• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimet në ligjin për të drejtën e informimit priten me kritika

Ekspertët e medias i thanë BIRN se ndryshimet ligjore për aksesin në informacion mund të ndikojnë në mbylljen e mëtejshme të institucioneve dhe të pamundësojnë punën e gazetarëve për ta mbajtur pushtetin përgjegjës.

19:06 : 24/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Ministria e Drejtësisë ka publikuar një draft për ndryshimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke përfshirë një nen të ri për të ashtuquajturat ‘kërkesa abuzive’ si dhe ulje të gjobave administrative ndaj autoriteteve publike që refuzojnë dhënien e informacionit.

Sipas propozimit të publikuar për konsultim publik, ligjit ekzistues i shtohet një nen i ri që u jep mundësinë institucioneve publike që t’i cilësojnë kërkesat për informacion si “abuzive” pa ndonjë kriter të përcaktuar qartë dhe të refuzojë përgjigjen ndaj tyre.

“Kur kërkesat për informim janë haptazi abuzive, veçanërisht për shkak të karakterit të tyre përsëritës, autoriteti publik mund të vendosë të përfundojë procedurën administrative pa një vendim përfundimtar. Barra e provës për të vërtetuar natyrën e abuzive të kërkesës i përket autoritetit publik” thuhet në projektligj, ndërsa shtohet se vendimi i autoritetit publik mund të kundërshtohet te Komisioneri për të Drejtën e Infomimit.

Ligji për të drejtën e informimit u hartua me asistencë ndërkombëtare dhe u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2014. Qeveria e argumenton nevojën e ndryshimit të ligjit me “qëllim shmangien e vakumit ligjor që mund të krijohet si pasojë e hartimit të legjislacionit të ri në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale”.

Sipas ekspertëve të medias, ndryshimet ligjore mund të sjellin një përkeqësim të së drejtës për informim në Shqipëri.

Lexo edhe:

“Nuk është presion”, Rama sulmon një tjetër gjykatës: “Ligoraqi” mbron ndërtimin që rrezikon banorët

Liria e medias sfidë serioze/ Gazetarët praktikojnë vetë-censorim për shkak të presioneve

“Nuk ka asnjë provë të besueshme se dikush në Shqipëri ka abuzuar me të drejtën e aksesit në informacion. Provat tregojnë të kundërtën: autoritetet fshehin arbitrarisht informacionin publik nga mediat dhe gazetarët,” tha Flutura Kusari nga Qendra Europiane për Lirinë e Medias, ECPMF.

“Kjo është një përpjekje tjetër për mbylljen hermetike të institucioneve publike për t’i bërë të pamundur gazetarëve që të mbajnë përgjegjës pushtetin,” shtoi Kusari për BIRN, ndërsa theksoi se ndryshimet e propozuara mund të cenojnë mediat e pavarura.

Ndryshe nga Kusari, avokatja Irena Dule nga qendra “Res Publica” i tha BIRN se problemi i projektligjit nuk është se si “i trajtojnë autoritetet kërkesat abuzive, por si i trajtojnë kërkesat e bazuara”.

Dule shtoi se drafti i publikuar nga Ministria e Drejtësisë ka reflektuar shumicën e komenteve të qendrës “Res Publica”, por nuk ka arritur të rregullojë situatën që autoritetet publike të detyrohen të trajtojnë kërkesat për informacion.

“Nuk jemi në kushtet kur autoriteti merr vendime për çdo kërkesë të bazuar dhe si të rregullojmë situatën me kërkesat abuzive. Jemi në situatën si t’i bëjmë autoritetet t’u përgjigjen kërkesave normale. Dhe kjo zgjidhet vetëm nëse vetë Komisioneri merr vendime në çdo rast të mosdhënies së informacionit nga autoriteti. Mendoj se ligji duhet te theksonte këtë; pra detyrimin e Komisionerit që të merrte vendime,” tha Dule për BIRN.

Projektligji parashikon gjithashtu ulje të kufirit të gjobave nga 150 mijë lekë në 50 mijë lekë në rastet kur autoritetet publike refuzojnë të japin informacionin e kërkuar.

Dule i tha BIRN se gjobat e larta nuk e rregullojnë situatën, por ajo shton se: “vendosja e tyre duhet të jetë e shpeshtë dhe ndaj drejtuesve dhe titullarëve, bashkë me koordinatorin”.

Në relacionin shpjegues, një nga problematikat e zbatimit në praktikë të ligjit është ngarkimi me përgjegjësi vetëm i koordinatorit për të drejtën e informimit.

“Në praktikë, gjatë inspektimeve të kryera nga Komisioneri është konstatuar se përgjegjësia për mosdhënien e informacionit nuk ka qenë e drejtpërdrejtë e koordinatorit. Pra, pavarësisht se koordinatori përmbush kompetencat e tij dhe për shkaqe të pavarura nga vullneti apo veprimet/mosveprimit e tij, sipas dispozitave aktuale, ngarkohet me përgjegjësi administrative për mosdhënien e informacionit,” thuhet në relacion.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ulja e gjobës bëhet, pasi në shumë raste, gjoba ka rezultuar disafish më e madhe se paga e koordinatorëve për të drejtën e informimit./ BIRN

Etiketa: liria e mediasministria e drejtesisendryshimin e ligjittë drejtën e informimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk është presion”, Rama sulmon një tjetër gjykatës: “Ligoraqi” mbron ndërtimin që rrezikon banorët

13:30 : 28/08/2025
AKTUALITET

Liria e medias sfidë serioze/ Gazetarët praktikojnë vetë-censorim për shkak të presioneve

12:50 : 20/08/2025
AKTUALITET

“Liria e Medias, mes arrogancës së mbi-Pushtetit dhe mjerimit të Opozitës”!

10:43 : 11/08/2025
BOTA

Turqi/ Ndalime dhe ndëshkime valë e re presioni ndaj medias

09:49 : 17/07/2025
RAJONI

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

22:59 : 11/07/2025
AKTUALITET

PE miraton Rezolutën për Shqipërinë: Duhen reforma! Luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar

13:08 : 09/07/2025
Para

Patushi del kundër Tafajt: Reja mezi qëndron në këmbë, hiqeni sa më shpejt

TË GJITHA

Verë zhgënjyese për turizmin, Rama mbulon dështimin me reklama nga mediat ndërkombëtare

08:53 : 06/09/2025

ATM-të në zonat turistike, pse komisionet për tërheqje janë më të larta?

08:40 : 06/09/2025

Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 06/09/2025

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i motit për sot

08:15 : 06/09/2025

Aksident i rëndë në Dukat Fushë, 4 të plagosur, 2 në gjendje kritike

08:08 : 06/09/2025

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com