• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zgjedhjet në SHBA/ Demokratët fitojnë Arizonën, një vend larg kontrollit të Senatit

22:37 : 12/11/2022
në BOTA

Senatori demokrat Mark Kelly fitoi rizgjedhjen të premten në shtetin vendimtar të Arizonës, duke mundur republikanin Blake Masters, duke bërë kështu që partia e tij të jetë vetëm një vend larg marrjes së kontrollit të Senatit për dy vitet e ardhshme të mandatit të presidentit Joe Biden.

Me votën e nënpresidentes Kamala Harris, demokratët mund të ruajnë kontrollin e Senatit duke fituar ose garën në Nevada, e cila nuk është përcaktuar ende, ose balotazhin e muajit të ardhshëm në Xhorxhia. Me fitoren e demokratëve në Arizona, republikanëve tani u duhet të fitojnë të dyja garat e mbetura për të marrë shumicën.

Rezultati i Arizonës është një tregues i forcimit të pozitave të demokratëve në një shtet dikur mbizotërohej bindshëm nga republikanët.

Edhe gara për postin e guvernatorit mes demokrates Katie Hobbs dhe republikanes Kari Lake nuk është përcaktuar.

Zoti Kelly, një ish-astronaut i NASA-s është i martuar me ish-anëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve Gabby Giffords, e cila frymëzoi vendin kur u rimëkëmb pasi u plagos në kokë nga një sulm me armë zjarri në një atentat në vitin 2011 ku gjetën vdekjen gjashtë persona dhe u plagosën 13. Zoti Kelly dhe zonja Giffords bashkë-themeluan një organizatë për sigurinë e armëve.

Lexo edhe:

Rrëzohet një avion i vogël pas përplasjes me një pemë në SHBA, humb jetën piloti

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

“Ka qenë një nga nderet e mëdha të jetës sime të shërbeja si Senator i Arizonës,” tha zoti Kelly në një deklaratë. “Jam i përulur nga besimi që tregoi shteti ynë ndaj meje për të vazhduar këtë punë.”

Fitorja e zotit Kelly në zgjedhjet e posaçme të 2020-ës, që u mbajtën pas vdekjes së senatorit republikan John McCain u dha demokratëve të dy vendet e Arizonës në Senat për herë të parë në 70 vjet. Kthesa ishte rezultat i ndryshimeve demografike dhe pakënaqësive ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Fushata e demokratit Kelly u përqendrua kryesisht në mbështetjen e tij për të drejtat e abortit, mbrojtjen e Sigurimeve Shoqërore, uljen e çmimeve të barnave dhe sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm me ujë në mes të një thatësire shkaktuar nga rënia e nivelit të ujit në lumin e Kolorados.

Ndërsa mbështetja për presidentin Biden binte zoti Kelly u distancua prej tij, veçanërisht në lidhje me sigurinë kufitare, dhe nuk e vuri shumë thekson tek përkatësia e tij demokrate mes ankthit për gjendjen e ekonomisë.

Zoti Masters në fushatën e tij, bëri thirrje për privatizimin e Sigurimeve Shoqërore, mbajti një qëndrim të ashpër kundër abortit dhe ngulmoi tek një teori raciste e përqafuar nga nacionalistët e bardhë sipas së cilës demokratët po kërkojnë të përdorin imigracionin për të zëvendësuar të bardhët në Amerikë.

Ai fitoi mbështetjen e zotit Trump duke mbështetur pretendimimin pa baza të ish-presidentit se ai kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2020, por nën presion gjatë një debati muajin e kaluar, ai pranoi se nuk kishte parë prova që zgjedhjet ishin manipuluar. Ai më pas iu rikthye edhe më me forcë pretendimit të rremë për fitoren e zotit Trump./ VOA

Etiketa: SHBAzgjedhje

Lajme të lidhura

BOTA

Rrëzohet një avion i vogël pas përplasjes me një pemë në SHBA, humb jetën piloti

16:49 : 01/11/2025
BOTA

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

14:33 : 01/11/2025
BOTA

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025
BOTA

Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatit SHBA në Karaibe

08:59 : 01/11/2025
AKTUALITET

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

08:33 : 01/11/2025
BOTA

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025
Para

Primaret e PD për Kurbinin, hyn në garë edhe deputetja demokrate

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com