Për ditën e martë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensite të ulët..
Zona e veriut dhe ajo e qendrës parashikohen me mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat pas orëve të mesditës do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Zona e jugut parashikohet me mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale.













