• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BBC/ Aventura me gomone e emigrantit shqiptar: Humba mijëra paund

19:18 : 22/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Ndërsa besimi i të rinjve se mund të krijojnë një të ardhme në Shqipëri bjerret dita ditës, gomonet që nisen drejt Britanisë janë kthyer në një shqetësim dhe çështje me rëndësi për shtetin pritës.

Reporteri i BBC, Joe Inwood, sjell historinë e një të riu shqiptar, i cili nuk pati fat për të siguruar një leje qëndrimi në Britani. Artani nga ana tjetër tregon për kushtet e vështira të udhëtimit, paratë e humbura dhe situatën e pashpresë që e ka vënë më shpatulla pas murit në Shqipëri.

Artikulli i BBC

“Unë nuk kërkova azil. U thashë se jam emigrant ekonomik”, tha Artani. “Na dhanë qese plastike me gjërat tona, më thanë nesër në mëngjes do të mbërrini në Tiranë”.

Ndryshe nga shqiptarët e tjerë që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla dhe kanë kërkuar azil, ai u dërgua shpejt në shtëpi.

Lexo edhe:

Bandat kriminale në Britani përdorin shtëpi me qira për ferma kanabisi, rrezikojnë jetën e fqinjëve të pafajshëm

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

Ai u kishte paguar kontrabandistëve kurdë rreth 3,500 £ (4,169 dollarë) për udhëtimin e rrezikshëm nëpër kanalin anglez, duke marrë para borxh nga miqtë dhe familja.

Artanin e takuam në një periferi industriale të kryeqytetit shqiptar. Nuk është emri i tij i vërtetë, pasi identiteti i tij duhet mbrojtur nga frika e hakmarrjes. Ai është në fillim të 30-ave.

“Trafikantët ishin të armatosur me thika dhe pistoleta. Ata na kërcënonin vazhdimisht, duke thënë që të mos filmonim asgjë dhe as të mos pinim cigare pasi drita do të sinjalizonte vendndodhjen tonë”.

Pavarësisht kërcënimit, ai arriti të regjistrojë disa pamje nga udhëtimi i tij nëpër kanal.

Largimi nga Shqipëria, veçanërisht për në Britaninë e Madhe apo Gjermani, është një aspiratë e përbashkët e shumë të rinjve. Më shumë se 12,000 shqiptarë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe me varka të vogla këtë vit, grupi më i madh i emigrantëve që përpiqen të hyjnë në vend në këtë mënyrë. Mesatarisht më shumë se gjysma e shqiptarëve përfitojnë azil.

“Udhëtimi përtej kanalit ishte torturë”, kujtoi Artani. Ishte ftohtë, stuhi dhe tepër e frikshme.

“Një varkë e policisë franceze u shfaq gjatë udhëtimit tonë. Ata na shoqëruan nga një distancë ndoshta 200 metra, vetëm duke vëzhguar, gjë që na dha siguri. Ata qëndruan për tre orë, ndoshta më shumë. Më pas kaluam në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe thirrën policinë britanike.”

Artani kujton se si autoritetet britanike i ndihmuan të dilnin të sigurt në breg. “Ata na thanë se po vinin për të na marrë, se nuk duhet të na zërë paniku. U sollën mirë dhe u dukën shumë mikpritës dhe të sjellshëm. Ne u hodhëm në varkën e policisë së Mbretërisë së Bashkuar ku morëm jelekët e shpëtimit.”

Ashtu si mijëra të tjerë që kanë kaluar kanalin me varka të vogla këtë vit, ai përfundoi në qendrën e pritjes Manston, në Kent.

Në kulmin e krizës së varkave të vogla në tetor, 4,000 njerëz po strehoheshin në një vend ku duhet të qëndronin vetëm 1,600 persona. Shifrat ishin aq të larta sa Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman e konsideroi ardhjen e emigrantëve që kalojnë kanalin si një “pushtim”.

Artani u kishte treguar autoriteteve shkaqet që e kishin detyruar të emigronte.

