• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

NATO po heton incidentin me të shtëna afër trupave të saj në veriun e Kosovës

08:15 : 27/12/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë thanë të hënën se janë duke hetuar një incident me të shtëna me armë zjarri afër një patrulle të KFOR-it në komunën e Zubin Potokut në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, ku që nga dhjetë dhjetori rrugët po mbahen të bllokuara nga grupe qytetarësh serbë.

Në një komunikatë të misionit të KFOR-it thuhet se nuk pati të lënduar apo dëme materiale dhe po punohet për ndriçimin e të gjitha fakteve.

“Meqë janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”, thuhet në komunikatë, në të cilën theksohet se KFOR-i pret “që të gjithë të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve”.

Nuk janë dhënë hollësi rreth planeve për takime të përmendura nga KFOR-i por situata në veri ishte temë diskutimi në një takim me dyer të mbyllura të qeverisë së Kosovës me komandantin e forcave paqeruajtëse të NATO-s dhe misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Lexo edhe:

Autoritetet kosovare arrestojnë një të dyshuar për krime lu*te më 1999

Ambasada amerikane në Kosovë: Na duhet partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese

Në një komunikatë të qeverisë së Kosovës thuhet se në takim është diskutuar për “veprimet e strukturave kriminale në veri të Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend dhe se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”.

Sipas qeverisë, gjatë takimit është arritur pajtimi për “vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve, në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, që është qëllim dhe përparësi e përbashkët e institucioneve vendase dhe ndërkombëtare”.

Qeveria e Kosovës në disa raste i ka kërkuar KFOR-it, heqjen e bllokadave, ndërsa misioni i drejtuar nga NATO-ja tha se preferon që kjo të ndodhë në rrugë paqësore.

Thirrje për largimin e barrikadave u bë edhe të hënën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Në një komunikatë pas mbledhjes së këtij këshilli thuhet se autoritetet në Kosovë kanë “të gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të larguar barrikadat në veriun e vendit”, por janë në pritje të veprimeve nga ana e forcave të KFOR-it”.

Në komunikatë theksohet se “strukturat ilegale si dhe grupet kriminale po vazhdojnë të kryejnë akte ekstremiste ndaj qytetarëve, institucioneve shtetërore, ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gazetarëve, ndaj pjesëtarëve misionit të EULEX-it dhe njësive patrulluese të KFOR-it”. Qeveria dhe institucionet e Kosovës, thuhet më tej, “nuk mund të dialogojnë me banda kriminale”.

Autoritetet në Kosovë akuzojnë zyrtarët në Beograd për mbështetje të siç thonë grupeve kriminale në veriun e Kosovës të cilët po mbajnë rrugët e bllokuara.

Autoritetet serbe ndërkaq akuzojnë Prishtinën zyrtare për fushatë kundër serbëve lokal dhe heqja e bllokadave kushtëzohet me lirimin e një ish polici serb i arrestuar nën dyshimet për sulm, dhe largimin e njësive të posaçme të policisë së Kosovës nga veriu i vendit.

Sulm ndaj gazetarëve në veriun e Kosovës

Policia e Kosovës njoftoi sot se në fshatin Zupç të Zubin Potokut, persona të maskuar sulmuan ekipin e gazetarëve të televizionit Klan Kosova. Dy nga pjesëtarët e ekipit kërkuan ndihmë mjekësore pasi makina e tyre u qëllua me gurë.

Asociacioni i gazetarëve të Kosovës, tha se sulmet e vazhdueshme përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe pengojnë raportimin për zhvillimet në veri ndërsa u bëri thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që të luajnë rol shtesë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, që vazhdojnë të jenë cak i sulmeve të organizuara nga grupe personash të maskuar.

Sulmi u dënua nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili në rrjetet sociale shkroi se “mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë pa kërcënime dhune dhe frikësimi. Një shtyp i lirë dhe i pavarur është themeli i demokracisë”, shkroi ai.

Zyra e Bashkimit Evropian i cilësoi të papranueshme sulmet ndaj medias në veriun e Kosovës.

Misioni i OSBE-së në Kosovë tha se “ky është sulmi i katërt që nga fillimi i dhjetorit ndaj profesionistëve të mediave që raportojnë për ngjarjet në veriun e Kosovës. Këto sulme janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë”, thuhet në reagimin e OSBE-së duke nënvizuar se siguria e gazetarëve në kryerjen e detyrave të tyre profesionale duhet të mbrohet në çdo kohë.

Etiketa: KFORkosovenatoSerbiTENSIONE NE VERI

Lajme të lidhura

RAJONI

Autoritetet kosovare arrestojnë një të dyshuar për krime lu*te më 1999

16:35 : 15/09/2025
RAJONI

Ambasada amerikane në Kosovë: Na duhet partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese

15:00 : 15/09/2025
RAJONI

“Shuplaka Amerikane”, Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA godet ekonominë e Kosovës

10:09 : 15/09/2025
BOTA

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

22:10 : 14/09/2025
BOTA

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

09:49 : 14/09/2025
BOTA

‘Droni rus hyri në territorin e Rumanisë’, Zelensky: Qëndroi 50 minuta në hapësirën e NATO-s

08:41 : 14/09/2025
Para

Ikja e popullsisë po ul dhe konsumin e sapunëve e preparatëve larës, bien importet

TË GJITHA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com