• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të rinjtë nga Ballkani me kritika dhe shpresa për integrim në BE

Në kuadër të Procesit të Berlinit 2.0, të rinjë nga vendet e BP, kritikuan procesin e ngadalshëm të BE-së për integrimin e Ballkanit Perendimor.

09:36 : 03/11/2022
në AKTUALITET

Procesi i ngadalshëm i integrimit të vendeve të Ballkanit Perendimor në strukturat e Bashkimit Evropian, po krijon një hendek të rrezikshëm që mund të largojë të rinjtë jo vetëm nga Bashkimi Evropian por edhe nga vlerat e tij. Ky ishte një nga konstatimet në një nga panelet e shumta që u zhvilluan këto ditë në Berlin, në kuadër të ‘Procesit të Berlinit 2.0′. Këto diskutime u organizuan nga Zyra Rajonale për Bashkëpunimin e Rinisë (RYCO). U tha se të rinjtë e Ballkanit, janë plotësisht të vetëdijshëm për kompleksitetin e sfidave me të cilat po përballen, por ata janë të gatshëm dhe do të punojnë që të përfshihen në vendimmarrje politike, duke kapërcyer kështu hendekun ekzistues të brezave në këtë fushë dhe duke i dhënë një shtysë të re procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.  I ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perendimor Michael Sarazin, tha se  Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e veta.

BE duhet të mbajë premtimet

“Nuk mundet Bashkimi Evropian në njërën anë të kërkojë që vendet e Ballkanit Perendimor t’i plotësojnë kriteret që kërkohen për integrim, e në anën tjetër kur ato kushte të plotësohen, BE-ja të mos mbajë premtimet e veta. Kjo pastaj është dëshpruese për të rinjtë e Ballkanit dhe për pasojë rritet mosbesimi ndaj institucioneve të BE-së. Prandaj nëse kërkohet ndryshimi nga të rinjtë, atëherë edhe BE duhet të mbajë premtimet dhe të rinjve t’u jepet shansi që t’i bëjnë këto ndryshime”, tha Sarazin. Megjithatë ai tha se Institucionet e BE-së, mbesin të  përkushtuara për intergrimin e Ballkanit Perendimor. Këtu ai përmendi rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilave u është dhënë  statusi i kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “BE-ja e do Ballkanin Perendimor brenda Unionit”, tha ai.

Më e zëshme në kritika ndaj BE-së ishte raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, e cila “mosliberalizimin e vizave për Kosovën e cilësoi një dështim të Bashkimit Evropian, përderisa Kosova i ka plotësuar kushtet tash e pesë vite më parë”.

Lexo edhe:

Greqia mund t’ia bllokojë Turqisë qasjen në skemën e BE-së për mbrojtje

Xi kërkon thellim lidhjesh Kinë-BE, von der Leyen bën thirrje për “zgjidhje reale”

BE dështoi në rastin e Kosovës

“Është shumë frustruese që Franca dhe disa vende tjera të BE-së akoma janë skeptike dhe kanë dyshime se a duhet t’i hiqen vizat qytetarëve të Kosovës, përderisa Kosova i ka plotësuar kriteret. Unë personalisht jam e befasuar me këtë skepticizëm dhe thjesht nuk kam ndonjë shpjegim”, tha Viola von Cramon.

“Për mua demokracia është proces ku duhet të respektohen të drejtat e njeriut dhe ku respektohet rendi dhe ligji. Prandaj unë mendoj se mesazhi për të rinjtë e Ballkanit, të cilëve u kërkohet të angazhohen për reforma në vendet e tyre, është që edhe vet BE të reformohet”, tha von Cramon.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin, thanë se vendet e Ballkanit Perendimor duhet të ndihmohen si një paketë dhe jo ndarasi dhe se Procesi i Berlinit është një mekanizëm që do ta shtyjë përpara këtë. U tha poashtu se dialogu ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë duhet të ecë përpara. Për të dyja vendet “është një moment i mirë që të arrijnë marrëveshje për normalizim”, të arrihet një treg i përbashkët në Ballkan dhe të  mund të kontribuojnë edhe në marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet vendeve.

Deklarata e përbashkët

Sidoqoftë, të rinjtë e Ballkanit me një deklaratë të përbashkët drejtuar qeverive të vendeve të tyre, por edhe Bashkimit Evropian,  nënvizuan se ata janë “dëshmitarë të mungesës së përditshme të mundësive për të reformuar në mënyrë efektive shoqëritë e vendeve prej nga vijnë”.

“Mungesa e besimit midis qeverisë dhe shoqërisë është realiteti ynë dhe kjo vë në pikëpyetje kohezionin social. Perceptimi aktual i institucioneve publike është se ato janë joefikase, të njëanshme, diskriminuese ose jo miqësore ndaj të rinjve, veçanërisht në sistemet e sigurisë dhe drejtësisë, dhe do të çojë në një gërryerje të mëtejshme të kohezionit social dhe më tej në tendencën e emigrimit të brezit të ri”. Prandaj të rinjtë e Ballkanit kërkojnë një ndryshim të rrënjësishëm që çon në integrimin e të rinjve dhe pjesëmarrjen efektive të tyre në të gjitha pjesët e shoqërisë dhe strukturat vendimarrëse. Në këtë linjë sugjerohen qeveritë e vendeve të Ballkanit Perendimor që të marrin masa për një komunikimin strategjik me të rinjtë për sistemet politike dhe fillimin e proceseve të detyrueshme dhe të ndershme të konsultimit me të rinjtë në lidhje me nismat kryesore legjislative.

/DW

Etiketa: ballkani perendimorBEintegrimi ne BEprocesi i berlinitrinia

Lajme të lidhura

BOTA

Greqia mund t’ia bllokojë Turqisë qasjen në skemën e BE-së për mbrojtje

13:14 : 24/07/2025
BOTA

Xi kërkon thellim lidhjesh Kinë-BE, von der Leyen bën thirrje për “zgjidhje reale”

10:04 : 24/07/2025
BOTA

Mes tensioneve të larta, udhëheqësit e BE-së nisen drejt Kinës për samitin kyç!

21:13 : 23/07/2025
AKTUALITET

Shkenca në zbrazje: “Ikja e trurit” po gërryen të ardhmen kërkimore të Shqipërisë

12:18 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Merita i takon dibranëve”/ Berisha: KE denoncoi me forcën më të madhe aferën e Skavicës

13:14 : 22/07/2025
AKTUALITET

13 vite në pushtet, por ende s’ka ujë, Rama u shmanget pyetjeve duke i quajtur “pallavra”

09:05 : 21/07/2025
Para

"Procesi i Berlinit"/ Scholz: Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com