Një 79-vjeçar është arrestuar nga policia këtë të Hënë.
Blutë bëjnë me dije se shtetasi S. T., banues në Divjakë, ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin S. T., 79 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.