• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kroacia uron Kosovën për aplikimin për anëtarësim në BE

17:28 : 15/12/2022
në RAJONI

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, është ndër liderët e parë të vendeve të BE-së, i cili ka uruar Kosovën për dorëzimin e kërkesës formale për anëtarësim në BE.

Nga Brukseli, ku sot po mbahet samiti i liderëve të shteteve anëtare të bllokut, ka përshëndetur këtë hap që ka bërë Kosova, dhe ka premtuar ndihmë nga përvoja që ka pasur Kroacia në rrugën drejt anëtarësimit.

“Përshëndesim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE dhe i dëshirojmë shumë sukses në udhëtimin evropian. Do të vazhdojmë t’i japim mbështetje dhe do t’ia ofrojmë përvojën tonë kroate. Urime kryeministrit, Albin Kurti, dhe presidentes Vjosa Osmani”, ka shkruar ai në Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi të enjten Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian – aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Kroacia – vendi i fundit që iu bashkua BE-së, në vitin 2013 – kishte aplikuar për anëtarësim më pak se 1 vit e gjysmë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Por, i gjithë procesi deri në anëtarësimin e Kroacisë kishte zgjatur 12 vjet.Rrugëtimi i Kosovës mund të jetë më i ndërlikuar sesa ai i Kroacisë, pasi që kjo do të jetë hera e parë që një shtet aplikon për anëtarësim pa u njohur zyrtarisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Lexo edhe:

REL: Rambujeja dhe Vjena krijuan shtetin e Kosovës- pse Brukseli s’e normalizoi?

Kosova ndalon në kufi policin serb, i gjenden armë dhe municione shpërthyese

Shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës janë Spanja, Rumania, Qipro, Greqia dhe Sllovakia. Kosova është, gjithashtu, shteti i vetëm i rajonit që nuk ka liberalizim të vizave me BE-në.

Kosova, deri më tani, ka vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, që u nënshkrua në Strasburg, më 17 tetor të vitit 2015.

Me dorëzimin e aplikacionit nga Kosova, nuk ka më asnjë shtet në Ballkanin Perendimor që nuk ka kërkuar anëtarësim në BE.

Aktualisht, janë tetë shtete që kanë zyrtarisht statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Moldavia.

Të mërkurën, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE u nënshkrua nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti.

Të tre udhëheqësit e Kosovës e cilësuan këtë moment “historik”, ndërsa Konjufca shtoi se pret që, pas dorëzimit të aplikimit, Komisioni Evropian të rekomandojë dhënien e statusit të vendit kandidat./REL

Etiketa: kosovekroaciliberalizim

Lajme të lidhura

RAJONI

REL: Rambujeja dhe Vjena krijuan shtetin e Kosovës- pse Brukseli s’e normalizoi?

15:39 : 02/11/2025
RAJONI

Kosova ndalon në kufi policin serb, i gjenden armë dhe municione shpërthyese

11:29 : 02/11/2025
RAJONI

Qëllohet për vdekje një person në Kosovë, policia arreston autorin

09:36 : 02/11/2025
RAJONI

Kosovë/ Qeveria në detyrë miraton buxhetin për vitin 2026

10:26 : 31/10/2025
RAJONI

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025
RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
Para

Paralajmëron ministri: Putin po përgatit një ofensivë të madhe në Vitin e Ri

TË GJITHA

Horoskopi, 3 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 02/11/2025

Bomba molotov drejt Parlamentit serb, militantët e Vuçiç sulmojnë nënën e një prej viktimave të Novi Sadit

22:46 : 02/11/2025

Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

22:35 : 02/11/2025

Kaos në Meksikë, ekzekutohet kryebashkiaku! VIDEO nga momenti i tmerrit gjatë festës tradicionale

22:28 : 02/11/2025

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptarët humbin komunën e Kërçovës pas 16 vitesh

22:21 : 02/11/2025

Ali Ahmeti pranon humbjen: Do rinovojmë radhët tona

22:04 : 02/11/2025

Numërohen rreth 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, rezultatet

21:46 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com