Mbërrijnë tre “Mercedes” të zinj dhe parkojnë para hotelit. Të tre janë të regjistruar në misionin diplomatik të Katarit. Nga makinat zbresin përfaqësues të qeverisë së Dohas me në krye ministrin e Punës. Ministri shoqërohet nga pesë burra të tjerë dhe njëri prej tyre mban një valixhe, që ndoshta nuk është për t’u habitur”.

Më 10 tetor, Antonio Panzeri mbërrin në Steigenberger Wiltcher’s me një çantë në dukje bosh që prokurorët thonë se do të mbushej plot kur është larguar nga hoteli.

Ministri i Punës i Katarit hyn në hotel dhe përcillet deri në katin e 4-të, ku ndodhet suita e tij. Pak më vonë mbërrijnë atje Panzeri dhe Giorgi. Fotot nga sistemi i sigurisë së hotelit tregojnë ish-eurodeputetin me çantën në dorë.

“Ish-asistenti i tij Giorgi ndërkohë shfaqet me vajzën e tij 20 muajshe në një karrocë. Nëna e saj është Eva Kaili, e cila në atë kohë ishte ende nënkryetare e Parlamentit Evropian”, nënvizohet më tej.

Dy burra nga delegacioni i Katarit i përshëndesin dhe i përcjellin në katin e katërt. Në korridorin që të çon në suitën e Al Marrit, një burrë tjetër nga Doha shfaqet, duke ndjekur Panzerin dhe tërheq zvarrë një valixhe tjetër me rrota.

Gjithçka ndodh rreth orës gjashtë. Pothuajse gjysmë ore më vonë, Giorgi largohet nga dhoma. Zbret disa kate, e lë vajzën me dikë, pastaj kthehet menjëherë në katin e 4-të.

“Ndoshta ka menduar se takimi po hynte në fazën më kritike”, shkruan Repubblica.

Një orë më vonë, takimi përfundon. Panzeri largohet nga hoteli duke mbajtur të njëjtën çantë me të cilën erdhi. Prokuroria ka shënuar me rreth të kuq çantën.

“Pse? Sepse duket më e plotë”, shkruhet në raportin përkatës.

Me pak fjalë, dyshimi i organeve të drejtësisë ishte se takimi në fjalë ishte një nga dërgesat e organizuara të parave, me kalimin e tyre duke u bërë kështu, nga një valixhe me rrota në një çantë.

Etiketa: Antonio panzeriEva KailikatargateParlamenti Europianpronat e Eva KailitQatar-Gate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku për raportin e Parlamentit Europian: Shqipëria është në udhëkryq

16:07 : 05/05/2026
AKTUALITET

PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Krimi i organizuar dhe korrupsioni në nivele të larta shqetësim serioz!

12:48 : 05/05/2026
AKTUALITET

Draft-raporti i PE për Shqipërinë: Gjyqësori dhe korrupsioni sfidë kryesore! Pengesë për integrimin

10:58 : 19/02/2026
AKTUALITET

Parlamenti Europian e konsideron çështjen ‘Balluku’ si test kritik në luftën anti-korrupsion

16:58 : 18/02/2026
AKTUALITET

Çështja “Balluku” mes dy qasjeve PE dhe qeveri

17:21 : 30/01/2026
BOTA

Kërcënimet e reja tarifore, BE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA-në

17:02 : 21/01/2026
Para
Foto ilustruese

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, automjeti përplas këmbësorin

TË GJITHA

Bizneset ‘i vënë kyçin’ derës: Jemi në protestë

19:11 : 05/06/2026

Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë

19:05 : 05/06/2026

Pas Elbasanit dhe Durrësit, ngrihet dhe Korça në protestë

18:58 : 05/06/2026

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet giriş