Gjakrat e ndezur dhe “lufta” e deklaratave midis kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ministrave të qeverisë britanike, veçanërisht Sekretares së Brendshme Suella Braverman mbi çështjen e azilkërkuesve shqiptarë që mbërrijnë me gomone përmes Kanalit, janë tentuar të ulen nga ministri i Klimës, Graham Stuart.
Braverman ka atakuar disa herë shqiptarët gjatë javës së kaluar duke e quajtur ardhjen e tyre “pushtim në bregdetin tonë jugor“, ndërsa kryeministri Rama akuzoi Britaninë se është shndërruar në një “çmendinë” me kulturën e “gjetjes së kokave për të bërë kurban” gjatë një krize migracioni ku fajin e kanë “politikat e tyre të dështuara”.
Në një intervistë për SkyNews ku komentoi situatën e krijuar në kampin e Manston dhe këto përplasje mes Londrës e Tiranës, Stuart u pyet nëse ishte i lumtur që azilkërkuesit po ndaloheshin në mënyrë të paligjshme nga qeveria e tij dhe ai u përgjigj duke thënë: “Natyrisht që jo”.
“Asnjëri prej nesh nuk është i kënaqur me këtë gjë. Ne duam që të trajtohet problemi, ne duam të kemi një kontroll, pikërisht për këtë është fokusuar Sekretarja e Brendshme“, shtoi ai.
Stuart vazhdoi të pranonte se ishte përdorur “gjuhë e pakëndshme” për krizën e emigrantëve, pasi qeverisë iu tha që të mos fajësonte shqiptarët nga ana e Ramës.
‘Are you comfortable that your party are detaining asylum seekers illegally?’ – @skynewsniall
Tory MP Graham Stuart replies “obviously not” but adds that the home secretary is focusing on ‘getting a grip on the situation’.https://t.co/WUnquWvHqf
📺 Sky 501 and YouTube pic.twitter.com/yigY8zHvY7
— Sky News (@SkyNews) November 3, 2022
Ministri i Klimës theksoi se është “mirënjohës” për Shqipërinë, duke zbuluar se vendi ynë ka dërguar oficerë të lartë policie në Dover e Kent “për të përshpejtuar përpunimin e emigrantëve me gomone“.
“Pra, ne po përpiqemi të punojmë në bashkëpunim, por është e qartë se ka presion. Ju mund ta shihni nga këshilltarët, mund ta shihni nga anëtarët e parlamentit, mund ta dëgjoni nga njerëzit dhe gazetarët në mbarë vendin. Kjo mund të çojë në një gjuhë që ndonjëherë është për të ardhur keq dhe ia vlen të shënojmë mirënjohjen tonë ndaj qeverisë shqiptare për bashkëpunimin e tyre në punën për ta zgjidhur këtë”, nënvizoi përfaqësuesi i qeverisë britanike.
Ndërkohë, sot ministrja Braverman do të vizitojë personalisht kampin në Kent pasi shefat e këshillave të qyteteve anembanë këtij qarku paralajmëruan se kupa ka arritur “pikën e vlimit”, me shqetësimet për dhunën e ekstremit të djathtë të nxitur nga dështimi për të kontrolluar numrin e emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez.