• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT KATAR 2022

Skaloni: Mesi në maksimum, më mirë që humbëm që në debutim

10:29 : 26/11/2022
në KATAR 2022, SPORT

Në paraqitjen e parë për mediat pas asaj disfate me Arabinë Saudite në debutim, Lionel Skaloni është përpjekur të transmetojë qetësi në konferencën e djeshme për shtyp, duke ditur edhe rëndësinë e përballjes së sotme me Meksikën.

Për Argjentinën do të jetë një ndeshje jetë a vdekje për kualifikimin dhe trajneri ka garantuar se skuadra e tij do të ketë reagimin e duhur.

Duke zbuluar se e priste të humbnin në një moment, Skaloni është ndalur edhe te një sërë temash që prekin bardhekaltrit, nga Mesi te pozicionet jashtë loje e moduli.

DEBUTIMI – “Nëse shqyrtoni arkivat dhe gjeni ato që kam thënë, unë kam kohë që ju paralajmëroj se goditja herët ose vonë do të vinte, isha i pari që isha i përgatitur për këtë.

Ky është futbolli, na rastisi në botëror, por është mirë që na ndodhi në ndeshjen e parë. Tani duhet të ecim para dhe të reagojmë. Kur merr një goditje, dy apo tri e vetmja gjë që të ngelet të bësh është të ringrihesh.

Lexo edhe:

Trump njofton pezullimin për 90 ditë të tarifave tregtare me Meksikën

A do ta arrijë Yamal nivelin e Messit? Përgjigjet Guardiola

Kam besim te ky grup, e di që është i aftë për ta bërë këtë, nuk kam asnjë dyshim për të mitë. 19 nga 26 lojtarët debutojnë në Botëror? Është normale që kur debuton në një kompeticion të tillë të kesh edhe dhimbje barku, pasi me gjithë respektin për klubet, kombëtarja është diçka tjetër”.

POZICIONI JASHTË LOJE – “Nuk mund t’i përdorim si justifikim golat e anuluar, ekipi duhet të jetë i aftë të shkojë përtej këtij fakti. E kemi dëshmuar se mund ta bëjmë në Kupën e Amerikës dhe tani duhet ta bëjmë këtë edhe në Botëror. Kartat janë në tavolinë, kemi gjithçka në dorë, kështu që mund të rrimë të qetë”.

MËNYRA E LOJËS – “Ne nuk do ta ndryshojmë mënyrën tonë të lojës për shkak të asaj që ndodhi të martën. Duhet të kthejmë faqe dhe të mendojmë vetëm për të fituar, do të luajmë në të njëjtën mënyrë dhe do të përcaktojmë në seancën e fundit stërvitore detajet. Mund të ketë edhe ndryshime, por nuk kam vendosur ende asgjë”.

MESI – “Nuk e di nga jeni nisur që keni qarkulluar lajme se Mesi nuk është mirë dhe nuk është stërvitur, kur ka foto që tregojnë të kundërtën. Jo vetëm ai, por të gjithë ata që luajtën ndaj Arabisë Saudite kryen vetëm gjysmën e stërvitjes. Leo është më mirë se asnjëherë, të gjithë kemi nevojë për të dhe ai është në maksimum si fizikisht dhe moralisht”.

MEKSIKA – “Meksika është një ekip i shkëlqyer, me ide të qarta në lojë. Janë skuadër sulmuese dhe kanë një trajner të madh dhe jam i sigurt që ka përgatitur diçka për ne dhe do të synojë kualifikimin. Por ne jemi aty, nuk do të lejojmë të na surprizojë. Një vend i tërë nesër (e shtunë) të jenë të lumtur”, tha Skaloni për këtë.

Etiketa: meksikaMessiSkaloni

Lajme të lidhura

BOTA

Trump njofton pezullimin për 90 ditë të tarifave tregtare me Meksikën

21:48 : 31/07/2025
SPORT

A do ta arrijë Yamal nivelin e Messit? Përgjigjet Guardiola

21:17 : 28/07/2025
SPORT

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025
SPORT

Rekordi i Yamal zgjat vetëm një vit, 16-vjeçari Mora shkruan historinë me Meksikën

19:23 : 07/07/2025
SPORT

James Rodriguez tha se Argjentina fiton me arbitra, Messi: Ti flet shumë…

20:27 : 11/06/2025
SPORT

Balotelli: Nuk i kam zili për asgjë Ronaldon dhe Messin, ja pse nuk kam fituar sa ata

15:47 : 26/05/2025
Para
Foto ilustruese

Arrestohen për vjedhje tre persona në Lezhë

TË GJITHA

Horoskopi, 3 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 02/08/2025

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas këmbësorin

22:57 : 02/08/2025

Analisti: Politikat serbe diktojnë qëndrimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

22:46 : 02/08/2025

Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

22:41 : 02/08/2025

Detaje nga sherri me thika në Vlorë/ Dy të plagosur dhe dy të arrestuar – Video

22:31 : 02/08/2025

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë

22:07 : 02/08/2025

‘Jetoj pa ujë dhe mes minjve’/ Italiani Davide Pecorelli rrëfen ditët e tij në burgun 313 në Tiranë

21:54 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com