Vllaznia u është rikthyer ditën e djeshme përgatitjeve pas pushimit një javor. Shkodranët i mbyllën këto 12 javë kampionat brenda pritshmërive dhe vijnë me një moral disi të lartë.
Ky pushim pritet t’i vijë në ndihmë trajnerit Mirel Josa për të rregulluar sa të mundet diçka në skuadrën që ai e drejton prej disa muajsh.
Kështu, mbeten për t’u parë ndryshimet që skuadra do të bëjë pas këtyre ditëve përgatitje, të paktën në katër javët e mbetura deri në hapjen e merkatos.
Dje ekipi ishte pak a shumë i plotë në stërvitje me përjashtim të mbrojtësit të qendrës Darko Bulatoviç, i cili nga sa mësohet i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një problemi që ka pasur rrëzë kofshës.
Ai me siguri nuk do të jetë i gatshëm në takimet e këtij fundviti. Nga sa mësohet lojtari ka pasur edhe më herët këtë shqetësim, madje mësohet se ka luajtur me këtë problem në dy përballjet si ndaj Kukësit e po ashtu edhe ndaj Tiranës, madje, duke qenë një nga lojtarët më të mirë për skuadrën e tij.
Megjithatë ai nuk ishte i vetëm si mungesë, pasi dje për arsye personale ka munguar edhe sulmuesi Ante Aralica që mësohet se s’ka arritur që të arrijë orarin e stërvitjes së parë.
Pjesa tjetër ka qenë e plotë. Madje kjo periudhë ndërprerjeje ka vlejtur shumë për një prej futbollistëve kryesorë të ekipit, Liridon Latifi. Ai e ka kaluar dëmtimin dhe i është kthyer që dje punës me grupin.
Skuadra dje mësohet se ka zhvilluar më shumë vrapime rreth fushës dhe ka bërë për disa minuta streçing. Ndërsa pas stërvitjes së parë skuadra mësohet se do të zhvillojë edhe një minifazë përgatitore sërish në Ulqin.
Ajo do të lërë sot Shkodrën dhe nga sa mësohet gjatëkësaj kohë gjithashtu, janë planifikuar edhe takime miqësore. Megjithatë, për momentin endenuk dihen kundërshtarët me tëcilët do të ndeshen.
SUPERKUPA – Vllaznia e nisme finalen e Superkupës më 7 dhjetor kundër Tiranës, një ndeshje që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, ora 19:00.
Sipas të gjitha gjasave, në këtë takim kuqeblutë do të kenë të gatshëm edhe Liridon Latifin. Sulmuesi i krahut nuk luan që prej 28 gushtit, kur dhe u dëmtua rëndë në ndeshjen ndaj Kukësit në “Loro Boriçi”. Gjendja fizike e kosovarit ka ardhur në rritje dhe ai ka nisur prej ditësh stërvitjen me grupin, kështu që pritet të marrë minuta ndaj Tiranës, duke shtuar cilësinë në kampin shkodran.