• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Analiza në DW/ Procesi i Berlinit dhe “dronët” mbi Serbi

23:25 : 03/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Serbia vendosi forcat e saj të armatosura në gatishmëri të lartë, sepse në zonën kufitare kosovaro-serbe janë parë gjoja dronët mbi komplekset ushtarake. Dhe kjo në momentin, që Kosova qëndron kokëfortë në debatin lidhur me zbatimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të targave të automjeteve.

Këto tema dominojnë median serbe, ndërkohë që ato i kushtojnë pak vëmendje sensasionit të vërtetë në marrëdhëniet dypalëshe. Historia me dronët largon vëmendjen nga Berlini, ku të enjten u hodhën hapa të rëndësishëm drejt bashkëpunimit rajonal dhe ç’tensionimit, të cilët do të mundësojnë lëvizjen në tërë rajonin dhe një bashkëpunim më të ngushtë. Diplomatët gjermanë dhe partnerët e tyre evropianë kanë realizuar një arritje të vërtetë në kuadër të Procesit të Berlinit.

6 shtetet e Ballkanit Perëndimor do të njohin në të ardhmen kartat e identitetit dhe diplomat e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe kualifikimeve profesionale të vendeve fqinje. Tri marrëveshjet mundësojnë indirekt edhe normalizimin mes dy fqinjëve Serbisë dhe Kosovës.

Dhe kjo duke pasur parasysh që qeveria e Serbisë ende zyrtarisht e refuzon në mënyrë kategorike njohjen e Kosovës. Këto marrëveshje me të drejtë mund të kuptohen si piketa të rëndësishme në rrugën drejt integrimit rajonal, planeve për zhvillimin e tregut të brendshëm dhe afrimit me BE-në, sepse lehtësojnë bashkëpunimin në shumë nivele dhe mundësojnë lirinë e lëvizjes brenda Ballkanit Perëndimor.

Beogradi lëviz, por edhe Bosnje-Hercegovina

Sidomos Serbia është larguar për fat të mirë ndjeshëm nga bllokada e saj e mëparshme, pasi ky vend njeh tani edhe dokumentet e Kosovës. Ky është për qindra mijëra njerëz të këtij rajoni një hap i rëndësishëm në pranimin e ndërsjellë të shteteve. Krahas këtij normalizimi të rëndësishëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, marrëveshjet mundësojnë edhe një ecje përpara ndërmjet Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës.

Lexo edhe:

Zjarret në Kosovë shkaktojnë dy viktima, mbi 320 vatra në javën e fundit

Ranë nga lartësia, humbin jetën dy punëtorë ndërtimi në Gjakovë

Sepse edhe Bosnje-Hercegovina nuk e ka njohur ende Kosovën nën presionin e serbëve të Bosnjës. Më në fund tani njerëzit mund të udhëtojnë pa vizë ndërmjet dy vendeve! Fitues të këtij suksesi negociator gjerman dhe evropian janë në radhë të parë njerëzit në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët dëshirojnë të lëvizin të lirë dhe të kontribuojnë kështu edhe në transferimin e dijeve, sepse tanimë kualifikimet e tyre pranohen nga vendet fqinje.

Mijëra e mijëra pjesëtarë të pakicave do të përfitojnë prej kësaj dhe do të kontribuojnë që të jetohet një diversitet dhe larmi e re dhe do ndihmojnë që të reduktohet diskriminimi etnik. Fitues në një periudhë afatmesme do të dalë edhe i tërë rajoni, pasi këto marrëveshje lëvizshmërie mund të lehtësojnë planet për tregun e brendshëm dhe do t‘i japin krahë zhvillimit ekonomik të të gjithë rajonit.

Sukses i “Procesit të Berlinit”

Sigurisht që thellimi i planifikuar i bashkëpunimit në sektorin energjetik do ta fuqizojë më tej rajonin me shpresën se do të ndihmojë në reduktimin e “largimit të trurit”. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja është se procesi i Berlinit me këto marrëveshje u rikthye si urë diplomatike mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Me ketë hap qeveria aktuale gjermane e përqafoi me sukses këtë projekt të dikurshëm të Merkelit dhe u dha shteteve të Ballkanit Perëndimor një dëshmi të qartë se mbështet intensivisht anëtarësimin në BE të të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, gjë që është më urgjente se kurrë duke marrë parasysh rritjen e ndikimit rus në rajon.

Natyrisht rreth samitit pati lloj-lloj mjegullimesh diplomatike, të cilat ashtu si dronët misteriozë, synojnë të largojnë vëmendjen nga kjo arritje. Mbetet të shpresojmë që dronët të zhduken në mënyrë po aq misterioze sa edhe u shfaqën dhe që tensionet në kufi së shpejti të zbuten, në mënyrë që njerëzit më në fund të mund të lëvizin lirshëm dhe rajoni të përfitojë nga aftësitë e njerëzve të tij në njërën dhe në tjetrën anë të kufijve.

Njerëzit e kënaqur, të cilët mund të lëvizin dhe zhvillohen pa bllokime politike, janë ato që e çojnë rajonin përpara dhe përshpejtojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. /Nga Adelheid Feilcke, drejtore e departamentit Europa të Deutsche Welle

Etiketa: BerliniKosovaprocesi

Lajme të lidhura

RAJONI

Zjarret në Kosovë shkaktojnë dy viktima, mbi 320 vatra në javën e fundit

17:50 : 22/07/2025
RAJONI

Ranë nga lartësia, humbin jetën dy punëtorë ndërtimi në Gjakovë

10:04 : 21/07/2025
BOTA

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

16:44 : 20/07/2025
RAJONI

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

11:48 : 19/07/2025
BOTA

“CIA parandaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës, që përmend Trump”

22:11 : 18/07/2025
RAJONI

Caktohet masë paraburgimi për policin e dyshuar për spiunazh në Kosovë

15:27 : 18/07/2025
Para

Bushati-Maznikut: E futët tyrben mes këmbëve të hotelit

TË GJITHA

Berisha: Avokati i Popullit të nisë hetim për sjelljen çnjerëzore ndaj të burgosurit ordiner Veliaj

15:16 : 23/07/2025

Bujqësia në krizë, por fondet në ulje deri në 2027

15:11 : 23/07/2025

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

15:08 : 23/07/2025

TKZ: Një herë na eliminuam dhe FSHF e Dukës u dënua me gjobën marramendëse

14:53 : 23/07/2025

I dha telefonin Veliajt gjatë shoqërimit, SPAK i komunikon akuzën edhe policit të burgjeve

14:49 : 23/07/2025

Shtyhen afatet e hetimit, Veliajt i komunikohen akuzat në qeli/ Të pandehur dhe Gent Sula e Mirton Lika

14:42 : 23/07/2025

Do të bëhet deputete/ Kleana Xhuveli: Beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek Lapaj

14:39 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com