• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera e Durrësit/ Dyshime për offshore, Braçe-PS: A po e vendosim portin kolateral?

11:17 : 15/11/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Ngutja për t’i dhënë jetë projektit të “Durrës Yachts & Marina”, duket se ka ngritur dyshime edhe vetë brenda mazhorancës socialiste duke qenë se mijëra metra katrorë tokë publike do të falen për një vepër, për të cilën ka zëra se lidhet fort me kompani offshore.

Ka qenë ish zv/kryeministri Erion Braçe ai që ka shprehur rezervat e para për projektin nga radhët e të besuarve të kryeministrit Rama, teksa në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ka kërkuar më tepër transparencë sa i përket aktorëve të përfshirë në këtë projekt.

Pavarësisht nisjes me debat dhe gjuhës jo etike me të cilën iu drejtua kolegut demokrat Edmond Spaho, Braçe e mbështeti kërkesën e opozitës për të thirrur në Komision, ministren e Financave Delina Ibrahimaj dhe zv/kryeministren Belinda Balluku, të cilat kanë hedhur firmën në marrëveshje.

“Dua të them që mundësia për të diskutuar është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë këtij komisioni. Çfarë ndodhi më parë nuk shkon. Është legjitime kërkesa për të qen1% ministrat këtu, po për çfarë? Nëse i themi hajdut këtij e atij… Dhe roli i ministrave, për çfarë të vijnë? Për t’i sharë? Nuk shkon”, tha Braçe.

Në vijim Braçe rreshtoi një mori pyetjesh për të cilat ai kërkoi sqarime nga përfaqësuesit e ministrisë dhe Këshillit të Ministrave në Komision, duke mos lënë mënjanë dyshimet se toka që aktualisht i përket shtetit në portin e Durrësit, po i falet me ligj privatit.

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

“Dua të di sa është prona e shtetit e vënë në dispozicion për këtë, në hektar? Cili është dokumenti që na garanton se kjo sipërfaqe toke që do të jetë aty, duhet të depozitohet dokumenti?  Çfarë ndodh me vijën bregdetare që vihet në dispozicion të këtij projekti?  Në cilin dokument është kjo që investitori, përfshirë dhe shtetin shqiptar, nuk do ta përdorë këtë pronë për të garantuar financim? Më jepni dokumentin që tregon se prona nuk do vendoset kolateral! Ju thatë se 8 hektarë do u kthehen qytetarëve, është pronë private apo publike? Sa janë taksat që do paguajë investitori?  Sa është vlera e taksave nga e cila do përjashtohet? Ju thatë se ai do ndërtojë hoteleri. Do ndërtojë gjë tjetër veç hoteleve?  Sa është vlera e taksave. Sa taksa do paguajnë dhe nga sa taksa do përjashtohen?”, tha Braçe.

Duke iu referuar fjalës së kolegëve të tij socialistë, të cilët vijojnë ta mbrojnë projektin duke u kapur pas “madhështisë” së figurës të kreut të Emaar Group, Mohamed Alabbar, Braçe theksoi se atij nuk i intereson “se sa i madh është zotëria që financon”, por do “garanci se ky projekt do mbarojë”.

“Duam të dimë, kemi të bëjmë me një kompani, është e ndarë në përqindje, ka të tjera kompani që financojnë në këtë pjesë, duam ta dimë. Dua të di, a ka kompani offshore të përfshira? Nëse po cilat, nëse jo shumë faleminderit. Dua të di se cilat janë dhe ku? Pyetja tjetër: Në disa nene, ka ndonjë detyrim që kompania të zbatojë ligjet vendase për financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave. Në cilin dokument janë dhe nga cili moment do t’i nënshtrohen? Për këtë sipërfaqe, ka pasur kërkesa të tjera? Nëse po, nga cilët. Kush do jetë institucioni që do shikojë këtë marrëveshje dhe këtë investim?”, pyeti më tej Braçe.

I gjendur përballë pyetjeve sfiduese të kolegut të tij socialist, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi u përgjigj duke thënë se “çdo gjë do jetë e lidhur me letra”.

Etiketa: afera e portit te durresitEdi Ramaerion brace

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
Para

Aksident në Durrës, makina përfundon në dyqanin e veshjeve

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com