• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/Prokuroria konfiskon pasurinë me vlerë 1 mln euro në Durrës, ja kujt i përkiste

14:34 : 01/11/2022
në AKTUALITET

Prokuroria ka konfiskuar këtë të Martë  një hotel i cili kapte shifrat 1 mln euro në Durrës.

Dyshohet se pasuria është si rrjedhojë e aktivitetit kriminal të një personi dyshuar për 4 vepra të ndryshme penale.

Hoteli dhe bari ka qenë në pronësi të shtetasit Pëllumb Tuda i cili dyshohet i përfshirë në pastrim parash dhe trafik droge.

“Prokuroria Durrës konfiskon pasurinë me vlerë 1 mln euro të të dyshuarit për kryerjen e 4 veprave penale që rezultojnë në emër të të dyshuarit P.T., për këto arsye:

Së pari: Ekziston përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se shtetasi P.T., është i përfshirë në veprimtari kriminale të “Pastrimit i produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i K.Penal, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i K.Penal dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga neni 278 i K Penal, pasi ndaj këtij shtetasi është ngritur akuzë për kryerje të kësaj vepre penale dhe është dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Lexo edhe:

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

Së dyti: Shtetasi P.T., zotëron drejtpërsëdrejt në emër të tij pasuritë, objekt sekuestrimi. Shtetasi P.T., përfshihet në rrethin e subjekteve, mbi pasuritë e të cilëve shihen nga dispozitat e Ligjit Antimafia nenet 3/1 dhe 2/a.

Së treti: Provohet që vlera e pasurive, objekt sekuestrimi, nuk i përshtatet dukshëm nivelit të të ardhurave, nuk i përgjigjen ndonjë aktiviteti të ligjshëm të deklaruar apo të konfirmuar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bazuar në Vendimin nr. 217, datë 09.06.2020 Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, duke konfiskuar pasurinë e mëposhtme në emër të Tudës: pasurinë pallat, objekt Hotel + Bar në Plazh Durrës me vlerë 1,000,000 Euro.

Pëllumb Tuda
Pëllumb Tuda

Kush është Pëllumb Tuda?

Pëllumb Tuda nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është arrestuar nga policia me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe plagosjes me dashje të një prej punonjëseve të tij.

Tuda është pronar i hotel dhe diskos “Colombo” në Durrës, ku ai plagosi punonjësen e tij për shkak se ajo nuk pranoi të prostituonte, prona që tashmë janë sekuestruar.

Ndërkohë, ai është arrestuar disa herë për plagosje, por nuk është dënuar nga gjykata. Tuda është akuzuar 5 vite më parë nga banakierja e tij. Kjo e fundit deklaroi se ai donte ta shfrytëzonte për prostitucion dhe në momentin që ajo e kundërshtoi e rrahu barbarisht.

Vajza me iniciale M.P shkoi në polici me hematoma në sy, duke denoncuar punëdhënësin e saj.

“Kur nuk pranova i thashë që nuk jam prostitutë, por banakiere dhe nuk pranoj ta bëj këtë punë, më rrahu me çfarë kishte në dorë. Merrni masa sepse nuk më lë të qetë. Më thotë do të të vras nëse nuk i bindesh urdhrave të mia. Unë kam frikë prej tij”, dëshmoi ajo para policisë.

Plagosja në “Kolombo” në vitin 2014

Nga një shqyrtimi i Gjykatës së Lartë të kërkesës së një prej të arrestuarve në vitin 2014 për ngjarjen e rëndë në lokalin e Pëllumb Tudës: “Më 04.07.2014, rreth orës 02:00, Shpëtim Meta ka shkuar tek lokali “Kolombo”, por nuk është lejuar të hyjë brenda nga roja i lokalit, Besnik Ruçi, i cili ka konstatuar se ishte i armatosur.

Për këtë arsye ata kanë debatuar me njeri-tjetrin, Shpëtimi e ka kërcënuar me armë, duke qëlluar përtokë, ndërsa roja e ka qëlluar me grusht në fytyrë duke e rrëzuar.

Më pas shtetasi Shpëtim Meta është larguar me automjetin e tij. Për këtë ngjarje roja ka vënë në dijeni pronarin e lokalit Pëllumb Tuda, i cili në atë moment është afruar tek hyrja e lokalit.

Shtetasi Shpëtim Meta ishte kthyer pas rreth 10 minutash me automjetin e tij dhe kishte  filluar të qëllonte me armë zjarri në drejtim të shtetasit Besnik Ruci. Po kështu me pistoletë ka gjuajtur edhe pronari Pëllumb Tuda.

Shtetasi Pëllumb Tuda ia ka dhënë pistoletën shtetasit Ivan Tuda (nipit të tij) dhe më pas ky i fundit ia ka dhënë shtetases Lumturi Tuda për ta fshehur armën. Policia më pas kishte sekuestruar armën e krimit”.

Etiketa: barehotelkonfiskim pasurieplazh durresprecedente penalprokuroria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

20:30 : 28/10/2025
AKTUALITET

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

21:59 : 23/10/2025
AKTUALITET

Vendoset nën hetim një izraelit, dyshohet se përdhunoi një 26-vjeçare në një hotel në Theth

11:52 : 18/10/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga zjarri një hotel në Tiranë

21:30 : 17/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

Prokuroria e Shkodrës sekuestron pasururitë e të dënuarit për drogë në SHBA e Itali

15:09 : 13/10/2025
Para

Të favorizuar nga ligji, 80% e investitorëve strategjikë marrin prona publike falas

TË GJITHA

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025

Ndërpritet seanca në Kushtetuese për Erion Veliaj, ja kur do të rinisë

12:41 : 31/10/2025

Bashkia Kamëz merr vendimin! Rritet çmimi i transportit publik për linjën Kamëz–Tiranë

12:28 : 31/10/2025

“Pse kryebashkiaku i Tropojës u trajtua ndryshe, unë jo”, Veliaj: Po sikur t’ja bëjnë edhe Ogertës ose Florit

12:19 : 31/10/2025

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

12:17 : 31/10/2025

“U rrëmbeva si kryebashkiaku i Medellin”, Veliaj në Kushtetuese: Vendimi nga Këshilli te Presidenti për 8 orë

12:07 : 31/10/2025

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com