• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pronarët e shpronësuar të komunizmit zvarriten në procesin e rikthimit të pronave

16:05 : 29/03/2016
në AKTUALITET

Një vendim i rëndësishëm i gjykatës së Strasburgut i ka dhënë disa pronarëve të shpronësuar shqiptar shpresë se më në fund ata do të marrin kompensim për pronat e sekuestruara gjatë kohës së komunizmit.

Orhan Jegeni, 80 vjeç, inxhinier mekanik në pension, është një nga zërat kryesorë mes ish familjeve të pasura të Shqipërisë, pronat e të cilëve u sekuestruan nga komunistët pas Luftës së Dytë Botërore dhe që sot janë duke luftuar për të rifituar asetet e tyre të humbura.

Ai është një nga trashëgimtarët e fundit të familjes Frashëri, e cila nxori një numër patriotësh dhe shkrimtarësh të famshëm, përfshirë vëllezërit Abdyl, Naim e Sami Frashëri, të cilët krijuan një pjesë të lëvizjes për rilindje kombëtare në fund të shekullit të 19, lëvizje që udhëhoqi përpjekjet për pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane në vitin 1912.

Para ardhjes së komunistëve, gjyshërit e tij, Mehmet Frashëri dhe Vesime Toptani Frasheri, kishin 100 hektarë tokë në pronësi në periferi të Tiranës si dhe disa shtëpi në qytetin e Tiranës.

Orhani qe vetëm 10 vjeç kur Lufta e Dytë Botërore përfundoi dhe regjimi komunist i Enver Hoxhës mori kontrollun duke sekuestruar pasuritë e të pasurve.

Lexo edhe:

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

Kërcënimi me bombë, Kurti: Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës

“Mbaj mend dëshpërimin tonë si fëmijë kur ata sekuestruan edhe lojërat tona në oborr,” rikujton ai.

Gjatë viteve që pasuan, të gjitha pronat e familjes u sekuestruan me përjashtim të një shtëpie në Tiranë, ku ai dhe familja e tij e numërt jetoi në kushte të vështira për shumë dekada.

Në të njëjtën kohë, emrat e paraardhësve të tij iu vunë shkollave, rrugëve dhe monumenteve në të gjithë vendin.

Ata vuajtën vështirësitë e asaj kohe si të gjithë shqiptarët e tjerë, duke ëndërruar rënien e regjimit një ditë dhe duke shpresuar se do të merrnin pronat e trashëguara.

Ndryshimet politike më në fund erdhën në vitet 1990, por qeveria e re që mori pushtetin nuk e lejoi familjen Jegeni dhe gjashtë familjet e tjera trashëgimtare të merrnin pronat që dikur qenë nën pronësinë e Frashërllinjve dhe Toptanëve.

“Pata jetë të vështirë duke kërkuar pronat e familjes dhe ajo që vijon të më mbajë duke i kërkuar është thjeshtë nostalgji,” tha ai për BIRN.

“Nuk pata menduar kurrë që çështja jonë do të zvarritej në këtë mënyrë. Kjo qe përtej imagjinatës,” shtoi ai.

Familja e tij dhe shumë familje të tjera janë ende duke vuajtur në përpjekje për të rimarrë pronat e tyre, apo së paku, të marrin kompensimin financiar.

Orhani u bë një nga zërat në këtë betejë që kur ai kërkoi të drejtat ligjore për veten dhe familjen e tij në vitin 1994.

Ndërkohë, që nga fillimi i viteve 1990, dhjetëramijëra njerëz zbritën në Tiranë nga pjesa tjetër e vendit ku zaptuan toka dhe ndërtuan shtëpi pa të drejta pronësie dhe pa leje ndërtimi.

Në vitet që pasuan, qeveria miratoi ligje që mundësuan legalizimin e pronave të zaptuara dhe të shtëpive pa leje. Politikanët shpresuan se këto ligje do t’i sillnin atyre popullaritet dhe do t’i mundësonin të rizgjidheshin.

“Rreth 70 për qind e pronave tona në periferi të Tiranës tashmë janë të zëna nga të ardhurit që u sollën nga politikanë që deshën të fitonin politikisht,” tha Orhan për BIRN.

Në shtator 1996, Komisioni për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave e njohu të drejtën e tyre të pronësisë për 208,696 metra katrorë tokë.

Por deri tani familja e tij ka arritur të rimarrë efektivisht pas shumë vitesh betejash ligjore vetëm 7,452 metra katrore në periferinë e largët të Tiranës.

Pasi pritën për shumë vite për të marrë pjesën tjetër të tokës, apo kompensim financiar, në korrik 2010 familja e dërgoi çështjen e tyre në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Dy javë më parë, më 17 mars, vendimi erdhi më në fund, duke e detyruar qeverinë shqiptare të paguajë 3.3 milionë euro për trashëgimtarët e familjes Frashëri si kompensim për pjesën e mbetur prej 201,244 metrash katrorë, pronë që qe njohur nga qeveria shqiptare si e tyrja por që nuk qe kompensuar financiarisht.

Jegeni i tha BIRN se familjet janë rraskapitur nga zgjatja e proceseve gjyqësore dhe ka gjasa do ta pranojnë vendimin e Strasburgut pa e ankimuar, megjithëse disa prej tyre mendojnë se kompensimi i dhënë është tepër i ulët.

“Unë duhet të pranoj këtë shumë kundër arsyes për shkak se trashëgimtarët e tjerë janë lodhur dhe nuk duan ta apelojnë,” tha ai.

“Unë do t’ia jap shumicën e këtyre parave që do të marr nga vendimi i Strasburgut dy djemve të mi që jetojnë me familjet e tyre jashtë vendit dhe që do të bëjnë pas kësaj një jetë më të mirë,” shtoi ai.

“Por unë do të vijoj betejat e tjera për pronat e familjes, për shkak se paratë që do të marr do të më ndihmojnë të mbuloj shumë më tepër shpenzimet që kam akumuluar gjatë këtyre viteve, duke luftuar për të drejtat tona,” tha ai.

Fatjona Mejdini/BIRN

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025
RAJONI

Kërcënimi me bombë, Kurti: Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës

17:09 : 06/07/2025
AKTUALITET

Furgoni i pasagjerëve përplaset me makinën në Lezhë, tre të plagosur, një prej shoferëve i dehur

16:57 : 06/07/2025
BOTA

Konflikti Izrael-Hamas, presidenti Herzog takon Netanyahun: Marrëveshja duhet, edhe me kosto

16:48 : 06/07/2025
AKTUALITET

Elbasani nën “pushtetin” e tymit toksit, shuhet pas 6 ditësh zjarri tek landfilli i inceneratorit

16:44 : 06/07/2025
SHOW BIZ

E trishtë! Orinda Huta humb njeriun e shtrenjtë

16:30 : 06/07/2025
Para

Skandali me serverin e tatimeve, shefja e IT: Ka patur hakerim të faqes

TË GJITHA

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025

Kërcënimi me bombë, Kurti: Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës

17:09 : 06/07/2025

Furgoni i pasagjerëve përplaset me makinën në Lezhë, tre të plagosur, një prej shoferëve i dehur

16:57 : 06/07/2025

Konflikti Izrael-Hamas, presidenti Herzog takon Netanyahun: Marrëveshja duhet, edhe me kosto

16:48 : 06/07/2025

Elbasani nën “pushtetin” e tymit toksit, shuhet pas 6 ditësh zjarri tek landfilli i inceneratorit

16:44 : 06/07/2025

E trishtë! Orinda Huta humb njeriun e shtrenjtë

16:30 : 06/07/2025

Pas ultimatumit të Ramës për të liruar hapësirat publike, ministri i Brendshëm zbret në terren

16:22 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com