“I thashë gruas që më intervistonte: “E di që kam hyrë ilegalisht, por nuk kam ardhur për qejf. Kam ardhur se dua të punoj. Nuk kam kërkuar azil”.

“Unë u thashë atyre se jam një emigrant ekonomik. Babai im është invalid. Prej 15 vitesh ai jeton me pensionin e një invalidi që nuk mjafton për të blerë ilaçet e tij.”

Artanin e pyetëm nëse e dinte se kishte arritur ilegalisht në Angli.

“Po, sigurisht. Nëse hyn në një vend të huaj pa dokumentacion të rregullt, viza, pulla, sigurisht që po hyn ilegalisht”, u përgjigj ai.

Shumica e shqiptarëve që kemi takuar në Shqipëri ankohen dhe thonë se është e vështirë të hysh në Britani në mënyrë të ligjshme.

Ai shtoi: “Po ka rrugë ligjore, por unë nxitova. Kërkova mënyrën më të shpejtë dhe më të lirë. Viza duhet të ishte më e lirë, por kisha nevojë për ndihmë me aplikimin dhe njerëzit paguajnë më shumë për këtë sesa udhëtimin me gomone”.

Një nga arsyet pse Artani u deportua ishte se ai u tregua i sinqertë për arsyet e tij të udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar. Ai nuk u përpoq të kërkonte azil, ai këmbënguli se ishte atje për të punuar.

E kishte kuptuar pak se po e çonin në shtëpi: “Na nxorën jashtë, ne ishim të rrethuar nga policia.”

“Në atë moment isha aq i mërzitur sa nuk mund ta përshkruaj. Ndjeva sikur truri do të më shpërthente dhe se nuk mund të bëja gjë”.

Artani pranon me lehtësi se ka shkelur ligjin e Mbretërisë së Bashkuar dhe kjo ishte arsyeja pse ai u dëbua. Përveçse është kthyer në shtëpi, ai tashmë është i ndaluar nga vendet e tjera evropiane për të lëvizur gjatë tre viteve të ardhshme.

“Kam qarë gjatë gjithë udhëtimit, që nga momenti që hipa në autobus dhe kuptova se po më dëbonin, deri sa mbërrita në Shqipëri”, u shpreh ai.

Çështja e emigrimit nëpërmjet varkave të vogla ka ngritur debate të forta në Britani. Disa pretendojnë se problemi është mbivlerësuar, ndërsa të tjerë mendojnë se është një krizë e plotë.

E vetmja gjë për të cilën pothuajse të gjithë bien dakord, është se të vetmit njerëz që përfitojnë realisht nga status quo-ja janë bandat e kontrabandës, që nxjerrin fitime të mëdha nga rrezikimi i jetëve të të tjerëve.

Vetë Artani ka mijëra paund borxh dhe beson se kushdo tjetër që e çon nëpër mend një udhëtim të tillë, do të ishte mirë të mos e bënte fare.

“Ishte një terror i paimagjinueshëm. E them me siguri se nuk duhet të zgjidhni gomonen. Nëse ka një rrugë ligjore, me vizë, atëherë po largohuni, por ju lutem mos mendoni kurrë të largoheni me gomone.”

Etiketa: ArtanibbcBritani

Lajme të lidhura

BOTA

Bandat kriminale në Britani përdorin shtëpi me qira për ferma kanabisi, rrezikojnë jetën e fqinjëve të pafajshëm

14:01 : 02/06/2025
BOTA

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

16:22 : 25/05/2025
BOTA

Ministrja britanike: Izraeli po përdor urinë si ‘armë’ të luftës

21:15 : 21/05/2025
BOTA

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë, siguron 6 miliardë euro investime

15:57 : 21/05/2025
AKTUALITET

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

10:00 : 15/05/2025
BOTA

Avioni merr flakë në Londër, pasi piloti ngatërroi të majtën me të djathtën

20:09 : 09/05/2025
Para

Ekonomia e Britanisë, më e goditura në mesin e G7-ës

TË GJITHA

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com