• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtarja Oltjona Goxha përballet me vetingun/ Seanca në KPK

Gjyqtarja e Tiranës, Oltjona Goxha dha shpjegime për burimet financiare të familjarëve që kanë shërbyer për blerjen e një automjeti të dhuruar subjektit përpara se ajo të fillonte detyrën, pasuri që e zotëron në bashkëpronësi me motrën.

19:35 : 24/12/2022
në AKTUALITET, VETTING

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Oltjona Goxha u përball të premten më 23 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të pëmbledhura për burimet e pjesës takuese të një automjeti të dhuruar nga prindërit përpara fillimit të detyrës, pasuri për të cilën KPK i kishte kaluar barrë prove për mungesë të burimeve të familjarëve.

Goxhaj e kundërshtoi këtë gjetje të KPK-së, ndërkohë që nga relatimi nuk u evidentuan probleme të tjera në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Goxha po kryhet nga trupa e KPK-së, e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Firdes Shulin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Oltjona Goxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Relatorja Pine sqaroi se subjektit i është kaluar barrë prove për të vërtetuar mundësinë e familjes së origjinës për t’i dhuruar një automjet, pasuri që ka deklaruar se e zotëron në bashkëpronësi me motrën, me pjesë takuese 50% secila. Në seancë u evidentua se edhe motra e subjektit ka qenë subjekt rivlerësimi dhe është verifikuar për këtë pasuri.

Lexo edhe:

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

Sipas Pines, megjithëse ky dhurim është kryer përpara se subjekti të fillonte detyrën, familjarët janë konsideruar si persona të lidhur dhe është verifikuar mundësia e tyre për të blerë mjetin në vitin 2011 kundrejt shumës 980 mijë lekë.

Komisioni ka konstatuar se familjarët zotërojnë shoqëri tregtare, por megjithatë është konstatuar se nuk është provuar mundësia e kursimit të shumës 980 mijë lekë. Në këtë analizë financiare janë përfshirë edhe të ardhurat e motrës dhe njëeit prej vëllezërve, pasi për tjetrin subjekti ka deklaruar se ai nuk bashkëjetonte me familjen e origjinës prej vitesh.

Gjyqtarja Goxha e kundërshtoi këtë konstatim të Komisionit. Ajo e konsideroi të padrejtë kalimin e barrës së provës për gjithë vlerën e mjetit, duke theksuar se është provuar se ajo zotëron vetëm 1/2 –ën e kësaj pasurie. “Është e vetmja pasuri që zotëroj dhe është krijuar përpara fillimit të detyrës,” vërejti ajo dhe këmbënguli se familjarët kanë pasur burime për shumëfishin e vlerës së shpenzuar për blerjen e mjetit që i kanë dhuruar.

“Kanë pasur të ardhura dhe fitime të mjaftueshme, pavarësisht se nuk kanë shpërndarë dividend. Kanë pasur mundësi financiare për krijimin e shumës 490 mijë lekë. Motra gjatë procesit të rivlerësimit të kryer ndaj saj ka dhënë prova të mjaftueshme se për pjesën e saj kanë shërbyer të ardhurat që ajo ka përfituar nga Shkolla e Magjistraturës,” deklaroi Goxha në seancë.

Goxha e konsideroi të padrejtë kryerjen e analizës financiare nga viti 2007. Sipas saj, ishte e paqartë përse analiza duhej të fillonte pikërisht në 2007-ën, kur kishte rezultuar se familjarët kishin pasur të ardhura të konsiderueshme edhe në vitet e mëparshme.

KPK i ka kërkuar shpjegime Goxhës edhe për burimet financiare të prindërve për blerjen e një apartamenti në vitin 1997, pasuri që ajo e ka deklaruar se e ka në përdorim. Pine tha se, pavarësisht se ky apartament është blerë nga prindërit rreth 20 vite para fillimit të detyrës, subjektit i janë kërkuar shpjegime që do të vlerësohen gjatë vendimarrjes përfundimtare.

Po ashtu, Goxhës i janë kërkuar shpjegime dhe për burimet financiare të prindërve që kanë shërbyer për shlyerjen e një huaje 40 mijë euro të marrë nga babai.

Pine deklaroi se subjekti ka arritur të dokumentojë burimet e një shume cash 1 milion lekë të krijuar me të ardhurat e saj përpara fillimit të detyrës, si dhe nuk janë gjetur probleme për një llogari rrjedhëse.

Nga analiza financiare për periudhën e rivlerësimit, subjekti ka rezultuar me bilanc pozitiv.

Gjyqtarja Goxha u vlerësua pozitivisht për pastërtinë dhe profesionalizmin. Komisioni nuk ka gjetur indicie as në tre denoncimet e kryera nga publiku.

Në përfundim, gjyqtarja Oltjona Goxha u shpreh se ishte dakord me hetimin e kryer në të tre kriteret. “Vlerësoj se në këto vite kam punuar me përkushtim dhe integritet profesional,” deklaroi ajo dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më 27 dhjetor, në orën 10:00.

/Reporter.al/

Etiketa: kpkOltjona GoxhaSeance degjimoreveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

11:07 : 30/05/2026
AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

09:01 : 21/03/2026
AKTUALITET

Editoriali Rama-Vuçiç për integrimin në BE, PD kërkon seancë dëgjimore

11:38 : 11/03/2026
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, përjashtohet nga sistemi i drejtësisë ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë

19:07 : 18/02/2026
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë prokurorin Xhemal Saliaj

17:27 : 26/01/2026
RAJONI

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Shtetit në Kosovë, dyshohet se ka bashkëpunuar me një gjyqtare serbe

13:47 : 20/11/2025
Para

FOTO/ Digjet banesa në Shkodër

TË GJITHA

Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

12:30 : 05/06/2026

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026

KAS vendos të shqyrtojë çështjen e Kryebashkiakut të Kuçovës, Maliqi: Hajdari të shkarkohet!

12:11 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom