• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Ja kush janë sfidat e kryeministrit të ri të Britanisë

15:54 : 25/10/2022
në BOTA

Brenda një viti Britania ka kryeministrin e saj të tretë. Ai është Rishi Sunak, udhëheqësi i parë me ngjyrë i vendit. Tashmë para tij shtrohen sfida si zbutja e një krize ekonomike që ka lënë financat e vendit në një gjendje të pasigurt ndërsa miliona britanikë përballen me vështirësi për të paguar faturat e ushqimit dhe energjisë. Sot zoti Sunak u takua me mbretin Charles III në Buckingham Palace. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, vitet e kaosit politik kanë dëmtuar imazhin global të Britanisë.

Kryeministri i tretë i Britanisë në shtatë javë.

“Mbretëria e Bashkuar është një vend i madh, por nuk ka dyshim se përballemi me një sfidë të thellë ekonomike. Tani kemi nevojë për stabilitet dhe unitet”, tha kryeministri i zgjedhur Rishi Sunak.

Analistët thonë se kryeministri i ri ka një përparësi kryesore.

Lexo edhe:

Skandal kibernetik në Britani, ekspozohen të dhënat e refugjatëve afganë

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

“Garantim të ekuilibrit ekonomik, krijimin e besimit tek tregjet financiare ndërkombëtare se Britania është e qeverisur sërish në mënyrë të arsyeshme”, thotë Tony Travers në universitetin London School of Economics.

Zoti Sunak mbante detyrën e ministrit të financave nën ish-kryeministrin Boris Johnson – i cili u tërhoq nga kandidimi të dielën, pas një përpjekjeje të shkurtër për t’u rikthyer në detyrë.

Liz Truss fitoi garën për të zëvendësuar zotin Johnson si kryeministër në shtator. Por ajo dha dorëheqjen javën e kaluar pasi planet e saj për uljen e taksave rritën kostot e huamarrjes së qeverisë.

Rishi Sunak – i cili humbi ndaj zonjës Truss në fushatën e mëparshme të udhëheqjes – fitoi mbështetjen e shumicës së ligjvënësve konservatorë të hënën, për të marrë përsipër rolin pa asnjë sfidë.

“Është vërtet konfuze. Dhe në skenën ndërkombëtare duket si një tallje e vlerave për të cilat Britania qëndronte”, thotë Quentin Peel me organizatën Chatham House.

Shumë britanikë thonë se duan stabilitet.

“Ne duhet ta rregullojmë këtë situatë. Jemi me të vërtetë në vështirësi. Nëse shikoni të gjithë shtypin e huaj rreth nesh, po na tallën”, thotë Keith Dargue, banor i Londrës.

“Do të doja që një qeveri e qetë të drejtonte vendin pas Brexit, pas një epidemie COVID dhe me kërcënimin e shpërbërjes së Mbretërisë së Bashkuar”, thotë Duncan Wood, një tjetër banor i Londrës.

Në gjashtë vitet që nga referendumi për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, Britania ka pasur pesë kryeministra.

“Gjatë muajve të fundit të trazirave politike duket qartë se, ka thelbi ka qënë vendimi i Brexitit. Ky fakt është errësuar sepse COVID-i dhe lufta në Ukrainë u bënë grabitësit e mëdhenj të titujve të lajmeve. Largimi nga Bashkimi Evropian ka dëmtuar realisht ekonominë britanike”, thotë Quentin Peel me organizatën Chatham House.

Britania është e dyta pas Shteteve të Bashkuara në nivelin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Vazhdimi i kësaj ndihme është çelësi për rivendosjen e imazhit global të Britanisë, argumenton analisti Peel.

“Të mbështesim Ukrainën dhe t’i japim të gjithë ndihmën që mundemi për të siguruar që ata të mos e humbin këtë luftë me Rusinë. Së dyti, do të thoja se duhet të përmirësojmë marrëdhëniet me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian”.

Me inflacion mbi 10 për qind – dhe ekonominë që parashikohet të rrëshqasë në recesion – muaji politik i mjaltit për kryeministrin Sunak ka të ngjarë të jetë i shkurtër.

/VOA

Etiketa: Britanikryeministri i britaniseRishi Sunak

Lajme të lidhura

BOTA

Skandal kibernetik në Britani, ekspozohen të dhënat e refugjatëve afganë

10:19 : 16/08/2025
BOTA

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

12:37 : 10/08/2025
BOTA

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele: Nuk ndihesh më i sigurt…

20:36 : 09/08/2025
AKTUALITET

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

08:53 : 08/08/2025
AKTUALITET

“355 mln £ kokainë”/ Daily Mail zbardh bizneset dhe dënimet në Britani të vëllezërve Hoxhosmani

21:34 : 03/08/2025
AKTUALITET

Fshati shqiptar nën drejtimin e grave, ndërsa burrat kanë ikur emigrant në Britani

16:18 : 02/08/2025
Para

Rrahu të fejuarën në Sarandë, arrestohet finlandezi

TË GJITHA

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

17:50 : 25/08/2025

Helikopter, mijëra trendafila dhe unaza 20 mijë € në det: Propozimi spektakolar i Krenar Çoçajt për Luana Vjollcën dhe fundi i lidhjes së tyre

17:49 : 25/08/2025

Ndahet nga jeta ish-portieri i Tiranës, Bujar Tafaj

17:27 : 25/08/2025

Tragjedia në Greqi/ 40-vjeçari shqiptar që v*au gruan e tij: Ishte shtatzënë, fëmija nuk ishte i imi

17:04 : 25/08/2025

Zjarr në pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës, tymi mbulon zonën

16:45 : 25/08/2025

Tre arsye se pse s’duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës kundër drejtësisë

16:36 : 25/08/2025

Policia “lan gjak*n” e derdhur në rrugë me gjoba, 11 viktima nga aksidentet për muajin gusht

16:20 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com