• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT KATAR 2022

Maguire nuk i dëgjon kritikët: Merren me mua, sepse kanë nevojë për klikime

15:46 : 26/11/2022
në KATAR 2022, SPORT

Harry Maguire ishte një gjigant në Kupën e Botës 2018. Qendërmbrojtësi i atëhershëm i Leicester-it drejtoi mbrojtjen e “Tre Luanëve”, që arritën deri në gjysmëfinale. Ishte një mur prapa dhe një armë sulmuese (goli kundër Suedisë në çerekfinale, përfshirë) përpara. Megjithatë, shfaqjet e tij më të mira ‘qëndruan’ në Rusi. Në vitin 2019 u transferua te Manchester United për 87 milionë euro, duke u bërë qendërmbrojtësi më i shtrenjtë në histori. Një etiketë që ka përhumbur çdo dështim.

“Ata pëlqejnë të shkruajnë shumë gjëra për mua, sepse kanë nevojë për klikime. Unë nuk jam i fokusuar në atë që thonë njerëzit”, – tha Maguire, të cilit i ka ndodhur gjithçka. Ai mori një kërcënim për bombë në shtëpinë e tij, u arrestua dhe u dënua me 21 muaj burg në Greqi pas një sherri, ka qenë “gjahu” i meme-ve në rrjetet sociale për lojën e tij. Në “Wembley” u përplas me Cristiano Ronaldon për shiritin e kapitenit të Manchester United.

Edhe këtë sezon ka qenë në mes të kritikave të furishme para dhe pasi Erik ten Hag e uli atë në stol. “Ai është shumë i ngadalshëm kur e ka topin në këmbë, bën pesë ose gjashtë prekje çdo herë dhe ka pasim të dyshimtë”, – tha ish-lojtari Richard Dunne. “Harry ka edhe cilësi të tjera të mira, por i mungon shpejtësia në fushë të hapur. Është një nga pikat e tij të dobëta”, – ka theksuar Rio Ferdinand në ‘Youtube’.

“Është tepër vonë për të që ta shpëtojë karrierën e tij te Manchester United. Shumë shpesh duket sikur pesha e botës është mbi supet e tij, sikur është një lepur i frikësuar dhe jo qendërmbrojtësi autoritar që ishte në të kaluarën. Është i paqëndrueshëm që të vazhdojë në kombëtare”, – pati theksuar në “Daily Telegraph” ish-ndërkombëtari Jamie Carragher.

Pavarësisht kritikave nga ish-ët, Southgate gjithmonë i besonte atij. “Ai është një nga qendërmbrojtësit tanë më të mirë”, – tha trajneri, i cili la jashtë Botërorit të Katarit Tomorit, Guehi apo Joe Gomez, pa hezituar të përfshijë Maguire në listën e tij. Trajneri mori qortime të ashpra për këtë vendim të tij, por pas dy ndeshjeve të luajtura nga Anglia në Botëror, ai po e fiton debatin publik.

Lexo edhe:

Humbi “Euro 2024” me Anglinë, Harry Maguire: Jam i shkatërruar që nuk më zgjodhën!

Champions/ Maguire shënon, Onana pret penallti në 97-ën! Fitore dramatike e Man.United (VIDEO)

“Kam besuar gjithmonë në veten time dhe kam dhënë gjithçka në stërvitje për të qenë në nivelin më të mirë. Dua të luaj dhe do të luftoj për këtë. Ndihem mirë dhe jam i freskët. Kam luajtur me Cristiano Ronaldon dhe e kanë kritikuar shpesh. Nëse e kritikojnë atë,që për mua është më i miri, si të mos kritikojnë pjesën tjetër”, – tha Maguire.

Kundër Iranit luajti titullar dhe goditi traversën në pjesën e parë, para se të largohej i tronditur pas një goditjeje pas një ore. Edhe në barazimin 0-0 kundër SHBA ishte një mur që zmbrapsi të gjitha manovrat e rivalit në qendër. Koka e tij ishte një mburojë, që nuk la të kalonte asnjë top, duke bërë tetë ndërhyrje spastruese, gjashtë prej tyre me kokë.

“Ai është një futbollist fantastik. Lartësia dhe prania e tij fizike na japin fuqi ajrore që nuk e kemi te lojtarët e tjerë. Përveç kësaj, ai është një lider për pjesën tjetër të mbrojtjes, pasi ka qenë me ne për një kohë të gjatë”, – theksoi Southgate, që e ka përdorur në të dyja ndeshjet si titullar.

Trajneri ka vënë gjithmonë bast për të dhe Maguire ka qenë një pjesë kyçe e skuadrës së Anglisë, që arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2018 dhe në finale të “Euro 2020”. Besimi i tij është total; këtë sezon ka luajtur më shumë minuta me Anglinë (340) sesa në Premier League me Manchester United (280). Maguire po e tregon më së miri veten në Kupën e Botës.

Etiketa: Harry Maguire

Lajme të lidhura

SPORT

Humbi “Euro 2024” me Anglinë, Harry Maguire: Jam i shkatërruar që nuk më zgjodhën!

18:36 : 06/06/2024
SPORT

Champions/ Maguire shënon, Onana pret penallti në 97-ën! Fitore dramatike e Man.United (VIDEO)

23:11 : 24/10/2023
SPORT

“E di si ndihesh”, Beckham në krah të Maguire: Mbaje kokën lart!

22:38 : 16/09/2023
SPORT

“Merr milionat dhe zhduku”, United vendos përfundimisht për Harry Maguire

17:53 : 01/06/2023
SPORT

Plasin memet në rrjet/ S’ndalen gafat e Maguire, shihni autogolin epik të mbrojtësit

23:31 : 13/04/2023
SPORT

Liga e Kombeve/ Gjermania në avantazh ndaj Anglisë pas gafës së Harry Maguire

22:07 : 26/09/2022
Para

Eksperimenti i të ftohtit: Çfarë i ndodh trupit në një shtëpi pa ngrohje

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com