• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E lashtë 4 mijë vjet, Xhubleta në UNESCO

17:48 : 29/11/2022
në AKTUALITET, SOCIALE

Një lajm i mirë ka ardhur në këto ditë festive në vendin tonë. Xhubleta shqiptare është regjistruar në UNESCO. Lajmin e bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dije bërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.” shkruan Margariti.

Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!

“Një thesar që në vrullin e  kohës po rrezikonte dita-ditës të humbiste por ne nuk duhet të lejojmë që xhubleta të mbetet thjesht një relikë e së shkuarës.Me përfshirjen në këtë listë ajo do të ketë të gjithë mbështetjen jo vetëm të institucioneve tona por edhe atyre ndërkombëtare që do ta trajtojnë xhubletën si pasuri të gjithë njerëzimit” u shpreh Margariti.

Studiues dhe koleksionistë e vlerësojnë xhubletën si mbretëresha e kostumeve popullore shqiptare.

Lexo edhe:

E moshuara me demencë i dhuron 7 prona vetëm njërës prej vajzave, nëprëmjet noteres Anila Haxhiu

Iedja e hapjes së zyrave noteriale në ambasada si shërbim jetik për 2 milionë emigrantë

Xhubleta është veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, mbi lumin Drin, Nikaj-Mërturi e Rugova, Malësi e Madhe dhe shqiptarë të Malit të Zi, në zonën e Nën Shkodrës deri në Breg të Matit ku malësorët e Malësisë së Madhe kanë zbritur.

Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjen i valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e mbrapme. Përbëhej nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, qepur horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjërë.

Në shek. XVIII, xhubleta përbëhej nga shumë ngjyra, por ato që na kanë mbërritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat. Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholinë, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj.

Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Paraqet ngjashmëri me veshjen e disa figurinave neolitike të gjetura në Bosnje, por edhe në vise të tjera të Mesdheut, që i përkasin mijëvjecarit te dytë para erës sonë dhe lidhen me qytetërimet e vjetra mesdhetare.

Xhubleta e Malësisë është trashëgimi e qartë e prejardhjes ilire të kulturës tone, që malsorët e përcollen deri në vitet 1950-1960, pra përbën një nga elementët identifikues të veshjes popullore shqiptare, nëpërmjet motiveve, ku emblema për të gjitha është shqiponja. Xhubleta përmban një seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fenë katolike, besimin te zoti ,dashurinë dhe thekson bukurinë e femrës malësore.

Etiketa: trashegimitrashegimi kulturoreUNESKOxhubleta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E moshuara me demencë i dhuron 7 prona vetëm njërës prej vajzave, nëprëmjet noteres Anila Haxhiu

22:11 : 07/05/2025
BOLD BLOG

Iedja e hapjes së zyrave noteriale në ambasada si shërbim jetik për 2 milionë emigrantë

21:56 : 03/05/2025
AKTUALITET

Baronesha italiane i lë 5 mln euro trashëgimi kujdestares shqiptare, tetë nipërit: Iu imponua!

15:53 : 13/04/2025
AKTUALITET

Raporti i UNESCO-s: Të rriturit shqiptarë, më të painteresuarit në botë për t’u trajnuar

08:03 : 27/01/2025
AKTUALITET

Zhupa: Socialistët e trajtojnë si mall koncensionar Parkun e Butrintit

17:47 : 23/07/2024
SHOW BIZ

Hapet testamenti i aktorit Matthew Perry, ja kë përjashton nga trashëgimia

11:52 : 12/03/2024
Para
Ne foto nga e majta në të djathtë: Ervis Halimi, Musa Gudo

I moshuari që u vra në Mallakastër ishte grabitur dhe 6 muaj më parë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com