• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Njoftimi i ministrisë për Kim/ VOA: Në thyerje të çdo praktike diplomatike

19:52 : 13/12/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Tiranë, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha sot se emërimet nëDrejtësi nuk duhet të shënojnë kthim në të shkuarën, por të orientohen drejt së ardhmes. Deklarata e bërë gjatë një aktiviteti të Këshillit të Lartë Gyqësor, vjen pak ditë përpara se Këshilli i Lartë i Drejtësisë të zgjedhë kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, një proces për të cilin ajo ka folur dhe më herët, duke theksuar se nuk duhet të jetë i manipuluar.

Në prani të përfaqësuesve të institucioneve kryesore të Drejtësisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim, shprehu dhe një herë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Reformës në Drejtësi. Ndërsa vlerësoi rezultatet e arritura, ajo nënvizoi se nuk është koha për të thënë se është e mjaftueshëm. “Tani është koha për të shtyrë përpara”, theksoi ambasadorja duke i mëshuar vazhdimit të punës për të ulur ndjeshëm numrin e cështjeve të prapambetura apo dhe plotësimit me të gjithë anëtarët e saj, Gjykatën e Lartë.

Për ambasadoren amerikane vendimet e institucioneve të Drejtësisë nuk duhet të çojnë në një kthim në të shkuarën: “Le të sigurohemi që vendimet që merren se kush do të jetë drejtues i këtij apo atij institucioni, kush bëhet prokuror, kush është aty, kush bëhet gjyqtar, kush vetohet, kush jo, si dalin vendimet – le të sigurohemi që ato vendime që marrim, të na drejtojnë drejt së ardhmes, që të mos na mbajnë në vend, të mos na çojnë pas. Nuk mund të kthehemi prapa”.

Komenti i saj tingëllon haptazi si një këmbanë që bie përpara përzgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Aq më tepër që, kur sapo ishte mbyllur afati i paraqitjes së kandidaturave, përmes një postimi në Twitter ambasadorja Kim la të kuptohej për përpjekje të mundshme për ndërhyrje në përzgjedhjen e drejtuesit të ardhshëm. Procesi “duhet të jetë i pa manipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK-u, si dhe reforma në drejtësi, duhet të jetë për të ardhmen e Shqipërisë”, vuri në dukje ajo.

Në garë janë tre prokurorë, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Këta dy të fundit ishin pjesë dhe e garës së zhvilluar 3 vjet më parë kur u zgjodh zoti Arben Kraja.

Lexo edhe:

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

U pezullua nda administrata trump, ‘Zëri i Amerikës’ rikthehet në punë javën e ardhshme

Ambasadorja Kim është një njohëse e mirë e çështjeve të drejtësisë, duke qenë se qenë se temat e lidhura me Reformën kanë dominuar një pjesë të mirë të axhendës së saj që kur erdhi në Shqipëri. “Jam këtu prej tre vitesh tashmë dhe do jem edhe për pak më gjatë”, tha ajo. Një fjali, e cila qartazi dukej një kundërpërgjigje ndaj një njoftimi të pazakontë të shpërndarë javën e shkuar nga ministria e Jashtme shqiptare. Në thyerje të çdo praktike diplomatike, ministria mori kompetencat e një vendi tjetër, duke bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara kishin nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores Kim, e cila është në përmbyllje të mandatit të saj.

“Nuk është thyer asnjë etikë e asnjë lloji dhe procesi për zëvendësimin e ambasadores ka nisur, siç është thënë edhe nga Ministria e Jashtme. Natyrisht nuk e kemi nisur ne procesin, e ka nisur Departamenti i Shtetit si për të gjithë ambasadorët që vendos kur bëhet djalë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ndërkohë kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ai mohoi të ketë ndonjë përplasje ndërmjet tij dhe ambasadores amerikane. I pyetur nga gazetarët nëse ka një “krisje” mes tyre ai tha se “ngjitja mes meje dhe ambasadores, është më e fortë se kurrë, nëse mund ta përdorim kështu si metaforë … Dje kemi pasur një takim të gjatë konstruktiv, miqësor, nuk ka asnjë problem”, theksoi kryeministri Rama.

/VOA/

Etiketa: voaYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

00:00 : 12/05/2025
BOTA

U pezullua nda administrata trump, ‘Zëri i Amerikës’ rikthehet në punë javën e ardhshme

08:19 : 04/05/2025
BOTA

Apeli pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

21:40 : 03/05/2025
AKTUALITET

Departamenti amerikan i Drejtësisë: VOA mund të rinisë punën nga java e ardhshme

21:08 : 03/05/2025
AKTUALITET

Lobimi 6 mln dollarë i PD/ Bushati: Kishim një ruspie si Yuri Kim

22:08 : 01/05/2025
BOTA

Gjykata urdhëron administratën Trump të anulojë mbylljen e Zërit të Amerikës

15:37 : 23/04/2025
Para

Kosova këtë javë paraqet kërkesën për anëtarësim në BE

TË GJITHA

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com