• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Shpërthimet në Veri të Kosovës, komandanti i KFOR: Mos përhapni panik

08:31 : 08/12/2022
në RAJONI

Tensionet në Veri të Kosovës vijojnë, ndërsa qytetarët e Mitrovicës ndihen në rrezik për jetën pasi sulmet me shpërthimet e granatave pranë KKZ-së janë të njëpasnjëshme. Forcat e KFOR-it, Detashmenti i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD), me seli në Kampin Bondsteel, ka asgjësuar një granatë dore jugosllave të tipit M-75 brenda një ndërtese në Mitrovicën e Veriut. Komandanti i trupave të KFOR-it Angelo Michele Ristuccia, për këtë çështje ka dhënë detaje sesi duhet të veprojnë teksa shohin një granatë, para se forcat të vijnë dhe të bëjnë asgjesimin e tyre.

“Identifikoni mjetin shpërthyes. Tërhiquni nga ai. Mos e prekni mjetin shpërthyes dhe mos përhapni panik, largohuni me kujdes duke ndjekur rrugën nga keni ardhur. Raportojeni te autoritetet e sigurisë vendndodhjen e mjetit shpërthyes”.

Angelo Michele Ristuccia ka deklaruar se ngjarjet e fundit në Mitrovicën veriore janë shqetësuese sidomos tani në prag të zgjedhjeve. Ai u shpreh në RTK live se e gjithë puna që është bërë ndër vite në veri, rrezikon të humbet, derisa është shprehur këmbëngulës se nuk do të tolerojnë dhunën në veri të vendit.

“Detyra jonë e parë është sigurimi i lëvizjes së lirë në Kosovë. Jemi të pajisur për t’u ballafaquar me një situatë të tillë. Por, ne veprojmë në pajtim me situatën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke reaguar ndaj cilësdo situatë që e kemi përpara. Nuk e tolerojmë dhunën dhe pikë. Dhunën nuk mund ta tolerojmë dhe nuk do ta tolerojmë”, ka theksuar Ristuccia.

Komandanti i KFOR-it ka theksuar se kjo forcë ushtarake është e ndërtuar, e trajnuar dhe e pajisur me forca të mjaftueshme njerëzore për të kryer secilin lloj detyrimi brenda mandatit të tij.

Lexo edhe:

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

“Sigurisht nëse situata përkeqësohet mund të llogarisim në mbështetjen e të gjithë NATO-s dhe 27 shteteve anëtare. Që nga viti 1999 KFOR-i ka pasur mbi 50 mijë forca njerëzore, ndërsa tani me progres të situatës numri i ushtarëve është ulur për aq sa siguria është përmirësuar. Besoj se kemi forca dhe pajisje të mjaftueshme për t’u ballafaquar me çdo situatë. NATO-ja ka ngritur prezencën tonë në terren dhe jemi të gatshëm për t’u ballafaquar me çdo situatë nëse ka nevojë edhe me forca shtesë, por për momentin nuk mendojmë se ekzistojnë kushtet e tilla”, ka shtuar Ristuccia.

Ai ka thënë se që nga fillimi i këtij viti situata është përkeqësuar në kuptimin e tensioneve.

“Para se të emërohesha në krye të këtij misioni kanë filluar tensionet dhe që nga ajo kohë jemi ballafaquar me një situatë ku të dyja palët kanë pasur reagime dhe kundër reagime, në atë mënyrë që nuk po sjellë qetësi. Ka njerëz anues ose që sjellin paqartësi, pra që nuk sjellin qetësi. Ajo çfarë ka ndodhur pas dorëheqjes së shumicës së zyrtarëve nga institucionet që kanë qenë në veri të Kosovës ka krijuar një lloj vakumi që nuk i ka kontribuar situatës së sigurisë”, është shprehur komandanti i KFOR-it.

Ai ka thënë se ngjarja e fundit në veri të vendit është vetëm njëra prej atyre çështjeve brengosëse për Bashkësinë Ndërkombëtare dhe sipas tij problemi është se ka shumë çështje të prapambetura të pazgjidhura. Në fund, gjenerali italian ka dhënë edhe një mesazh për popullin e Kosovës dhe në përgjithësi për popujt e Ballkanit Perëndimor.

Etiketa: granatakosoveshperthime

Lajme të lidhura

BOTA

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025
Lajmet e Dites

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025
AKTUALITET

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

11:20 : 07/06/2025
RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Sëmundja e murtajës/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra e Kukësi

15:04 : 05/06/2025
RAJONI

Dështon seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:02 : 05/06/2025
Para

Putin: Rusia nuk është çmendur, s'do përdorim të parët armët bërthamore

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com