• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Debati për emigrantët, Meloni sfidon qeverinë franceze

22:11 : 11/11/2022
në BOTA

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni e ka quajtur qeverinë franceze “agresive” dhe “të pakuptueshme” pasi kritikoi Italinë për refuzimin e lejimit të një anijeje me emigrantë.

Kohët e fundit, Italia pranoi tre varka të OJQ-ve që shpëtonin emigrantët që kalonin nga Libia pasi i bllokoi për disa kohë.

Kryeministrja Meloni gjithashtu deklaroi se Franca kishte rënë dakord të mirëpriste një tjetër anije të quajtur Ocean Viking.

Ky njoftim solli edhe reagimin e zëvendëskryeministrit italian Matteo Salvini, i cili u gëzua duke thënë se “ajri ka ndryshuar”. Gjithashtu lideri i ekstremit të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban e falenderoi Melonin për “mbrojtjen e kufijve të Europës”.

Por sipas asaj që shkruan BBC, raportet sugjerojnë se autoritetet franceze në fakt nuk kishin rënë dakord për një marrëveshje. Në Paris, njoftimi publik i Italisë po shihet si një mënyrë për ta detyruar atë të pranojë varkën.

Lexo edhe:

Brussels Signal: Marrëveshja e Italisë dhe Shqipërisë për migrantët, mes riafirmimit dhe dyshimeve

Italia kundër Trump: Nuk pajtohemi me tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin tha se Franca do të lejonte në mënyrë të jashtëzakonshme të ankorohej Ocean Viking. Anija pritej të mbërrinte në Toulon të premten në mëngjes. Por ai i përshkroi veprimet e Italisë si të dënueshme dhe egoiste, duke paralajmëruar për “pasoja shumë të rënda”.

Në një konferencë për shtyp të premten, Meloni tha se ishte e tronditur nga “reagimi agresiv” i Francës, të cilin ajo e përshkroi gjithashtu si të pajustifikuar.

Komentet vijnë në mes të një lufte gjithnjë e më shpërthyese fjalësh midis dy vendeve anëtare të Bashkimit Europian për emigracionin, të cilin qeveria e re e djathtë e Italisë është zotuar se do ta frenojë.

Franca pezulloi një marrëveshje për të pranuar 3,500 emigrantë të zhvendosur nga Italia, u ka kërkuar vendeve të tjera anëtare të BE-së të bëjnë të njëjtën gjë dhe ka forcuar kontrollet në kufijtë e saj me Italinë.

Meloni ka paralajmëruar se nuk do të ishte një lëvizje “inteligjente” që BE të izolonte Italinë. Ajo theksoi se vendi i saj kishte pranuar pothuajse 90,000 emigrantë këtë vit, ndërsa Ocean Viking, me 234 në bord, ishte varka e parë e shpëtimit e OJQ-ve që Franca kishte pranuar ndonjëherë.

“Situata nuk mund të vazhdojë kështu”, shtoi Meloni, duke thënë se me reagimin e saj, Franca kishte tradhtuar solidaritetin europian.

Ndarja e pabarabartë e barrës së emigracionit ka shkaktuar prej kohësh fërkime brenda BE-së. Italia, Greqia dhe Spanja kanë argumentuar se nuk mund të pritet që ata të mbajnë mbi supe peshën.

Politika e brendshme gjithashtu është përfshirë në përplasje, në të dy anët e kufirit. Kryeministrja e Italisë, liderja e parë e ekstremit të djathtë e vendit që nga Lufta e Dytë Botërore, bëri fushatë për ndalimin e anijeve me emigrantë dhe duhet të kënaqë bazën e saj elektorale.

Në Francë, presidenti Emmanuel Macron përballet me presionin e ekstremit të djathtë, udhëheqësja e të cilit Marine Le Pen ka qenë e shpejtë për të përfituar nga kjo çështje. Ajo akuzoi Emmanuel Macron-in për “pakujdesi dramatike” me pranimin e anijes, duke denoncuar dështimin e tij për të ndaluar “emigracionin masiv dhe anarkik”.

Cilido qoftë motivi, rezultati është tani kriza më e keqe midis Francës dhe Italisë që nga viti 2019, kur zëvendëskryeministri i atëhershëm italian bëri një vizitë solidariteti te protestuesit antiqeveritar të jelekëve të verdhë në Francë, duke bërë që Parisi të tërhiqte ambasadorin e tij në Romë.

“Është e rrallë që anëtarët perëndimorë të BE-së të kritikojnë njëri-tjetrin kaq hapur dhe kjo nuk është një shenjë e mirë për marrëdhëniet midis qeverisë së re të Italisë dhe aleatëve të saj tradicionalë”, shkruan BBC.

Etiketa: debatiemigrantetmeloni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Brussels Signal: Marrëveshja e Italisë dhe Shqipërisë për migrantët, mes riafirmimit dhe dyshimeve

18:09 : 19/05/2026
BOTA

Italia kundër Trump: Nuk pajtohemi me tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa

16:37 : 04/05/2026
AKTUALITET

Rama vijon servilosjen, i ulet sërish në gjunjë Melonit

16:16 : 16/04/2026
BOTA

“Mendoja se Meloni ishte e guximshme”, Trump: Papa nuk di çfarë ndodh në Iran

16:06 : 14/04/2026
AKTUALITET

Fluks i shtuar në Kakavijë pas festimeve të Pashkës, emigrantët kthehen në Greqi

11:18 : 13/04/2026
AKTUALITET

Të ardhurat nga emigrantët arrijnë rekordin e 1.1 miliardë eurove në 2025-n

14:42 : 25/03/2026
Para

Shëndeti juaj është në rrezik? Bëni këtë test dhe zbuloni se sa stres keni

TË GJITHA

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom