• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Hajrie Muçmata

Provat e reja dhe shpjegimet e gjyqtares së Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata e zvogëluan balancën negative të konstatuar nga Komisioni, por rezultati i mbetur u çmua i mjaftueshëm për shkarkimin e saj. Po ashtu, mbeti i pandryshuar rezultati për deklarim të rremë të burimit të një lokali.

16:52 : 15/11/2022
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 15 nëntor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtares së Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata, e cila u largua nga detyra tre vite më parë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për mungesë burimesh në blerjen e një apartamenti dhe një lokali, ku për këtë të fundit u konstatua edhe deklarim i rremë i burimit të krijimit. Muçamata nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit, por ajo u përfaqësua nga avokatja Irena Reso.

Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, gjyqtarja Ina Rama sqaroi se kalimi për shqyrtim i ankimit të Muçmatës në seancë publike u krye me qëllim korrigjimin e shkeljeve të rënda procedurale të kryera prej Komisionit, që ishin evidentuar gjatë shqyrtimit të çështjes në dhomë këshillimi.

Rama renditi konkluzionet e Komisionit për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin e përfundua procesi i vetingut për Muçmatën në shkallën e parë, ku u konkludua në përfundim se ajo kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe se gjendej në pamundësi totale në vlerën 6.4 milionë lekë për mbulimin e shpenzimeve të investimeve në vite. Po ashtu u konstatua edhe deklarim i rremë për burimin e krijimit të një pasurie.

Gjatë seancës publike më 9 nëntor, Muçmata dhe avokatja e saj kërkuan shpalljen e vendimit të Komisionit si absolutisht të pavlefshëm me pretendimin se arsyetimi nuk ishte kryer nga relatorja e çështjes, ashtu si e ngarkon ligji, ndërsa në rast të rrëzimit të këtij varianti, u kërkua riçelja e hetimit dhe kryerja e analizës financiare bazuar edhe në provat e reja të depozituara prej subjektit së bashku me ankimin dhe me parashtrimet. Kërkesa e parë u rrëzua prej Kolegjit, ndërsa e dyta u pranua dhe Kolegji që pasi çeli hetimin dhe administroi provat e mbylli atë dhe u tërhoq për vendimarrje.

Megjithatë, provat e reja të Muçmatajt nuk e ndryshuan konkluzionin final të Komisionit. Rama tha se edhe nga analiza financiare e kryer në Kolegj, Muçmata ka rezultuar në pamundësi financiare për blerjen e apartamentit, të lokalit dhe të mbulimit të shpenzimeve të tjera prej nga është konstatuar balancë negative në total në vlerën 4 milionë lekë. Sipas Ramës, ky bilanc negativ është konkluduar pasi janë konsideruar një pjesë e pretendimeve të subjektit dhe duke kryer analizën financiare në versionin më garantist të mundshëm.

Lexo edhe:

10 arsye, përse anëtarët e KPA nuk mund të bëhen gjyqtarë Apeli

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

Në vijim, kryesuesja konstatoi se mbetej e pandryshuar gjetja e Komisionit për deklarim të rremë të burimit të lokalit, pasi një kredi e pretenduar nga subjekti kishte kaluar për llogari të një personi tjetër dhe ishte e provuar se nuk kishte shërbyer për blerjen e kësaj pasurie.

“Pas shqyrtimit të të gjitha shkaqeve, trupi gjykues i Kolegji arriti në përfundimin se konkluzioni i Komisionit se subjekti nuk ka arritur nivel të besueshëm për pasurinë, është i drejtë”, deklaroi Rama dhe njoftoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit pasi ishte arritur në konkluzionin se Muçmata ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë.

/reporter.al/

Etiketa: Hajrie Muçmatakpa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

10 arsye, përse anëtarët e KPA nuk mund të bëhen gjyqtarë Apeli

11:34 : 01/04/2026
AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

09:01 : 21/03/2026
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e arrestuar, Aurel Zarka

19:11 : 05/03/2026
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Albana Palaj

17:39 : 04/03/2026
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

14:05 : 27/02/2026
AKTUALITET

KPA pushon çështjen e ndihmësit ligjor, Ervin Aliu

12:31 : 27/02/2026
Para

Hapen aplikimet për 300 vende në Shkollën e Policisë, ja kriteret që duhen plotësuar

TË GJITHA

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026
Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte debatuar ne lidhje me ligjin e importit te mbetjeve./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama smiles during a parliamentary session where is discussed about the solid waste import law.

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom